Festa qė shqiptarėt i bėn Njė

 

Ulqin – Me hapjen e ekspozitės figurative dhe koncertin festiv tė Orkestrės sė Universitetit tė Arteve – Tiranė, tė titulluar “Me kėngė ndėr shekuj”, tė mbajtur nė sallėn e mbushur plot tė Qendrės sė Kulturės nė Ulqin, Kėshilli Kombėtar i Shqiptarėve nė Malin e Zi shėnoi nė Ulqin mė 28 Nėntorin 2016 – Ditėn e Flamurit Kombėtar dhe Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Manifestimi filloi me interpretimin e himnit kombėtar nga orkestra e Universitetit tė Arteve – Tiranė.
Nė fjalėn pėrshėndetėse, kryetari i KKSHsė, Genci Nimanbegu, ka thėnė se 28 Nėntori ėshtė festa qė i bashkon shqiptarėt anembanė botės, festa qė shqiptarėt i bėn njė.
„Andaj, jemi tubuar qė nė shoqėrinė e njėritjetrit tė kthejmė sytė nga e kaluara jetike, jemi mbledhur tė kujtojmė kush jemi. Pėrfundimi ėshtė se jemi ndėr popujt e rrallė, autokton, qė jetojnė tė grimcuar nė shtete rreth e qark shtetit amė, jemi popull shembull kur bėhet fjalė pėr tolerancėn ndėrfetare, jemi gegė e toskė, jemi shqiptarė qė na bashkon njė gjuhė, njė flamur, njė gjak“, ka thėnė ai.
Nimanbegu ka shtuar se „si komb i lashtė dhe krenar jemi tubuar t'i kujtojmė tė parėt tanė qė sakrifikuan gjithēka pėr tė ruajtur gjuhėn, kulturėn, traditėn, flamurin kuqezi, menjėfjalė, sakrifikuan pėr tė ruajtur identitetin e vet. Por, Ne, shqiptarėt qė jetojmė jashtė tokės amė, jemi po aq duke sakrifikuar qė tė ruajmė rrėnjėt tona“.
Ai ka folur po ashtu pėr aktivitetet e KKSHsė gjatė kėtij viti dhe ka thėnė se KKSHja do vazhdojė tė kontribuojė nė ndalimin e asimilimit kombėtar, pėr ē'gjė do tė punohet posaēėrisht nė periudhėn e ardhshme.
Mė pas, tė pranishmit kanė ndjekur koncertin festiv, me repertor tė pėrgatitur enkas pėr kėtė festė, me pjesė tė kompozitorėve tė njohur shqiptarė, si Pjetėr Gaci, Limos Dizdari, Kujtim Laro, Feim Ibrahimi, Avni Mula etj., me interpretimin e sopranos Gjylie Pelingu, tenorit Dardan Pepkola dhe baritonit Soren Alla, si dhe tė orkestrės sė Universitetit tė Arteve nga Tirana, nėn dirigjimin e Fisnik Kurtit dhe Agron Kapllanit.
Po ashtu, tė pranishmit kanė shijuar veprat e piktorėve nga Shkodra, Malėsia dhe Ulqini, nė ekspozitėn e hapur nė Galerinė e Arteve tė Qendrės sė Kulturės nė Ulqin.
Nė mesin e tė pranishmėve ishin Ambasadori i Republikės sė Kosovės, Skėnder Durmishi, konsulli i Shqipėrisė, Janko Selēaj, kryetari i Komunės dhe i Kuvendit tė Komunės sė Ulqinit, Nazif Cungu dhe Loro Nrekiqi, ministri pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, kryetari i Kėshillit Kombėtar tė Romėve, Isen Gashi, drejtori i Fondit pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave, Safet Kurtagiq, personalitete nga fusha tė tjera dhe qytetarė.
Aktivitet pėr shėnimin e 28 Nėntorit janė mbėshtetur nga Fondi pėr Mbrojtjen dhe Realizimin e tė Drejtave tė Pakicave.


Maratoni i pestė sė Pavarėsisė

Pėr nder tė 28 Nėntorit – Ditės sė Flamurit dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ėshtė mbajtur edicioni i pestė i Maratonės sė Pavarėsisė, nė relacionin Ulqin  Ulqin.
Rreth 80 maratonistė nga Mali i Zi, Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Serbia, SHBA dhe Rusia, nė mesin e tė cilėve dhjetė femra, kanė marrė pjesė nė edicionin e kėtij viti.
Nė kategorinė e meshkujve, vendi i parė i takoi maratonistit nga Novi Pazari, Haris Ajdareviq. Nė vend tė dytė u rendit fituesi i edicionit tė vitit tė kaluar, Ilir Kėllezi nga Korēa, kurse nė vendin e tretė Sergej Mironov nga Rusia.
Ndėrkaq nė kategorinė e femrave, vendin e parė e fitoi maratonistja nga Novi Pazari, Teodora Simoviq.
Pėr fituesit e ēmimeve tė para nė tė dy kategoritė janė ndarė shpėrblime, ndėrsa tė gjithė pjesėmarrėsve u janė ndarė medalje.
Sipas traditės, maratona Ulqin  Shkodėr ėshtė organizuar nga Kėshilli Kombėtar i Shqiptarėve nė Malin e Zi, Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodėr.