Zot, ēka ka kyj Mali Zi

Zot, ēka ka kyj Mali Zi,
Qi ban luthtė me milici,
Z'do Itale, por Rusi.
Pak ma vonė mas luthtet funit,
Do me thanė t'Jugosllavisė,
Ja ve pushkėn Italisė;
Shum kjenė vra e shum kjen gri,
Thonė kanė metė nja dymdhet mi,

 

Luci Niks Markut - Jankonj me tezen Maren
dhe t’ shoqin e saj Gjonin e Kols Gjonit, n’ Ljare


Malazez, ma shum ushtri.
Kur komita mori malin,
Pos ka thanė Sav' komanduari:
Kam lidhė besėn me Prenk Calin,
Ēe n'Gusinjė e n'Vir Pazarin,
Por z'di ē'thotė Mul Bajraktari.
Puna doli si kje nisė,
Sikur Preka ish ujdisė,
Zeta e Kuēi met pa prishė.
Nji marak ka kjo Malsi,
Ashtu Plavė, ashtu Guci,
Me nisė luthtėn, n'Zetė me hi.
Si po thonė, e dhanė kushtimin
Vasel Coka e Dokė Martini,
Pjetėr Zeka brigadiri
Ēojnė te frati Traboinit,
Me kumonė me dhanė kushtrimin,
M'u bashkue te Mullini.
Te Mullini janė bashkue,
Frati Hotit n'kamė u ēue,
Gjidhė Malsia e ka rrethue:
-Pa nigoni krentė e Malit,
Kam urdhen pej xheneralit,
Me dalė n'Vrane nė majė t'malit,
Po jav la nji porosi,
Nigo Hot edhe Malsi:
Zeta s'shtrohet me marri,
Tuj ba plaēkė e magjypi,
Tuj marrė berre, lopė e thi.
Si kje nisė, Zeta u shtrue,
Urdhri fratit s'u nigue,
U dhanė mas plaēket trim e grue;
Rrok Mariqi n'kamė u ēue:
Nji fjalė burra me'm nigue,
S'kena pse na m'u idhnue,
Sa pėr Hotin, kjothtė bekue,
Veē se Gruda ka ngabue,
Bela jo, po m'duket mue;
Kanė zanė rob nja tetqin vetė,
Nja tri plaka pos kanė metė,
Ēojnė haberin n'Tuz me dvetė.
Pos ka thanė Stank presedniku:
-Si t'i pshtojmė na kti ėrrziku,
Mos punotht gja metaliku,
Si igballi e Karadaku.
Pa vonesė u mor gjaku,
Shkoj e njoma pėr tė thatin.
Kur nė Bajzė u dha kushtrimi,
N'kamė u ēue Gjo Martini,
Vrap nė rrugė kah Traboini,
Kur nė Bajzė ka ra kumona,
N'jev katuni, n'jev Zagora,
N'kamė janė ēue do sokola,
Se me emėn na p'u thona,
Pjetėr Duli e Nik Toma,
Burra t'mirė nėr male tona;
Kanė nisė trimat me luthtue,
Kanė marrė rrugėn me udhtue.
Pasha Zotin, kjothtė ludhdue,
Kanė nisė trimat me ba be,
Do't bajmė dekėn pėr atdhe
Jo ndryshe, por si me le.
Te Ujgjetja kur kanė shkue,
Po thotė Pjetri: Kuku mue,
Mue zana m'ka shitue,
Dokumentat kam harrue,
Z'di ē'me ba, as kah me shkue,
Me Mark Zefin janė takue,
Te kushėrini, jo nė shpi,
Kur po vjen kjo milici,
Me do cuba t'Malit Zi.
Ē'lypin ktu, bėrtet zabiti,
T'madh e t'vogėl i ēuditi,
Tomobilin e afriti,
N'tomobil u tha me hi
Edhe'j nisi pėr Mal t'Zi.
S'kje inad, por gabimi.
N'qafė t'Kokotit i kanė ēue,
I kanė gri e'j kanė coptue,
Si pėr daj t'kishte kjenė shkrue.
Kur t'vinj koha kanė me dvetė,
Me'j pru eshtrat n'katun t'vet.
Robve u dhashtė Zoti kivet.

E krijoi Zef (patėr Leonard) Tagaj (1911-1944), i biri Gjergjit Luks Kol-Tag's, prej Ljares.
Tregoi Mara (e lindur mė 1928-), e bija'e Gjergjit Luks Kol-Tag's, e shoqja'e Gjonit (i lindur mė 1921-) Kols Gjonit Kolgjonit-Nilonj, Ljare, mė 24.7.2011. Ljarja, katund malor nė jug-perėndim tė Liqenit tė Shkodrės, nė faqen e bjeshkės Rumi, pjesa perėndimore e Kranjės, rrethi i Tivarit.


O, sa zorė me kjenė njeri

Ishin mledhė shoqnija n'dhomė,
Kuven mante gjyshi Tomė:
Unė i musha njiqin vjetė,
Krejt pak nxuna nė ket jetė.
Ēdo ken e thrrasin njeri,
Sa desin me nerė – nuk di.
M'u mush men'ja me u pvetė:
Sa n'qin meritojmė me metė?
Keq na bje numrin me zhblue,
Se na kapen ty e mue,
At'herė kish me kjenė ma zi:
Kurrkuj mos me'j thanė njeri.
Pā'j rā vetit me qeder,
Kurrė nėr popull burrė nuk del.
 

*E shkruar mė 1971
Gjon Nikė Dobreci (1899-1977),
Braticė, Ulqin