Bisedė me deputetėt

 

Biri im, Leka i lindur nė Prishtinė, me bashkėshorten Anitėn, e lindur nė Krythė (Ulqin), jetojnė nė Kanada. Katėr prindėrit e tyre jetojnė nė Braticė e Krythė (Ulqin) dhe janė nėnshtetas tė Malt tė Zi. Anita ka nėnshtetėsinė malazeze. Lekės dhe Anitės nė Kanada u lindi Simona. Kur njė prind ėshtė nėnshtetas i Malit tė Zi, ata ishin tė njoftuar qė kanė tė drejtė ta regjistrojnė bijėn e vet nė vendlindjen e nėnės (Ulqin), ashtu qė ajo tė bėhet nėnshtetase e Malit tė Zi. Mirėpo, zyrtarėt e administratės e refuzuan kėrkesėn e tyre me arsyetim se Simona ka lindur nė Kanada dhe Leka nuk ėshtė nėnshtetas i Malit tė Zi.
Ky veprim nuk m'u duk i drejtė, pėr ē'arsye iu ankova deputetėve shqiptarė, pa marrė parasysh cilėn parti ata pėrfaqėsojnė. Unė mendoj, Klubi i deputetėve, tė gjithė deputetėt kanė detyrė hyjnore tė bashkėpunojnė dhe tė bashkėveprojnė pėr mirėqenien e votuesve tė vet, por jo tė shkelin tė drejtat njerėzore dhe nacionale tė tjerėve. Nė gusht 2011, u takuan me mua Amir Hollaj, Genc Nimanbegu, Mehmet Bardhi dhe Mehmet Zenka. Luigj Shkrela, tė cilit tri herė i telefonova, mė premtoi qė do tė takohemi, por ai, besoj ka qenė shumė i zėnė me punė. Amir Hollaj me premtoi qė ai do t'ia pėrcjell Vasel Sinishtės pėrmbajtjen e bisedės. Me Halil Dukoviqin nuk pata mundėsi tė takohem. Bisedova edhe me Tahir Tahirin, kryetar i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Me deputetėt qė u takova nuk folėm vetėm pėr Simonėn. Biseduam edhe pėr shkollimin nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn amtare, e cila do ta fitonte rėndėsinė e vėrtetė kur tė pėrdorohet edhe nė administratėn shtetėrore nė trevat ku jetojnė shqiptarė nė Mal tė Zi.
 

Sa tė drejta kanė shqiptarėt nė Mal tė Zi
Papunėsia e shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė pesė herė mė e madhe se mesatarja malazeze. Nė Gjykatat e Malit tė Zi nuk ka asnjė gjykatės shqiptar. Nė organet e shtetit ka mbi 50.000 tė punėsuar, ku pjesėmarrja e shqiptarėve ėshtė e parėndėsishme (mė pak se 0.3%).
(Shkurt 2010)
*
Nė botėn e sotme do tė ndėshkoheni, nėse nuk e thoni mendimin e vet (Paolo Coelho).

Botimi i njė gazete tė pėrditshme nė gjuhėn shqipe do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr tė penguar shkombėtarizimin e shqiptarėve, tė popullit autokton nė MZ
Shpėrngulja e shqiptarėve, ikja prej trojeve tė veta, trojeve qė ia u lanė trashėgim tė parėt, stėrgjyshat e stėrgjyshet, ėshtė e kamotshme dhe nuk po ndėrpritet; numri i shqiptarėve nė Mal tė Zi pėr ēdo ditė po pakėsohet. Arsyet janė moszhvillimi i trevave tė banuara me shqiptarė, moskthimi i pronave tė grabitura nė kohėn e monizmit (p.sh. ullishta nė Valdanos), privatizimi nė mėnyrė tė dyshimtė, mos mundėsia e komunės sė Ulqinit qė tė administrojė me bregdetin ('Tė Mirat Detare' nuk i sjellin Ulqinit ndonjė ndihmė tė dukshme pėr zhvillim). Janė edhe disa ligje tė Malit tė Zi, ligje qė pengojnė tė bėhen nėnshtetas tė Malit tė Zi femrat prej Shqipėrisė tė martuara nė Mal tė Zi, si dhe anėtarėt e familjes tė lindur jashtė shtetit.
U fol edhe pėr autonominė qė kanė Suedezėt nė regjionin Aland tė Finlandės. Pse edhe shqiptarėt, qė nė Mal tė Zi (si mbas regjistrimit mė 2011) janė 31.000 vetė, mos tė kenė njė autonomi brenda kufijve tė Malit tė Zi, si suedezėt nė Aland tė Finlandės qė janė 23.000.
Simė Gjon Dobreci


Pleqtė - bekimi i shoqėrisė

Edhe kėtė vit Kisha Katolike Braticė – Kullomzė, mė 23 tetor 2011, organizoi festėn e tė moshuarve pėr tė tretėn herė.
Kjo festė gjithmonė organizohet nė sallėn “Chiara Luce Badano” nė Kullomzė, ku marrin pjesė me dhjetėra tė moshuar. Ata i shėrben dhe i priten mirė rinia, nė ē'mėnyrė e ndiejnė vetėm mė tė ri, atyre pėr disa ore u zhduken dhimbjet, rrudhat dhe mendimet se janė tė harruar apo tė pėrjashtuar prej shoqėrisė.
Dreka e shtruar pėr ta nuk do tė kishte kuptim, nėse kjo nuk do tė bėhej nga dashuria qė Kisha ka pėr ta.
Tė vetėdijshėm pėr kohėn e vėshtirė qė njerėzimi po pėrjeton nė shumė fusha, mosha e tretė ėshtė pjesė e kėtyre vėshtirėsive tė botės, kėtė e hetojmė ēdo ditė nė ambientet nė tė cilat jetojmė. Gjatė kėsaj feste kemi marrė vendim qė mos tė jetė vetėm njė festė vjetore, por tė angazhohemi nė aktivitete edhe me te shpeshta tė kėsaj forme. Si shqetėsim ishte, se njė pjesė e te moshuarve nga sėmundjet qė i kanė, nuk u jepet mundėsia, qė tė jenė tė pranishėm nė mesin tonė, aty ku kanė dėshirė.
Lindi ideja qė njė pjesė ushqimi qė ka mbetur gjatė festės, nė mėnyrė tė organizuar tė iu dėrgohet atyre, qė pėr shkaqe shėndetėsore, nuk kanė mundur tė jenė nė festėn organizuar ata.
Si falėnderim pėr kėtė organizim i shkon rinisė pėr gatishmėrinė pėr tė shėrbyer nė kėto festa, i falėnderojmė murgeshat qė japin njė ndihmė tė madhe nė kėtė fushė, nuk duhet me harrua kėngėtaren e re Izabella Lukiqi qė na hijeshoj festėn me kėngėn e saj, si dhe TV Teutėn me gazetarin e nderuar Ibrahim Berjashin.
Ky organizim festoj datėlindjen e tretė dhe vazhdojmė me punėn dhe kujdesin ndaj moshės se tretė qė kanė aq shumė nevoje pėr duart dhe ndihmėn tonė.
Gabriel Grabanica