Agim Gashi*

Gonxhe Bojaxhiut – Nanės Tereze

...Nobelistės sė parė shqiptare

Nji shqiponjė kreshtash shqiptare
pėr Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja pėr Kalkutė
n“mes t“mjerimit me u futė -
misionare e dashnisė –
engjullore e vorfnisė,
Lum e lum pop“lli qi t“dha,
lum e lum pop“lli qi t“ka!

E pėrcollėn baba e nana,
e pėrcollėn vlla e motėr
dy lot peng i la nė voter…
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mirė nė jetė tė priu.
Vashė fisnike e burrnore –
me guxim – zemėr arbnore
nise punėn me bekim –
besė shqiptare e pėrkushtim,
ti s“u ndale asnjiherė
n“ndihmė u erdhe njerzve t“mjerė;
jetėn fale pėr tė tjerė,
Lum e lum pop“lli qi t“dha,
lum e lum poplli qi t“ka!

Kudo njerzve u ndihmove
n“shpirt pak dritė ua dhurove,
ua ndale lotin n“buzė,
ua sherove dhimbjen n“zemėr –
ua pėrtrive jetė e emėn.
N“punėn tande humanitare
ishe motėr e arsimtare.
E ma vonė, besa, tė thanė
Gonxhe, ty tė quejtėn, Nanė,
Krenari e kombit tonė
Nanė Tereze, kudo t“thonė.
Lum e lum pop“lli qi t“dha,
lum e lum pop“lli qi t“ka!

Nobelistja e parė shqiptare
grue e urtė edhe krenare –
pėr tanė botėn Nanė u bane.
Pėr mirsi ti kurrė s“u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
ēele shkolla e internate
shumė tė vorfunve u solle fate,
mu si nanė ti u flijove
si fmijė t“tu tanė i pranove.
Ora e bardhė, ti, e vorfnimit,
shpresė e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop“lli qi t“dha,
lum e lum pop“lli qi t“ka!

*Marrė nga libri nė botim "Epoka e nderit". Kėnduar mė 1990 me rastin e 80-vjetorit tė lindjes dhe sot pėr nder tė tridhjetė e njė vjetorit tė marrjes sė Ēmimit Nobel. E vlerėsuan lartė Elida Buēpapaj, Sh S Noč, Hazir Lulaj, Hasan Cullaku dhe 94 tė tjerė.


MOZAIK KOHĖRASH

N'ujėvarė shndėrrohesh
dhe melodi shekujsh
nė vrapim pas rrjedhės.

Tė ndjek errėsira mes muresh
ti shpėrthen nė bardhėsi
– ecėn me kohėn.

Kaluar ka nėpėr furtunė motesh,
tani ecėn me hapa ngadhėnjimi
– shoqja ime e jetės.
#
PA TITULL

Mbjellė e kam dashurinė
nė krahėt e shpendėve,
nė damarėt e duarve,
nė shkreptimat e syve,
nė gulfimin e qeshjeve,
nė thurjen e shikimeve,
nė flokėt e shpupuritura,
nė buzėqeshjet e mėngjesit,
nė shpirtin tėnd o e pa emėr.

S'kėrkoj mė tepėr prej teje,
vetėm tė bėhesh sorkadhe,
- rrėmbim i ėndrrave tė mia.

Shaban Hasangjekaj


BALLADĖ

Xhenc Bezhi, Salzburg, Austria

A thue kullat mbulue i ka bari?
A thue motrat djegė i ka malli?
A thue nanat presin tė ngrata?
A thue dita ndryshon nga nata?

Tė fala tė ēojmė, djegė nga mėrgimi,
jeta larg teje s'na sjellė pikė gėzimi,
ditėt tė gjata, netėt tė pagjumė,
shpirti nga malli po bahet shkrumb.

Si tufė e trembun nė vende tjera,
pa diell, pa lule na vjen pranėvera,
e stinė e vite shkojnė pa u vu re,
unė i malluemi yt,
i shtrejtė Atdhe!


Gjokė Dabaj*

MALLKOJ LOTIN QĖ MĖ ZGJOI

Dal nė kodėr e shoh Shestanin…
Herė nė kodėr e herė nė qafė…
Shoh shtėpitė e shuaj mallin…
I ēel sytė e i mbyll prapė…

Si nė djep pėrkunden kėngėt:
Tufa dhensh e tufa qengjash,
Me vrap fėmijėt vend mė vend…
O, mos mė ik, Shestan, prej ėndrret !!!

Sytė mu ndodhem t'i mbaj mbyllur…
Mė rrjedh loti, mė tradhton:
Shoh katundet ferrash mbytur !
Vetiu loti gurgullon.

Shembur kulmesh, rrėzuar muresh,
Barėra tė egėr tundin fletėt,
Kalbur dėrrasat shiut dhe ujėrash,
Ku dikur pėrkundnim djepet.

Nuk ka kova qė kėrcasin,
S'ka blegėrima e kėmborė,
S'ka mė nėna qė thėrrasin:
-Hajde, bir, se u bā vonė !

S'ka as shkolla, as nxėnės nuk ka.
S'ka as nuse, as vajza tāmblore,
As s'ka valle, as kāngė nė zā…
Mallkoj lotin qė mė zgjoi:
Qeshė nė ėndėrr, po pse mė zgjove?!

Pjezė, 25 gusht 2011.

*I lindur nė Gurrzė (Shestani Nalt, pjesa perėndimore e Kranjės, nė jug-perėndim tė Liqenit tė Shkodrės, rrethi i Tivarit, Mali i Zi). Tash jeton nė Durrės.