Hasanaga - folklorist i mirė i Ulqinit

 

Nė Galerinė e Arteve tė Qendrės sė Kulturės nė Ulqin, mė 1.04.2017, nė prani tė njė numri tė konsiderueshėm tė dashamirėve tė kulturės, letėrsisė gojore, tė afėrmve dhe miqve tė autorit, u pėrurua libri i Ruzhdi Hasanagės “Frazeologji dhe fjalė tė urta tė shqiptarėve nė Mal tė Zi”.
Redaktori i librit, Hajro Ulqinaku, ka thėnė: “Ruzhdiu ka vjelė, ka qėmtuar, ka zgjedhur dhe i ka regjistruar nėpėr fletore, nėpėr libra, shumė fraza, shprehje, fjalė tė urta, kudo qė ka qenė, nė qytet apo nėpėr fshatra”, duke e cilėsuar autorin si njė folklorist tė mirėfilltė tė Ulqinit.
Recensenti i librit, dr. Stavri Trako nga Tirana, ka thėnė se kjo ėshtė njė libėr metaforė, i cili nuk ka tė bėjė thjesht me mbledhjen e folklorit si dėshmi, por me nivelin e gjuhės, duke e quajtur autorin njė albanolog tė mirėfilltė.
Pėr poetin Hajredin Kovaēi, libri “ėshtė njė gur mė shumė nė murin e gjatė tė letėrsisė sė shqiptarėve nė Malin e Zi e mė gjerė, ėshtė njė kontribut i ēmuar nė ruajtjen e trashė-gimisė sonė kulturore dhe nė veēanti gjuhės sė shkruar”. Ajo qė vlen tė pėrmendet, sipas tij, ėshtė se autori “ka arritur tė ruajė autenticitetin popullor dhe ngjyrėn gjuhėsore lokale tė fjalėve tė urta, pa kaluar nė zbukurime apo pedantizėm arkaik”.
Vetė autori i librit Ruzhdi Hasanaga ka treguar se gjatė punės sė tij si veteriner, duke pėrshkuar fshatra tė ndryshme, ka dėgjuar shumė fraza dhe fjalė tė urta, tė cilat i ka shėnuar.
“Dėshira dhe qėllimi im ishte qė tė jap njė ndih-mesė tė vogėl kundėr harresės, nė pėrtėritjen e traditės kulturore, ruajtjen dhe pasurimin e gjuhės sė folur. Ky ishte qėllimi kryesor”, ka theksuar Hasanaga. Ai ka thėnė se kėto fraza dhe fjalė tė urta i ka mbledhur me kėnaqėsi tė veēantė dhe dashuri tė madhe.
Vlerėsime pėr librin dhe punėn e autorit kanė dhėnė edhe prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, dr. Gani Karamanaga dhe shkrimtari Asllan Bisha.
Ruzhdi Hasanaga ka lindur nė vitin 1937 nė Ulqin. Ka mbaruar Fakultetin e mjekėsisė veterinare nė Universitetin e Zagrebit. Ėshtė veterineri i parė shqiptar i diplomuar nė Mal tė Zi. Ka qenė drejtor i stacionit tė veterinarisė dhe i shėrbimit veterinar nė Ulqin. Pėr disa vite ka qenė i angazhuar nė emisionin nė gjuhėn shqipe pranė Radios sė Podgoricės, ku ka dhėnė kėshilla pėr mjekimin e sėmundjeve tė kafshėve. Tani ėshtė nė pension dhe jeton nė Ulqin. Marrė nga Ismet Kallaba, KOHA

 JAVORE, 762, 27.04.2017:21


Piktorja e botės Mediterane

 

Nė hollin kryesor tė Qendrės Sportive “Ada” nė Plevlė, nė organizim tė Galerisė Artistike “Vitomir Srblanoviq”, 11.04.2017, ėshtė hapur ekspozita figurative e piktores nga Ulqini, Vahida Hasanaga – Nimanbegu.
Ekspozitėn e ka hapur Belis Pojatiq, drejtor i Galerisė Artistike “Vitomir Srblanoviq”. Ai ka thėnė se piktorja Vahida Hasanaga Nimanbegu ėshtė pjesėtare e gjeneratės sė re tė artistėve nga Mali i Zi, e cila ekspozon nė mėnyrė aktive nė vend dhe jashtė, si dhe pėrcjell trendet nė artin bashkėkohor.
“Ajo ėshtė piktore e cila nuk ka rėnė nėn ndikimin e mediave tė reja, tė cilat janė dhėnė pas eksperimentit, por i ka mbetur besnike qasjes klasike tė pikturimit duke pėrdorur teknikėn e akrilit dhe vajit nė pėlhurė”, ėshtė shprehur ai.
Pojatiq ka theksuar se Nimanbegu pikturon botėn e saj, tė argjendtė-kaltėr dhe tė artė-kuqe tė Mediteranit.
“Abstraksioni ėshtė zona e interesimit tė saj, nė tė cilin shpesh mbart elemente tė dorėshkrimit tipik femėror”, ka thėnė drejtori i Galerisė Artistike.
Nė ekspozitė janė paraqitur 19 vepra, tė punuara nė teknikėn akril dhe vaj nė pėlhurė.
Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative dhe tė Aplikuara nė Beograd. Ėshtė mėsimdhėnėse e artit figurativ nė Shkollėn Fillore “Boshko Strugar” nė Ulqin.
Ėshtė anėtare e Shoqatės sė Artistėve Figurativė tė Malit tė Zi qė nga viti 2009 dhe fituese e disa ēmimeve. Ėshtė laureate e Ēmimit Vjetor “Llubarda, Millunoviq, Stijoviq” tė Shoqatės sė Artistėve Figurativė tė Malit tė Zi, Ēmimit tė Sallonit tė Zemunit etj. Ka hapur ekspozita individuale nė shumė vende si dhe ka marrė pjesė nė dhjetėra ekspozita kolektive. Me Shoqatėn “Art Dulcinium”, tė cilėn e drejton, ka organizuar disa koloni artistike. Ajo po ashtu udhėheq punishten artistike pėr fėmijė.
Ekspozita do tė jetė e hapur deri mė 15 prill 2017. Marrė nga KOHA JAVORE 760, 13.04.2017:20.