DIASPORA RRĖZĖ BJESHKĖVE TE GUCIA

 

Shkruan: Leonora Hasangjekaj

Nė luginėn piktoreske dhe atraktive Grebajė, rrėzė Bjeshkėve jo larg Gucisė, e cila kohėt e fundit ėshtė shndėrruar nė vendbanim eko-turistik dhe rekreativ, mė 31 korrik 2011, ėshtė mbajtur manifestimi “Dita e diasporės”, i pesti me radhė, i cili mbahet nė kuadėr tė manifestimit “Vera e Gucisė”. Financues dhe organizues i tij ėshtė fondacioni “Gusinje” nga Nju Jorku dhe ėshtė i menduar ashtu qė t'i bashkojė bashkatdhetarėt nga diaspora me qytetarėt e Plavės, Gucisė dhe Murinės me rrethinė, por edhe tė tjerė nga viset e ndryshme tė Malit tė Zi dhe mė gjerė.
Kėtė ditė kanė ardhur nė Grebajė disa mijėra vendlindas – Gucjanė e Plavjanė, dhe mysafirė tė tjerė, qė kėtu tė takohen pas dy, pesė, dhjetė ose mė shumė vitesh. Janė kėtu tė pranishėm pothuajse nga gjithė bota, mė sė shumti nga Nju Jorku, Gjermania, Zvicra, Suedia dhe shtetet e tjera tė Evropės.
Lugina e Grebajės kėtė ditė ka qenė “qendėr e botės” - pėrplot rini dhe gjallėri. Qė nga orėt e hershme tė mėngjesit kolonat e disa qindra automjeteve me targa tė jashtme janė drejtuar kah kjo luginė piktoreske. Problem ka paraqitur vetėm vendi pėr parkim. Mirėpo njerėzit nga kėto hapėsira disi gjenden nė kėto situata siē janė gjendur nė vendet e huaja ku janė pėrballur me probleme tė ndryshme jetėsore. Kėtė ditė nė Grebajė ka plot njerėz nga tė gjitha anėt. Mė sė shumti djem dhe vajza. Muzika kumbon nė tė gjitha anėt. Luhen vallet tradicionale “shota“, ”hallaturko”. Dėgjohen edhe kėngėt e vjetra gucjane tė cilat dikur dėgjoheshin me admirim. Dėgjohen biseda nė gjuhėn shqipe, angleze, franceze, spanjolle, dhe tė tjera.
Jetojmė tėrė vitin pėr pushimin vjetor - pėr kėtė ditė dhe pėr 2 gusht, ditė kėto qė na i hapin pėrkujtimet e fėmijėrisė, na hapin zemrėn dhe shpirtin. Nuk ka gjė mė tė bukur nė kėtė botė se vendlindja – Gucia jonė e dashur, thonė disa sish dhe shtojnė se ky ėshtė vendi mė i bukur nė botė.
Kryetari i Komunės sė Plavės, Skender Sharkinoviq, i ka pėrshėndetur disa mijėra qytetarė, tė cilėt janė tubuar pėr “Ditėn e diasporės”. Ai nė fjalėn e rastit posaēėrisht ka theksuar se kėto manifestime tė cilat gjatė verės organizohen nė Plavė, Guci dhe Murinė siē janė: “Ditėt e boronicės”, “Vera kulturore e Gucisė”, takimi gjithėpopullor “Alpet shqiptare” nė Vuthaj, takimet vendlindase me 13 korrik dhe 2 gusht nė Krojet e Ali Pashės dhe tė tjera, janė bazė e mirė pėr promovimin e bukurive natyrore dhe tė lokaliteteve turistike tė kėsaj komune dhe nė mėnyrėn sa mė tė mirė e prezantojnė Komunėn e Plavės dhe Malin e Zi.
Ndėrkaq koordinatori i fondacionit “Gusinje” me seli nė Nju Jork, Sulejman-Sylė Gjonbalaj, i ka pėrshėndetur tė pranishmit dhe i ka falėnderuar pėr pjesėmarrjen masive; nė veēanti i ka shprehur mirėseardhje dhe qėndrim tė kėndshėm nė tubimin “Dita e diasporės”, kryetarit tė Komunės sė Kelmendit tė Republikės sė Shqipėrisė zotėri Gjeto Dukaj.
Pėr tė pranishmit nė kėtė manifestim tani mė tradicional, pas hapjes solemne ėshtė organizuar program i pasur dhe i larmishėm muzikor dhe kulturo-artistik, nė tė cilin janė prezantuar kėngėtarėt: Mahir Burekoviq dhe Veri Behluleviq, si dhe anėtarėt e shoqėrive kulturo-artistike: “Xhafer Nikoēeviq ” nga Gucia, “Pllavsko Jezero” nga Plava dhe “Behar” nga Nju Jorku.
Programi i manifestimit ka zgjatur deri nė orėt e vonshme tė mbrėmjes, pėr tu vazhduar pastaj nė “korzo” nė sheshin e Gucisė deri nė orėt e mėngjesit tė ditės sė nesėrme.


