Dita e Komunės sė Ulqinit

 

Shkruan Ismet Kallaba

Dita e Komunės sė Ulqinit, e shtuna e parė e muajit prill, ėshtė shėnuar sivjet me aktivitete tė ndryshme, tė cilat kanė filluar tė mėrkurėn, mė 29 mars, dhe kanė pėrfunduar tė hėnėn, mė 3 prill.
Ndėrkaq tė shtunėn, nė sallėn e Qendrės sė Kulturės ėshtė mbajtur seanca solemne e Kuvendi tė Komunės sė Ulqinit. Nė fjalėn e tij, kryetari i Komunės sė Ulqinit, Nazif Cungu, ka bėrė njė pėrmbledhje tė arritjeve tė Ulqinit gjatė njė viti.
Ai ka thėnė se viti qė po lėmė pas “ka qenė njė vit i angazhimit pėr konsolidimin e financave, i shlyerjes sė borxheve tė trashėguara, reduktimit tė numrit tė tepėrt tė tė punėsuarve dhe njė vit i riprogramimit tė huave dhe obligimeve”.
Sipas Cungut, edhe pse qeverisja e re nė Komunėn e Ulqinit e filloi punėn nė kushte aspak tė lakmueshme, ajo nuk ra nė pesimizėm, por u ballafaqua me tė gjitha sfidat, me kurajo e durim.
“Sot mund tė them me kėnaqėsi e krenari se jemi nė rrugė tė mbarė qė t'i pėrballojmė vėshtirėsitė dhe tė kthejmė besimin tek qytetarėt tanė”, u shpreh ai.
Cungu ka renditur miratimin e Planit Hapėsinor Urbanistik dhe Planit Strategjik tė Komunės sė Ulqinit si njė arritje tė pritur dhe shumė tė madhe.
“Me kėtė zhbllokohet ngėrēi i gjatė urbanistik nė komunėn tonė dhe krijohen kushtet pėr njė cikėl investimesh, qofshin ato lokale apo tė huaja. Me kėtė plan mbrohet Ullishta e Ulqinit, Valdanosi, Kriporja, duke pėrmbushur, pra, kėshtu, njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme tė qytetarėve tanė”, ka theksuar ai.
Nė tė njėjtėn linjė me tė ka folur edhe kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit, Loro Nrekiqi, sipas tė cilit koalicioni qeverisės nė Ulqin, qė prej ardhjes nė pushtet ka dėshmuar se ėshtė njė shumicė konstruktive, qė ka punuar dhe punon pėr tė krijuar klimė bashkėpunimi me tė gjitha forcat parlamentare.
“Nė kėtė mėnyrė kemi krijuar tė gjitha mundėsitė pėr tė ecur mė shpejt nė njė rrugė tė qėndrueshme, me tė gjitha forcat, mazhorancė e opozitė, sepse objektivin e kemi tė pėrbashkėt dhe ai ėshtė zhvillimi i Ulqinit”, ka thėnė ai.
Duke folur pėr miratimin e Planit Hapėsinor Urbanistik dhe punėn pėr miratimin e planeve tė tjera urbanistike, Nrekiqi ka thėnė se “miratimi i tyre do tė sjellė rregull nė ndėrtimtari, do tė ndalė hovin e ndėrtimeve tė paligjshme, do t'u hapė rrugėn investitorėve dhe do tė sjellė mė shumė tė ardhura nė buxhetin e Komunės sė Ulqinit”.
Nė programin artistik kanė marrė pjesė kuinteti “Friends” nga Tirana, nėn udhėheqjen e profesorit tė violinės Ramazan Peku, sopranot Gjylie Pelingu nga Ulqini dhe Bojana Pejanoviq nga Tivari, nėn pėrcjelljen e pianistes Merita Subashiq – Shabanoviq, si dhe mezzosopranoja nga Kroacia, Diana Hilje, nėn pėrcjelljen e pianistes Ivana Vidoviq nga Dubrovniku.
Me kėtė rast ėshtė shfaqur premiera e spotit “Awareness”, i punuar nga artistėt e qytetit tė Ulqinit nė bashkėpunim me Shoqatėn “Martin Schneider Jacoby”, i cili ka pėr qėllimin rritjen e vetėdijėsimit tė qytetarėve pėr Kriporen e Ulqinit.
Telegrame urimi kryetarit tė Komunės sė Ulqinit dhe atij tė Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit i kanė dėrguar kryetari i Kuvendit tė Malit tė Zi, Ivan Brajeviq, kryeministri Dushko Markoviq, kryeministri i Shqipėrisė Edi Rama etj.
Nė seancėn solemne kanė marrė pjesė personalitete tė shumta politike, shoqėrore, kulturore etj., ndėr tė cilėt Presidenti i Malit tė Zi, Filip Vujanoviq, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė, Ernal Filo, ambasadori i Republikės sė Kosovės, Skender Durmishi, ambasadori i Turqisė, Serhat Galip, ambasadori i Kroacisė, Veselko Grubishiq, ministri i Zhvillimit tė Qėndrueshėm dhe Turizmit, Pavle Radulloviq, ministri pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, kryetarė tė partive politike dhe komunave tjera.

  
Marrė nga KOHA JAVORE 759, 06.04.2017:2021