Vallja e Fitores nė Shkodėr

 

Shkruan Izabela Pjetėr Pepgjononj

Ditėn e Diele, mė 23.04.2017, nė Shkodėr u organizua festimi “Vallja e Fitores” si pėrkujtim i betejės sė fundit tė Gjergj KastriotitSkėnderbeut, e cila po nė atė datė 550 vjet mė parė u kurorėzua me fitore nė Krujėn legjendare.
Ky manifestim i bashkoi tė gjithė banorėt e trevave shqiptare dhe diasporės pėr tė festuar, e nė veēanti pėr tė mirėpritur arbėreshėt e Italisė tė ardhur enkas pėr kėtė ngjarje. Tė shpėrngulur mė se 600 vite nga atdheu i tyre, ata u rikthyen nė Shqipėri duke dėshmuar ruajtjen e gjuhės, kulturės dhe tė traditave tė hershme tė identitetit kombėtar shqiptar. Nė kėtė manifestim mori ftesėn pėr pjesėmarrje edhe grupi folklorik “Trėndafilat e Shėn Terezės” nga Ulqini, grup nėn udhėheqjen e meshtarit Don Gabriel Grabanica. Me veshjet shestanase, djemtė e vajzat e moshave tė ndryshme arritėn tė tregojnė veēantinė e historisė sė vendit tė paraardhėsve tė tyre. Kėshtu, tė gjithė shqiptarėt me veshjet e tyre shumėngjyrėshe e ndriēuan dhe zbukuruan Shkodrėn, e nė veēanti veshja jonė u la njė mbresė shumicės tė pranishėm. Kėnaqėsi e madhe pėr ne ishte qė arritėm t'ju tregojmė historikun e veshjes sonė shumė tė interesuarve, por qė edhe ne njoftuam e morėm shumė informata mbi veshjet e tjera. Pasi qė u bashkuan tė gjithė ne qendrėn e qytetit, duke brohoritur me kėngė e valle, vijoi ecja deri tek Kalaja e Shkodrės, ku do tė shfaqeshin disa pika koreografike nga ansamble tė ndryshme dhe do tė bėhej ndezja e flakadanėve si pėrkujtim i triumfit tė Skėnderbeut. Duhet pėrmendur qė grupi i folklorit vizitoi po atė ditė edhe Kishėn e Zojės sė Shkodrės, ku tė nesėrmen do tė mbahej mesha e shenjtė dhe do tė bėhej restaurimi i figurės sė Zojės sė Shkodrės, e cila 550 vite mė parė ėshtė bartur nė Genazzano tė Italise, pas pushtimit nga Turqia.
Nga kurorėzimi me fitore tė Gjergj KastriotitSkėnderbeut 550 vjet, si dhe 550 vjet deri te kthimi i figurės sė Zojės sė Shkodrės nga Gjenacani i Italisė! Pėr arbėreshėt, siē u shprehėn ata, ardhja nė atdheun e tyre ishte njė kėnaqėsi e madhe dhe njė ndjenjė tejet e lumtur pėr kėtė aktivitet tė organizuar pėr herė tė parė. Personalisht, si anėtare e grupit folklorik “Trėndafilat e Shėn Terezės” mė ka pėlqyer shumė organizimi dhe dėshmoj qė ishte njė pėrvojė e jashtėzakonshme pėr ne si folklor, po edhe privilegj tė jemi edhe ne pjesė e shumė shqiptarėve tė tjerė tė bashkuar nė kėtė ngjarje, duke pėrfaqėsuar veshjen tonė shumė tė moēme shestanase.