Nė Kala kisha - projekti ideor

 

Arsyetimi teknik
Shoqata “Don Gjon Buzuku” ka publikuar nė revistėn “Buzuku” nr. 33 tė datės 2 shtator 2010, thirrjen ndėrkombėtare pėr dėrgimin e ofertave pėr lėndėn “Hartimi i projektit ideor pėr Kishėn katedrale tė Shėn Mėrisė nė hyrjen e poshtme tė kalasė sė Ulqinit. Porositėsi ka ofruar edhe kėto tė dhėna:
Nė teren janė ruajtur themelet e dy kishave: njėra ka dimensionet 4 x 7 metra, me absidė gjysmė rrethore dhe supozohet se ėshtė ndėrtuar nė mes tė viteve 813 – 820. Kėto themele gjendėn brenda themeleve tė kishės tjetėr, me dimensione tė planimetrisė 7,53 x 18,25 metra e cila po ashtu ka absidė gjysmė rrethore. Nė bazėn e tė dhėnave historike kjo kishė ėshtė ndėrtuar mė 1251. Hulumtimet janė bėrė nė vitet 1897 dhe 1981. Nė gravurat e vjetra shihet se kisha ka pasur kambanoren.
Porositėsi ka siguruar:
1.Ekstraktin kadastral tė terrenit, 2.Ekstraktin e projektit urbanistik, 3.Inēizimin e themeleve ekzis-tuese tė objektit dhe
4.Fotokopjen e fotos sė njė gra-vure mesjetare.
Aspekti historik dhe qasja projektit
Dokumentet qė ka ofruar porositėsi, vizita nė teren dhe bisedat e zhvilluara ishin pika fillestare pėr qasjen e kėsaj detyre projektuese. Nė periudhėn e parė, tė hershme tė mesjetės , kur ndodh procesi i formimit shqiptaro-arbėresh, tė dhėnat janė tė pakta jo vetėm arkitekturore por edhe historike nė pėrgjithėsi. Atėherė edhe u ndėrtua kisha e vogėl themelet e sė cilės gjendėn brenda asaj tė madhes (shek.IX).
Nė periudhėn e dytė tė mesjetės kur realizohet uniteti i popullsisė shqiptare mė shtrirje pėrafėrsisht tė njėjta ashtu si ėshtė sot, janė tė shpeshta kishat njėnefshe si kjo e jona, mė pėrmasa tė vogla, mė planimetri drejtkėndore dhe absidė gjysmė rrethore nė anėn lindore dhe mė hyrje nė anėn perėndimore.
Por, as pėr periudhėn e dytė (shek XIII-IX) nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme pėr gjendjen e objektit nė fjalė para rrėnimit.
Nga studimet e veēanta tė monu-menteve tė trashėguara nga kjo periudhė historike, hasim nė ndikime tė forta tė arkitekturės perėndimore dhe tė kishės katolike. Janė tė shumta elementet arkitekturore romanike – gotike nė hapėsirat tona si dhe nė Dalmaci. Ashtu edhe kjo kishė ishte e punuar me mure guri tė lidhur me llaē gėlqereje qė shihet edhe prej pjesėve tė mbetura tė mureve e tė themeleve (fotot), nė pjesėt e jashtme rreshtat e gurėve tė latuar ishin me prirje horizontale; nga ajo qė ka mbetur prej kishave tė kėsaj kohe, shihet se shpatullat e dyerve, dritaret dhe qoshet e mureve, mjeshtri popullor i ka punuar me mė shumė kujdes, mė gurė tė latuar tė gjatė, qė mundė tė supozohet se edhe kėtu vlen ky rregull. Kisha ishte e mbuluar mė ēati druri dy ujėrash.
Prej gravurės mundė tė konstatohet se kambanorja fillimisht ka qenė e veēuar prej objektit tė kishės, dhe nėse mund ti besohet, atėherė kambanorja ka qenė e vendosur nė anėn veriore, pranė hyrjes nė kishė pikėrisht aty ku gjendet rruga tani. Edhe nė anėn jugore, po ashtu, nuk ka hapėsirė tė mjaftueshme pėr vendosjen e kambanores si tė veēuar. Pra, situata e tanishme e truallit, vendosja e rrugės aty ku ėshtė, nuk premton hapėsirėn e duhur pėr njė zgjedhje planimetrike tė kishės e tė kambanores ashtu si ėshtė nė gravurė.
Pra, marrė parasysh kjo qė u tha nga ana e aspektit historik, nė njė anė dhe nė anėn tjetėr, tė dhėnat qė ofron situata nė terren, ka bėrė qė gjatė hartimit tė projektit ėshtė tentuar, sa mė shumė qė ka qenė e mundur qė tė mos ketė shmangie nga veēoritė e ndėrtimit tė objekteve sakrale pėr sa i pėrket arkitekturės sė asaj kohe nė kėto troje (nė materiale dhe nė formė).
Pėr ketė arsye , ėshtė pėrvetėsuar forma planimetrike njėnefshe nė themelet ekzistuese duke iu shtuar kambanorja nė anėn perėndimore dhe duke rezultuar kėshtu njė zgjedhje simetrike nė raport me boshtin gjatėsor tė objektit. Kjo zgjedhje duket e pėlqyeshme edhe nga aspekti statik e sizmik, marrė parasysh zonėn nė tė cilėn gjendet qyteti, por edhe nga ana ekonomike, ėshtė mė e favorshme.
Ndėrtimi i mureve nga brenda dhe jashtė bėhet me gurė tė skuadruar nė forma tė zgjatura (mundėsisht). Mė shumė hollėsi do tė jepen nė projektin kryesor (pilastrat, harqet, ngjyra e gurit, madhėsia etj.)
Kisha do tė ketė pėrforcime konstruktive tė fshehura brenda mureve tė gurit (themeleve, breza horizontal dhe vertikal nga betonarmeja) tė dimensionuara sipas tė dhėnave gjeomekanike dhe sizmike.
Dyshemeja e kishės do tė jetė me pllaka guri. Lloji, forma, madhėsia e ngjyra e tyre do tė caktohet nė fazat e mė vonshme tė projektit, por insistohet qė vendi ku janė themelet e kishės sė vogėl tė dallohen nga sipėrfaqja tjetėr e dyshemesė. Dyshemeja e galerisė, korit dhe e niveleve tė kambanores ėshtė me dėrrasa bungu mė trashėsi 5 cm tė vendosur mbi tra druri tė futura nė murin e gurit me dimensione dhe pėrpunim sipas projektit definitiv. Shkallet pėr galeri dhe kambanore tė punohen po ashtu nga druri i fortė sipas kėrkesės sė projektuesit. Ēatia do tė jetė dyujore, nga konstruksioni i drurit, e dukshme e dimensionuar dhe e pėrpunuar nė tėrėsi sipas pėrshkrimit nė projektin kryesor. Mbulesa me tjegulla. Dyert dhe dritaret tė punohen prej druri i fortė ashtu si do tė jetė e precizuar nė projektin kryesor.

Projektuesi Gjon Kelmendi I.D.A