Arbėreshėt dhe Bashkimi i Italisė

Kaluan 500 vjet – e Arbėreshėt e Italisė ende po e ruajnė gjuhėn e moēme shqipe

Italia, te ky vit, feston 150 vjetorin e Bashkimit tė saj. Arbėreshėt (shqiptarėt) zunė e erdhėtin te ky dhé te shek. XV, pesė shekul e gjimės prapė, kur Italia ish a dhč e ndajtur. Thėrritej Italģ, gjeografikisht, po nėng (nuk) kish njėsģ politike. Arbėreshėt vunė rrėnjė ndė Mjezditė, te Rregjėria (Mbretėria) e Napolit, ku zotėrojėn Aragonezėt, miqtė e Skanderbekut.
Sa bėnė Arbėreshėt pėr vetėhenė e tyre? Nderuan historinė e tyre, Mėmėdheun ka vijin, Fatosin e math Gjergj Skanderbekun; nėng i lejuan mosnjeriu t'i shajin o t'i turpėrojin; i trashėguan bilvet (bijvet) gjuhė e kujtesė historike, rit bixantin e zakone. Rruan me nderė te Dheu i Huaj, ture u hapur daledalė gjitonvet lėtinj. Zunė e krijuan njė Letėrsģ arbėreshe.
Me motin patėtin Istitucjone Qishtarė e Kulturorė. Luftuan me duar e me fjalė pėr tė drejtat e tyre.
Sa bėnė Arbėreshėt pėr Italinė? Ripopulluan vende tė shkretė o tė shkatėrruar ka lufta e ka tėrmete o ka kolera. Zotėruan shpatėn, shėrbyen dhera, kullotėtin dhen. Rruan tė lirė, sepse Skanderbeku ashtu i kish mbėsuar. E lirinė, demokracinė e pavarėsinė ja mbėsuan edhe Italianėvet: nė ēdo luftė, mė pare e mė pėstaj se Garibaldi, derdhėtin gjakun e tyre pėr Italinė. I dhanė burra tė urtė Italisė, nė ēdo Istitucjonė: politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore, qishtare. Tek Parlamenti italian, ēė ka viti 1861 njera sot, hyjtin dhjetra deputete e senatorė arbėreshė: dica qenė nėnsegretarė e ministra, njė qe kryeministėr. “Krahun e mendjen” i dhanė Arbėreshėt Italisė.
Sa bėri, e bėn, Italia pėr Arbėreshėt? Pak, pėr sa patė ka Arbėreshėt. Vetėm “jetrėn ditė”, Pakicavet tė saja etnogjuhėsore Italia i dhuroi Llexhėn 482/99 dhe tė tjera Llexha Krahinore. Po Llexha 482 si punon? Ndėr shkollat e katundevet arbėreshė jipet vėrtet mėsim i gjuhės arbėreshe?
(Sportellistėt arbėreshė si shkruajėn? E kush i formon mėsuesit dhe sportellistėt? E kush kontrollon Formuesin?). Llexhat Krahinore si e ruajėn gjuhėn arbėreshe? Sa vlejėn Shoqatat kulturore dhe Revistat arbėreshe pėr kėto Llexha? Sa turresė i jipen atyre pėr mos tė vdesėn?
150 vjetori i Bashkimit tė Italisė ka tė jetė njė pikė nģsjeje ndėr raportet Italģ-Arbėrģ. Arbėreshėt janė Italianė, po edhe Arbėreshė. Nėng duan tė rrojėn ndėr “rezerva indiane”, po tė trajtuar si gjithė, e tė nderuar. Gjakun e tyre e derthtin pėr Italinė, po gjuhėn e kulturėn e tyre s'duan t'i bjerėn. S'duan t'i shesėn. Rrėnjėt e tyre arbėreshe s'i ndėrrojėn me faregjė. Pas pesė shekul e gjimės, shembulli i tyre qėndron Skanderbeku. Gjuha e tyre, dje, shpata. Shpata e tyre, sot, gjuha.
150 vjetori Bashkimit tė Italisė i ka tė jetė njė moment meditimi. Arbėreshėt qenė mjeshtra lirije, demokracije dhe pavarėsije pėr Italianėt: nėng meritojėn ka ata, sot, mėsime shkllavėrije. Pėshtuan ka Dheu i tyre pėr mos t'ishin shkllavė tė Turqvet Pesė shekul e gjimės s'janė pak pėr mosnjerģ, aq mė shumė pėr njė Pakicė etno-gjuhesore ēė rron jashtė Mėmėdheut tė tij me fuqinė e kujtesės. Me kujtesėn e Skanderbekut.
Kush e di ndėse, tek 200 vjetori i Bashkimit tė Italisė, Arbėreshėt do tė jenė tė gjallė e tė zgjuar si sot! O mos do tė jenė personaxhe tė njė Rapsodije…
Marrė prej Moderator lidhja-ēame <moderator.lidhja_came@yahoo.com> e shtunė, 30 prill 2011.


BOTĖN E SHOH NĖ SYTĖ E TU
Nė kornizėn e fatit
Vendosa fotografinė time
Ajo u bė yll
Aty ishte syri yt
Shndriste i mbėrthyer
N'copėza kristali,
Pėrmes thjerrėzave kristalore
U krijua deti plot valė
Ti nė te hodhe vėshtrimin
E unė brenda valėve
Pash tė ndėrtuar qytetin antik
Ishte i gėrshetuar nga harqet e violinės
Ata lėshonin tinguj magjepse
E nga ata tinguj rrėmbeva njė perlė
brenda saj ishte e fshehur zemra yte
Ishull plot shpresė
Mikpritėse e velanijeve
Qė bartin legjendat e kohės
Dera yte hap dritaren e gjithėsisė
E nė sytė e tu
Shoh botėn e praruar
 

Esmeralda Lekperaj

 

JAM SHQIPTARE
Jam e lumtur
Qė jam shqiptare
Qė flas shqip
Jam krenare
Fjalėt e mia
Nuk janė rrena
Se kemi shqiponjėn
Me dy krena
Nga vargjet e mia
Le t'ushtojė mali
Gjuhėn mė tė bukur
E flet shqiptari
I kemi traditat
Sikur motit
Se jemi bijtė
E Kastriotit.
 

Medina Cura
 



GJUHA SHQIPE
Gjuha jonė
Ėshtė gjuhė amtare
Qė e flasin
Tė gjithė shqiptarėt.

Gjithė shqiptarėt
N'Krajė e n'Ulqin
Nė Tiranė e nė Prishtinė
Flasin gjuhėn tonė tė mirė.

Porosia ime ėshtė
Mos ta humbim gjuhėn tonė
Se ėshtė gjuhė e t'parėve tanė
Qė e ruajtėn sa qenė gjallė.
 

Teuta Gjeēbritaj

 

 

MALET
Deri nė qiell tė ngritura lart
Retė u pėrkdhelin
Me pyje tė dendura
Kullota tė gjelbėrta
Jeni ju o male shushurimė e gjetheve
Drunjtė e drejta si qirinj
Lėshojnė hije tė freskėta
Shpirtin ta kėnaqin nė pushim
Bilbilat me atė zėrin e ėmbėl
Pyjet me ajėr tė pastėr
Gurgullima e ujrave tė lumenjve
Bukurinė ua shtojnė.
 

Jasmina Gjenēiqi