Nė Guci u pėrtėri kisha

Shkruan: Shaban Hasangjekaj

Nė vendbanimin Dola tė Gucisė, mė 13 qershor 2011, nė ditėn e kremtes sė Shna Nout, nė praninė e disa qindra qytetarėve nga Gucia me rrethinė dhe mbarė komuna e Plavės, por edhe nga Shqipėria Veriore, Kosova, Malėsia e Podgoricės, Tivari e Ulqini dhe shumė atdhetarė nga diaspora, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė ndryshme tė komunės sė Plavės nė krye me kryetarin Skender Sharkinoviq, tė Kishės ortodokse dhe tė Bashkėsisė islame, dhe mysafir tė tjerė tė ftuar nga viset e ndryshme, nė mėnyrė solemne ėshtė bėrė bekimi i punimeve nė objektin e restauruar tė kishės sė Shna Nout dhe tė trupores sė tij.
Famullitari i Tivarit dhe njėherit pėrkujdesėsi i Famullisė sė Gucisė, Don Simo Luliqi, i cili pėrcolli zhvillimin e punimeve nė kishėn e riparuar, na njoftoi se e gjithė kjo ėshtė arritur falė angazhimit dhe kontributit material tė anėtarėve tė Famullisė sė Gucisė tė cilėt jetojnė dhe punojnė nė Nju Jork.
Bekimin e punėve tė kishės sė restauruar tė Shna Nout nė Dola dhe tė trupores sė tij, tė cilėn e kanė sjellė famullitarėt nga Nju Jorku, e ka bėrė arqipeshkvi i Tivarit Imzot Zef Gashi nė praninė e meshtarėve tė ardhur nga viset e ndryshme dhe shumė mysafir tė tjerė.
Kryetari i Kėshillit tė Famullisė sė Gucisė nė Nju Jork, Nikollė Dedė Grishaj, na bėri me dije se pėr rikonstruksionin e objektit tė kishės sė Shna Nout nė Dola tė Gucisė dhe pėr truporen e tij janė investuar rreth 200 000 dollarė amerikan tė cilat i ka tubuar Famullia e Gucisė me banim nė Nju Jork dhe Miēigen tė SHBA-sė.
Manifestimi i bekimit tė kėsaj vatre tė fesė katolike u pėrcoll edhe me program tė begatshėm dhe tė larmishėm kulturor-artistik me kėngė dhe valle autoktone burimore, tė cilat u ekzekutuan dhe interpretuan nga anėtarėt e grupit folklorik tė shoqatės kulturore “Jehona e Kelmendit” nga Tamarja e komunės sė Kelmendit tė Republikės sė Shqipėrisė, nė krye me kryetarin e saj Gjeto Dukaj dhe shumė qytetarė tė tjerė tė saj nga Vermoshi, Selca, Tamrja e tė tjera.
Pėr tė gjithė tė pranishmit u shtrua drekė solemne dhe koktej rasti.


Shestanasit ēonin dash pėr dazėm

Ndėr Shestanas, dajat, hallat, tezet, bijat e martuara, djemtė e dajave, nipat prej motrave, djemtė e hallave e tė tezeve, tė gjithė mė tė afėrmit e dhėndrit, pobratimat (vėllamit), e jo ata tė fisit, nė dazėm tė djalit ēonin dash (fėrlig). Dashi ishte i zbukuruar me bojė tė kuqe (kabloshi dhe kurrizi) dhe me nga njė mollė tė ngulur nė majat e brirėve tė pėrdredhur, shkruan Gjokė Dabaj1. Stipēeviqi2 shkruan, se Ilirėt nė objektet zbukuruese kishin edhe simbolin e dashit, i cili “ka mundur tė ketė edhe domethėnien e simbolit tė plleshmėrisė”.
Pra, siē e ka domethėnien therja e kaut3 pėr dazėm, edhe falja e dashit pėr dazėm tė djalit, ėshtė shenjė e dėshirės qė familja e re tė shtohet (tė lindin fėmijė, sidomos meshkuj). Ky adet i moēėm disa mija vjet u ruajt deri vonė ndėr shestanas, ēka dėshmon qė jemi mbasardhėsit e ILIRĖVE. Hera e fundit nė Braticė (Ulqin), kur pėr dazėm u falėn 36 desh, ishte mė 7.10.1962, kur u martua Nika'j Stjeps Zefit Pjetėrgjonit-Nilonj.
1.Gjokė Dabaj: Shestani (vėll.1), Ulqin-Tiranė-Prishtinė 2004:647
2, 3.Aleksandėr Stipēeviq: Ilirėt /historia, jeta, kultura, simbolet e kultit/ Botimet Toena, Tiranė 2002:376, :368-71.