Letėrsia dokumentare e Buxhovit

Manifestimi i sivjetshėm i ėshtė kushtuar veprimtarisė sė shkrimtarit dhe publicistit tė njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi. Me kėtė rast ėshtė pėruruar romani i tij i fundit „Lufta e fundit e Bashkim Kosovės“, pėr tė cilin ka folur kritiku letrar Ramadan Musliu.

Kėshilli Nacional i Shqiptarėve nė Mal tė Zi nė bashkėpunim me Organizatėn joqeveritare „Harmonia“ organizuan mė 7 gusht 2011 manifestimit letrar „Dita e poezisė shqipe“ – Shasi 2011.
Kryetari i KNSH-sė, Tahir Tahiri, nė emėr tė organizatorit ka thėnė se ky institucion qė pėrfaqėson dhe prezanton shqiptarėt nė Mal tė Zi, njė vend tė merituar i ka kushtuar edhe kulturės si njė vlerė e mirėfilltė dhe e pazėvendėsueshme e popullit shqiptar.
Koordinatori i manifestimit, Ibrahim Berjashi nga OJQ „Harmonia“, ka thėnė se pėr mbajtjen e kėtij manifestimi kanė zgjedhur Shasin sepse ai ėshtė njė ambient shumė intim, njė ambient i cili vėrtet i frymėzon krijuesit.
Manifestimi i sivjetshėm i ėshtė kushtuar veprimtarisė sė shkrimtarit dhe publicistit tė njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi. Me kėtė rast ėshtė pėruruar romani i tij i fundit „Lufta e fundit e Bashkim Kosovės“, pėr tė cilin ka folur kritiku letrar Ramadan Musliu.
Sipas tij, momenti aktual e shtron nevojėn qė tė kapėrcehet letėrsia e figurės, letėrsia e metaforės, qė letėrsia tė trajtohet edhe si njė lloj dokumentariteti, qė tė dėshmohet ekzistenca edhe nė planin historik, edhe nė planin aktual, gjė qė e bėn romani i Buxhovit.
Ismet Kallaba


Nga libri ULQIN, TI KALA - HAJRO ULQINAKU

Naim dhe Sami Flamuri

KOHA E SHEGĖS*

KJO PLLAJĖ ASHT E GOSPJA MARA
Dihet se Skėnderbeu, kryezoti i shqiptarėve, kishte lidhje tė ngushta me Balshajt dhe Ulqinin, qė nga koha kur ati i tij, Gjoni, kishte martuar aty vajzėn e vet, Jellėn, me Gjergj Balshėn i cili e kishte kullėn e vet po aty. Asgjė nuk ėshtė rastėsi, fal' Perėndisė. Qė tė jemi koherent me kohėn dhe frymėzimin hyjnor, duhet tė shtoj se fati i madh deshi qė ta kryej zbulimin e varrit tė motrės tjetėr tė Skėnderbeut gjatė njė vizite kėrkimore jo tė rastėsishme. Tė kujtohet, vėlla Sami, se sa herė ishim rrekur ta zbulonim kėtė varr a tė mblidhnim nga tė thanat e ndėr tė dhanat fakte pėr kėtė zonjė. Pra, i kishim rėnė nė erė me kohė e ai varr duhet tė ishte aty ku ajo kishte jetuar, por vetėm kaq. Dinim se ajo ishte martuar nė Mal tė Zi. Quhej Mara Kastriota (Kastrioti) dhe ishte e madhja ndėr motrat. Sipas dijenisė, ajo ishte martuar me kryezotin e Zetės (Malit tė Zi), Stefanica Ēernojeviēin (Gjuraziun) qė mori pjesė nė 'Kuvendin e Lezhės' mė A.D. 1444, si fisnik qė ishte. Edhe pas largimit tė tėnd pėr nė Australi pėr punė tė familjes unė mbeta gjithmonė nė kėrkim, me dėshirė nė zemėr po pa mundur tė avitem tek ajo qė kėrkoja dhe pa mundur tė gjejmė gjė. Por si thuhet nė proverb – ai qė kėrkon, gjen. Kėshtu e desh fati, vėlla. Fati desh tė na gostiste dhe na shpėrbleu. Varrin e saj dhe tė tė shoqit e gjeta tė ruajtur fare mirė aty buzė liqenit tė Shkodrės, nė ishullin Kom, afėr kėshtjellės sė tyre nė Zhabjak. Mbahej pėr mrekulli, nė njė manastir tė vogėl. Ndoshta e ruante vetė Zoti, se nuk vura re dorė tė kujdesjes njerėzore. Ishte bėrė me rrasa mermeri tė skalitura, qė stolisur me rozeta qė vinin varg njėra pas tjetrės. Rozetat mbulonin trupin e gjatė tė saj, ndėrsa nė pllakėn e 'Zojės Marė' shquhet edhe mbishkrimi, shkruar nė sllavishte tė vjetėr:
KJO PLLAJĖ ASHT E GOSPJA MARA
Francezi A. Degrand ka botuar nė Paris mė 1901 “Kujtime nga Shqypnia e tėrmalėt” (Souvenirs de la Haute-Albanie). Ai shkruan se ka marrė pjesė nė zhvarrosjen e varreve, mu aty te hyrja e kėshtjellės, nga ana e gjirit shkėmbor dhe se nė njėrėn nga pllakat ishte shqyti, mburoja, me ujkun dhe shqiponjėn dykrenore. Profesor Bozho Kostiē i ka parė dhe shėnuar ato pllaka dhe ka dėshmuar se “dy gra (crnogorkat) malazeze, me veshje kombėtare, pėrvidheshin duke marrė eshtrat e prej aty t'i hidhnin nė det”. Ato paguheshin pėr kėtė punė, sigurisht. Ky ėshtė njė rast i shėmtuar i pėrpjekjeve pėr tė humbur gjurmėt e lashta tė shqiptarėve, pėr ta sllavizuar principatėn shqiptare tė Balshajve duke i shtuar llagapit tė tyre iq dhe viq, viē. Po historitė e kėtij vendi tė vogėl nuk kanė fund dhe as qė mendojmė t'u nxjerrim fundin. Duam tė vijojmė rrėfimin me historinė e Balshajve shqiptarė, histori qė gėrshetohet me njė emėr tė madh, jo shqiptar e jo mė i luftės, por besimit. Aty rreth vitit A.D 1368, pas Krishtit, Balsha ndėrroi fenė nga ortodokse nė katolike dhe kishte nėn sundim viset nga Neretva e Hercegovinės gjer nė Prespė dhe Ohėr nė Maqedoni, duke ripėrtėrirė kėshtu njė perandori ilire katėr herė mė tė madhe se Shqipėria e sotshme.
*Pjesė nga libri ULQIN, TI KALA (proza pėr Ulqinin) pėrgatiti Hajro Ulqinaku, botoi Asociacioni Ulqini, Ulqin 2011, faqe 527. Pėrgatiti Gazmend Ēitaku, Ulqin.