Gjergj Fishta - Gjuha shqype

 

GJUHA SHQYPE
(1902)


Porsi kanga e zogut t'verės,
Qi vallzon n'blerim tė prillit;
Porsi i ambli fllad i erės,
Qi lmon gjitė e dradofillit;
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjama e rrfes zhgjetare,
Porsi ushtima e njij termetit
Njashtu ȃ' gjuha e jonė shqiptare.
Ah! Po, ȃ' e ambėl fjala e sajė
Porsi gjumi m'nji kėrthi,1
Porsi drita plot uzdajė,2
Porsi gazi i pamashtri;3
Edhe ndihet tue kumbue
Porsi fleta e Kerubimit4
Ka' i bjen gjiellvet tue flutrue
N't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perėndisė;
Trashigim qi na la i Pari,
Trashigim s'ia len ai fmis;
Edhe atij iu thaftė, po, goja;
Qi e pėrbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
Flet e t'vetėn len mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
Shi5 prej djepit na kanė thanun,
Se asht nji Zot, qi do ta dona:
Njatė qi jetėn na ka dhanun;
Edhe shqyp na thanė se Zoti
Pėr shqyptarė Shqypnin' e fali.
Se sa t'enden stina e moti,
Do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vetė, po pik' ma para,
N'agim t'jetės kur kemi shkue
Tue ndjekė flutra nėpėr ara,
Shqyp ma s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarvet,
Kah kanė dekė pėr besė jetike,
Kah kanė dekė kta pėr dhé t't'Parvet.
Nė ketė gjuhė edhe njai Leka6,
Qi 'i rruzllim mbretnin s'ia xuni,
Qi kah binte ai, shkelte deka,
Shekllit mbarė ligjė t'randė i vuni;
Nė ketė gjuhė edhe Kastriota
U pat folė njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
Kanė me kenė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fes qi t'jini,
Gegė e toskė; Malci e qyteta,
Gjuhėn tuej kurr mos ta lini,
Mos ta lini sa t'jetė jeta,
Por pėr te gjithmonė punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhėn tuej,
Fisi i juaj, vendi e zakoni
Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej
Npėr gjuhė shqype bota mbarė
Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
Ka me u njohtė ju pėr shqyptarė:
Trima n'za sikurse jini.
Prandej, pra, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhe Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhė t'vetėn rrnoftė Shqypnija!
1.kėrthi – foshnje, 2.uzdajė – shpresė, 3.pa mashtri – pa tė keq, 4.Kerubimi – engjėlli, 5.Shi – ēe, qysh, 6.Leka – Aleksandi (Leka) i Madh.


I DBUEMI
(1909)


Lamtumirė! – vendet e mija,
Qi po zhduken dalė-kadalė;
Qimon deti, ushton duhia,
Lkundet barka valė mbi valė.
Kah njai diell, qi asht tue flakue
Andej fill un tash do t'veta...
Lamtumirė! atdhe i bekue!
Lamtumirė! pėr sa t'jet jeta!
Nesėr nade kur mbi ne
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e din sa ujė e dhé
Mue prej teje ka me m'da!
E por n'pvetsha ret' mizore,
E por n'pvetsha zogjt e detit;
Se pėr ty, moj tokė arbnore,
S'ka me m'folė ma kush mue t'shkretit...
Tjera fusha e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhė, n'tjera qytete;
Vendin tem, por, s'kam me e pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kanė me kja,
Pa u gjetė kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin, posė nji Zotit,
Tue shtektue pėr dhé tė huej,
Kanė me m'shkue ditt e motit
Sha e pėbuzun prej gjithkuej.
Kam me pasė shkretin' pėr votėr,
E pėr shtrojė tė ndezten ranė;
Kam me pasė, ulkojėn motėr,
Kam me pasė, ehu! tigren nanė...
Nana e mbetne pėr sė gjallit
Ka me m'kja, kushdi, ndo' i ditė,
Dersa motra, dekun mallit,
Kot ndo' i herė mue ka me m'pritė
Ka me i njehė, po, krushqt, e mjera,
Me i pru nanės n'shpi ni t're:
Por i vllaj, kushdi, m'atė hera
Ka me u kalbun pėr nėn dhé!
E njai dhé - ehu! kob prej qiellet!-
S'ka me kenė, jo, dheu i t'parvet,
Ku ma bukur qiella kthiellet,
Ku ma ambėl n'ghuhė t'shqyptarvet
Para Hyj't naltohet luta1,
E ku besa asht e shejtnueshme
E ku zemrat s'dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkėt janė tė madhnueshme.
Oh! ju bjeshkėt e Shqyptaris'!
Ku ma mirė shndritė dielli e hana,
E ku logu a' i bujaris!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s'kam me u harrue,
Kahdo t'm'jet gjykue me u endė:
Dersa t'muj me ligjirue,
Ju gjithmonė kam me u pėrmendė!
E ato halė2 e qepariza
Kam me i pasė ndėr mend gjithmonė,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonė...
Por, oh vaj! malet e mija,
Qe, po zhduken dalė-kadalė;
Gjimon deti, ushton duhia,
Lkundet barka valė mbi valė.
Lamtumirė, pra, bjeshkė e male!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta3 e ju gjeth hale,
E ju prroje edhe ju gurra!
Lamtumirė, ju mrize e stana!
Lamtumirė, kumbona e berr've!
Lamtumirė, ju fusha t'gjana,
Ju livadhe, ene ju djerre.
Lamtumirė ti shpija e t'parvet,
Ku ma s'parit m'agoi drita
E ku strehė u dhaēė shtektarvet
Miqt e babės edhe ku i prita
Lamtumirė, caran4 m'votėr.
Lamtumirė, ju armėt e shkreta!
Lamtumirė, ti nanė e motėr!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!...
O shtektar, m'nji vorr tė ri.
N'hassh ndo 'i herė ti, tue ndjekė shtekun,
T'ēilun n'ranė npėr ndo 'i shkreti,
Aty vetė kam me kenė dekun.
Nji kryq drunit, t'kjosha true,
Ziere e venma pėrmbi krye,
E, nemose, ti pėr mue
Lutju Hyjt'pėr shka t'kem fye.


1.luta – lutja, 2.halė-pisha, bredha; 3.breshta - pyje me bredha; 4.caran - gur katror nė votėr
Marrė prej Gjergj Fishta, Mrizi i Zanave, “Naim Frashėri”, Tiranė 1994:22, 195.

Gjergj Fishta
(23.10.1871 – 30.12.1940)