Bujar Nishani, Presidenti i Shqipėrisė, vizitoi Ulqinin

 

Shkruan Ismet Kallaba

Nė kuadėr tė vizitės nė Malin e Zi me rastin e Ditės sė Ulqinit, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, sė bashku me Zonjėn e Parė, Odeta Nishani, mori pjesė tė mė 1.04.2017, nė njė veprimtari tė zhvilluar nė kompleksin “Lamiga” nė Krythė tė Anės sė Malit, ku ishin tė pranishėm personalitete tė shquara tė jetės politike, publike e shoqėrore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Nė fjalėn e tij, Nishani ka thėnė se vizita e tij nė Ulqin “ishte njė ditė pėr tė kaluar jo vetėm momente tė mrekullueshme me vėllezėrit dhe motrat, me bashkėkombėsit shqiptarė nė Ulqin, por edhe njė ditė pėr tė reflektuar tė gjithė sė bashku pėr atė ēka bota shqiptare ka kaluar gjatė kėtyre viteve dhe pėr atė ēka bota shqiptare e ka si orientim, si objektiv e si pikėsynim tė rrugėtimit tė saj tė gjatė qė ka pėrpara”.
Presidenti i Shqipėrisė ka thėnė se kudo ku ka shkuar, ka parė e ka gėzuar sė bashku me bashkėkombėsit e tij, ka parė e gėzuar mbi tė gjitha atė pėr tė cilėn shqiptarėt shquhen nė historinė mijėravjeēare tė njerėzimit: mikpritjen, besėn dhe burrėrinė.
“Ato janė karakteristika tė pėrbashkėta tė shqiptarėve kudo ku ata ndodhen, por ėshtė edhe detyrė e gjeneratės sė sotme qė kėtė trashėgimi tė pasur e tė vyer qė e kemi marrė nga gjyshėr e stėrgjyshėr, nga breza shekullorė tė shqiptarėve, jo vetėm sot, ta ndiejmė si pjesė tė krenarisė sonė kombėtare, si pjesė tė krenarisė sonė komunitare, si pjesė tė krenarisė sonė individuale, por njėkohėsisht me pėrgjegjėsinė mė tė madhe, pėr ta promovuar, prezantuar e pėr mė tepėr pėr ta trashėguar te brezat qė vijnė”, u shpreh ai.
Pasi ka folur pėr sfidat e sė kaluarės dhe ato aktuale, Nishani u shpreh se shqiptarėt kanė pėrgjegjėsinė pėr tė bėrė sakrifica nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, e cila ėshtė e pandarė nga ēėshtjet e paqes, stabilitetit, tė mirėkuptimit, bashkėjetesės, respektit tė ndėrsjellė dhe tė ecjes pėrpara.
“Unė besoj se sot Shqipėria e lirė, Kosova e lirė, ajo ēka kanė arritur shqiptarėt nė Maqedoni e Mal tė Zi, pėrpjekjet qė bėjnė shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės, tregojnė mė shumė se kurrė se sa i rėndėsishėm ėshtė dimensioni i lirisė dhe se sa shumė mund tė bėjmė ne kur nuk jemi tė izoluar, kur jemi tė lirė, kur jemi nė hapėsirė demokracie dhe kur kemi mundėsi pėr tė prezantuar dhe vėnė nė jetė kapacitetet tona individuale, mbėshtetur gjithmonė nė parimet mė tė mira tė identitetit kombėtar”, ka thėnė ai.
Ndėrkaq kryetari i Komunės sė Ulqinit, Nazif Cungu, ka vlerėsuar vizitėn e Presidentit Bujar Nishani, duke thėnė se ai “ėshtė i pari president i Republikės sė Shqipėrisė, i cili nė kėtė mėnyrė ka vizituar trojet shqiptare, si Preshevėn, Bujanocin, Plavėn e Gucinė, duke treguar kėshtu ndėrgjegje mė tė lartė dhe pėrkujdesje mė tė madhe pėr bashkatdhetarėt e tij”.

Marrė nga KOHA JAVORE nr 759, 6.04.2017:31.


Skėnderbeu i shkruan Princit tė Tarantosė


Marrė prej Arberiaonline
Letra e Gjergj KastriotitSkėnderbeut dėrguar Princit tė Tarantosė, Itali, 31 Tetor 1460.
“Megjithatė e pėrbuze popullin tonė dhe e krahasove Shqiptarin me dele, dhe sipas traditės suaj na ke fyer. Nuk kishe asnjė njohuri pėr paraardhėsit e mi. Paraardhėsit tonė ishin Epirotėt nga tė cilėt i ka rrėnjėt ky Pirroja, i cili me tė gjitha forcat e veta i pėrkrahi Romakėt. Ky Pirroja, i cili mbrojti me ushtri nga Tarantinėt si dhe nga shumė vende tjera tė Italisė. Unė nuk kam pėrse tė flas pėr Epirotėt. Ata janė shumė burra mė tė fortė se Tarantinėt tuaj, racė e lagėt njerėzore tė cilėt kanė lindur vetėm nga peshku. Nėse dėshiron tė thuash se Shqipėria ėshtė pjesė e Maqedonisė unė do tė pranoja se paraardhėsit tanė ishin fisnikė tė cilėt shkuan aq largė deri nė Indi nėn udhėheqjen e Lekės sė Madh dhe i mposhtėn tė gjithė ata popuj me vėshtirėsi tė shumėta. Nga kėta burra rrjedhin ata tė cilėt ti i quan dele. Por natyra e sendeve nuk ndryshon. Pse ikin burrat tuaj nga fytyra e deleve?”