MANIFESTIMI “DITĖT E SHNA NOUT”

Shkruan don Gabriel Grabanica

Shna-Nou (shėn Ndout), pajtori i Kishės Katolike nė Braticė, pėr herė tė parė u festua me njė mori aktivitetesh sportive, kulturore e fetare, tė cilat jehuan nė qytetin tonė dhe rrethinė.
Festimi filloj tė hanė (06.06.2011) me turnirin futbollistik, ku morėn pjesė 12 ekipe tė trevės sė Ulqinit. Pėrfundoi tė enjten ku fitues doli ekipi Lali Comerce kundėr ekipit Kllezna. Turniri pati qellim bamirėsie; tė hollat e mbledhura me rastin e kėtij turniri iu ndanė dy familjeve nė nevojė.
Po tė enjten mbrėmje nė sheshin e shėn Ndout nė Braticė u bė njė garė mė biēikleta, fitues gare doli Aleksandėr Marnikoviqi. Mbas gare u bisedua pėr themelimin e njė klubi biēikletistesh, pasi qė mungon nė trevėn tonė.
Mė 9 e 10 qershor, tė premten e tė shtunėn u mbajt turniri nė volejboll nė Ranė tė Shtojit (plazhi Toni Grill). Morėn pjesė 10 ekipe; garėn e bėnė tė fortė dhe interesante sidomos ekipet e Tivarit dhe Podgoricės. Fitues doli ekipi i Tivarit - Bleck Mamba.
Po tė shtunėn mbrėma, nė sheshin shėn Ndou nė Braticė, nė ambient tė hapur u organizua turniri nė Shah dhe Skamil. Morėn pjesė 12 shahistė profesionist tė trevės sė Ulqinit; ishin nėn pėrkujdesjen e shahistit tė mirėnjohur Gani Bisha. Garat ishin tė forta dhe deri nė orėt e mesnatės; vetėm nė lojėn e fundit u bė i ditur fituesi. Ishtė njė natė mjaftė simpatike dhe vėllazėrore.
Tė dielen, mė 12 qershor, vigjilja e festės sė shėn Ndout, tė gjitha rrugėt ēonin nė Braticė, nė Sheshin e Shėn Ndout. Nė orėn 18.00 filloi Mesha Shenjte, e udhehoqi Don Palush Gjinaj, famullitar i Kishės nė Shėn Gjergj dhe Kllezėn. Mbas Meshės jehuan tingujt e kangės dhe vallet tė grupeve tė Shkodrės, Shtojit dhe vallja e shumėpritur Shestanase. Nuk munguan kėngėt e kengetareve tė reja: Rita Lulgjuraj, Vera Barloviq, Barbara Shkreli, Izabella Lukiq. Pas programit u shtrua njė koktej vėllazėror nga familjet e famullisė.
Manifestimi ditėt e Shėn Ndout u pėrmbyll mė 13 qershor, ditėn e festės me Meshėn qendrore tė udhėhequr prej meshtarit Don Pal Tunaj nga Kosova. Ky manifestim hyri nė kalendarin e manifestimeve tradicionale qe do tė mbahet nė vendin tonė.