MENTOR DISHA
burrė faqebardhė

 

Profesor Dr sci. Mentor Disha u lind nė Dibėr mė 02.02.1934, kurse ndėrroi jetė nė Prishtinė mė 15.02.2017. Nė Dibėr e kreu shkollėn fillore, kurse gjimnazin nė Tetovė. Diplomoi nė Fakultetin e Farmacisė tė Universitetit tė Zagrebit (1963). Specializoi Biokiminė Mjekėsore nė Lubjanė (1973). Ka qenė shef i Laboratorit kimik tė Qendrės Diagnostike nė Prishtinė (1970), si dhe shef i Laboratorit tė radiokimisė pranė Njėsisė sė Mjekėsisė Nukleare tė Qendrės Diagnostike nė Prishtinė (1975). Fitoi titullin e magjistrit nė Fakultetin Farmaceutik tė Universitetit tė Lubjanės (1977), ndėrsa titullin doktor shkencash nė Universitetin e Prishtinės (1985).
Nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė, ai ėshtė zgjedhur ligjėrues i lėndės farmakologjia me toksikologji mė 1978, kurse docent mė 1986, si dhe profesor inordinar mė 1994.
Profesor Mentor Disha ishte edhe njėri ndėr themeluesit e Fakultetit tė Farmacisė pranė Universitetit tė Prishtinės.
Profesor Disha ka qenė edhe zėvendėskryeredaktor i Praxis Medica, revistė e Shoqatės sė Mjekėve tė Kosovės, ku ai edhe ka botuar shumė punime shkencore. Puna e tij nė kėtė revistė ishte pėr ēdo lėvdatė. Ishte kėnaqėsi tė punosh me Dr Mentorin. Tė gjithė anėtarėt e redaksisė sė revistės punonin me pėrkushtim. Ishte koha e pushtetit dhunues serb, tė cilėt e pėrjashtuan nga puna krejt kuadrin mėsimor tė Fakultetit tė Mjekėsisė; pėr studentė u desh tė organizohet procesi mėsimor nėpėr shtėpia private. Nė ata kushte tė vėshtira botohej edhe revista Praxis Medica. Kėtu nė Ulqin, Mentori me dėrgonte shpesh artikuj tė shkurtė pėr revistėn BUZUKU, ku shihej ndjenja e sinqertė e dashurisė pėr kombin e vet; ai edhe e shpėrndante kėtė reviste nė Maqedoni.
Profesor Mentor Disha ishte autor i 3 librave universitare: Receptura Mjekėsore (1985, botimi i dytė mė 1987 dhe botimi i tretė 2001), Farmakologjia Mjekėsore (1988 dhe botimi i dytė mė 1990) dhe Bazat e Farmakologjisė (2000). Profesor Disha me ka treguar, qė kėta tekste i ka pėrpiluar ai vetė. Kur e pyeta pse atėherė si autor i parė figuron prof. Dr sci. Hilmi Islami, Dr Mentori u pėrgjigj: Ai ka grumbulluar tė hollat pėr botim.
Profesor Disha edhe pėrkthej njė tekst universitar nga gjuha angleze tė autorit LaurenceBennett: Farmakologjia Klinike (1990), ai ėshtė edhe njėri nga dy redaktorėt e kėtij pėrkthimi.
Profesor Mentori ka marrė pjesė nė shumė simpoziume e kongrese shkencore me punime origjinale. Ka tė botuara 43 punime shkencore, profesionale ose revyale.
Pėrveē mirėnjohjeve tjera tė merituara, nė vitin 2016, profesor Mentor Disha u dekorua me Medaljen Presidenciale tė Meritave pėr kontributin e dhėnė nė shėrbimin civil nė Kosovė.
Si njeri shumė i ndershėm dhe shkencėtar i vėrtetė, Dr Mentor Disha ishte dhe mbetet si shembull pėr tjerėt. Familja dhe kolegėt e tij duhet tė krenohen me kėtė burrė faqebardhė.
Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci