Rashė me fjetė e pashė ni ānėrr
(Martinaj)
Rashė me fjetė e pashė ni ānėrr,
Me shitė babėn, me shitė nānėn.
-Nānė e babė si me i shitė,
A s't'vjen marre, se t'kanė rritė?!
Shite, djalo, vashėn tāte!
Ēou, bre vashė, m'u shtėrgue
Se n'pazar po due me t'ēue!
Ā' ēue vasha e ā shtėrgue,
Pėr Pazar tek janė fillue.
N'gjysė t'rrugės kur kanė shkue,
Janė ulė pak pėr me pushue,
Tek po vjen ni beg nė kalė:
-Sa e man, dai, kyt māllė?
-S'e maj shtrenjtė, treqin dukatė.
Ka xjerr paret e po ja ep.
E merr nusen, e ēon n'shpi t'vet.
Ka bā dasum tri ditė e tri net.
Ka ardhė vakti me hi n'gjerdek,
Pllum i bardhė ju ka hi nėrmjet.
-Ē'kā, bre pllum, tānė ky siklet?
-Si bjen motra me vlla t'vet?!
Brof, n'kāmė djali ā ēue,
Ka kapė motrėn, janė pėrqafue.
Prej kah je, more ti bi,
A e ke nānėn, a ke gjini?
-Ni babė plak, ni nānė pa sy,
Ni vlla t'vogėl e kam pa lānė,
Rexhė Demiri i kanė pa thānė.
-Rexhe Demiri ū' jam vet!
Miku mikut po'j ēon fjalė:
-Ec e merre, dai, kyt māllė,
Pare e nuse t'kjoshin falė,
Nusja motėr mue m'ka dalė.


*Marė prej Idriz Xh. Ulaj, KĖNGĖ DHE VAJTIME NGA KRAHINA E PLAVĖS DHE E GUCISĖ, Instituti Albanologjik Prishtinė, 2009:301.


Ku ke ēikė kur qita pushkė
(Vuthaj)
-Ku ke ēikė kur qita pushkė?*
-Kesh tu'j mjelė delmen kallushė.
Kesh tu'j mjelė delmen bardhoke,
Prej habie mola n'tokė.
Gjeti e zeza o njeto flokė!
Gjeti e zeza o flokėt e g'jata,
Mlidhni nānė qitmi pėrpara.
Mlidhni nānė hapni pėr shpinė,
Tė shoh djalin en njātė rudinė,
T'ja shoh ugiēėt sa mirė po'j vijnė.
Shpesh p'e shpraz djali alltinė,
Tāna kokrrat knej po'j vijnė;
Tāna kokrrat knej prej meje –
Djalė, m'i qiti mźtė prej kreje!
*Marė prej Idriz Xh. Ulaj, KĖNGĖ DHE VAJTIME NGA KRAHINA E PLAVĖS DHE E GUCISĖ, Instituti Albanologjik Prishtinė, 2009:66.


Vaji i malėsorit
(Vuthaj)
O, ku jini ju qyqe ēi s'knoni,
O, ku jini ju zāna ēi s'zānoni,
O, ku jini ju orėt e maleve
Ēi e latė Malsinė e shkretė,
Ēi i latė malsorėt m'u tretė,
Ēi i harruet amanetet e t'parėve?!
A po shihni sa jemi vetmua,
A po shihni n'ē'gradė kemi shkue?
A po shihni se sa kemi mėrzi,
Pa zot, pa shpresė n'Malsi!?
K'to nuk janė ānrrat e gjumit,
Po k'to janė thirjet e funit!
Me i dalė para ksaj stuhije
E me pshtue kyt ven Malėsije!
O, ku je, bre, e mjera Shqipni,
Ēi s'p'e sheh t'shkretėn Malėsi!
A je e gjallė, a vetė je mekė
Ēipo i len malsorėt me hjekė?!
Metėm gjallė, dekun mi dhé,
Qe pesė thmijė s'na kanė lé.
Kanė metė Vuthajt pa djelmni,
Sikur malet, medet, pa pipa t'ri.
Ka metė Hoti n'pleq e plaka,
S'i knaq dreka, s'i knaq darka!
Metė Arzhanica pa pleq, pa t'ri,
S'i gėzon dajė, s'i gėzon miqėsi!
Kanė metė Pepajt nė pak shpi,
S'u vjen vlla, s'u vjen as bi!
Kanė metė Hakajt anej lumit,
Sikur Martinajt pėrreth drumit!
Druajnė fatin e vllazneve t'nānlokės
Ēi u fshinė, medet, prej trojeve t'Nokės!1

1.Noka – stėrgjyshi i banorėve tė fshatit Nokshiq.
*Marė prej Idriz Xh. Ulaj, KĖNGĖ DHE VAJTIME NGA KRAHINA E PLAVĖS DHE E GUCISĖ, Instituti Albanologjik Prishtinė, 2009:237.


Kjo syzeza po korr bar
(Vuthaj)
Kjo syzeza po korr bar,*
Vjen ni djalė: -O, puna e marė!
-Tė marė paē, lum dada djalė!
A po vjen me m'nimue pak?
Kanė marrė rźnin gjānė e gjatė,
Kanė rźnin tue gushtue,
Shoqi-shojit ju kanė afrue,
-A je folė, djalė, a je martue?
A p'e merr, o, tźme motėr?
Mos ū m'qit kodėr e m'kodėr,
Kodėr e m'kodėr, breg ū m'breg,
Sa ep motrėn, pse s'vjen vetė?!
*Marė prej Idriz Xh. Ulaj, KĖNGĖ DHE VAJTIME NGA KRAHINA E PLAVĖS DHE E GUCISĖ, Instituti Albanologjik Prishtinė, 2009:84.


Mori ēikė ēi shkon pėr brymė

Mori ēikė ēi shkon pėr brymė,
S­'po t'len dhjami me marrė frymė,
Me marrė frymė e me pushua,
Rixhaxhitė dua me t'i ēua.
- Nuk kan lazėm me m'i ēua,
Kur t'um mushet mendja mua,
I marr bulerat e dal nė krua.
Po n'dvet nana pse je vonua,
Kroni i keq ish trumbullua,
N'skaj t'shamisė e kam kullua.
- Hajt bre ēikė, mos m'rrej mua,
Djemt' e ri ty t'kanė mashtrua.
Ēka ka ftyra ēi t'u ka zverdhua?
- M'rrshitėn nallet, keq jam rrxua!
- Hajt bre ēikė mos m'rrej mua!
Ēka kanė flokt' ēi t'u kanė ngatrrua?
- S'po kam ēare pa t'kallxua,
Djemt' e ri mua m'kanė mashtrua.
Ta thejnė mźndjen ty n'pleqni,
E jo mua, nanė, axhami,
Tue i ra fyellit me sharki.

Kėndoi njė grup vajzash i fshatit Jasenicė tė komunės sė Plavės nė bjeshkėn Potkobillė, nė korrik tė vitit 1976.
Shėnoi: Shaban HASANGJEKAJ, Martinaj, Guci


Ēka i ka hije Perėndisė, nuk i ka hije bagėtisė (latine: Quod licet Jovi, non licet bovi; S.Gj.D).

Mos u ban masha tjetėr-kuj(popullore).


Shi-shi, rash-o-ti
Lage tokėn gjith unji,
Rrite grunin, bane breg,
Pastaj dielli le ta pjek.
(Shėnoi SGjD)


Tony Blair i thotė Bill Clintonit*:
Ne nuk do tė lejojmė gjenocidin. Kjo ėshtė njė betejė midis tė mirės dhe tė keqes, midis civilizimit dhe barbarizmit. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e jona e krishterė pėr mbrojtje tė njerėzimit.
*Para 24.3.1999, kur filloi intervenimi i NATOs nė Kosovė.