ALPET SHQIPĖTARE VUTHAJ 2011

 

Shkruan: Shaban HASANGJEKAJ

Nė fshatin Vuthaj tė komunės sė Plavės, mė 1 gusht 2011, ėshtė mbajtur manifestimi i takimeve tė pesėmbė-dhjeta gjithėpopullore kulturore-artistike, rekreativo-sportive dhe muzikore “ALPET SHQIPĖTARE VUTHAJ 2011”, tė cilat ishin impresionuese.
Dita me mot relativisht tė bukur ka mundėsuar qė nė hapėsirėn skaj bregut tė djathtė tė lumit Gėrla nė lagjen Gjonbalaj tė kėtij vendbanimi piktoresk rrėzė ujėvarės Gėrla e pėrballė Alpeve Shqiptare tė tubohen disa mijėra qytetarė nga Vuthajt, Plava e Gucia me rrethinė, nga Malėsia e Podgoricės dhe Rozhajės, nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja, nga viset e ndryshme tė Kosovės dhe Shqipėrisė Veriore si dhe shumė bashkėvendės mėrgimtarė nga diaspora dhe tė tjerė tė cilėt pushimet verore kanė ardhur t'i kalojnė nė vendlindjet e veta, tė pėrjetojnė ēaste tė kėndshme pushimi, dėfrimi dhe argėtimi nė programin e begat tė manifestimit tani mė tradicional tė gėrshetuar me pika tė larmishme tė zhanreve dhe opuseve kulturore, muzikore dhe sportive i cili ka filluar nė orėt e pasditės dhe ka vazhduar deri nė orėt e vonshme tė mbrėmjes nė atmosferė vėrtetė festive.
Me slloganin “Mirėsevini nė Alpet Shqiptare Vuthaj 2011” nėn valvitjen e flamurit kombėtar shqiptar, manifestimin e ka hapur anėtarja e Kėshillit organizativ tė OJQ-sė “Alpet Shqiptare” zonja Mirjeta Gjonbalaj, e cila ka pėrshėndetė mysafirėt e pranishėm nga trojet shqiptare, nga Shqipėria, Kosova dhe Mali i Zi ndėr tė cilėt ka veēuar praninė e vėllait tė dėshmorit tė kombit tė Kosovės Bahri Fazliu, zotėri Fahri Fazliun, koreografin e mirėnjohur tropojanė nga Shqipėria zotėri Deli Metaliajn, kryetarin e komunės sė Rahovecit tė Republikės sė Kosovės zotėri Smajl Latifin, kryetarin e komunės fqinje tė Kelmendit zotėri Gjeto Dukaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, dega nė Rozhajė, zotėri Ali Dacin, persona-litete e tjera tė jetės politike dhe shoqėrore nga komuna, Mali i Zi dhe mė gjerė, si dhe tė gjithė tė pranishmit e tjerė tė cilėt i ka falėnderuar pėr pjesėmarrje duke i njoftuar me rolin, rėndėsinė dhe qėllimet e takimeve tė kėtilla.
Manifestimi ka vazhduar me program tė larmishėm dhe tė begat kulturo-artistik e muzikor i cili ka filluar dhe ka pėrfunduar me interpretimet e kėngėve tė kėngėtarit dhe kompozitorit tė mirėnjohur shqiptarė nga Shqipėria Gėzim Nika i pėrcjellė me vallet e valltarėve tė SHKA “Maja e Karajfilit ” nga Vuthajt, pėr tė vazhduar pastaj me njė vistėr tė kėngėve, valleve dhe recitaleve tė po kėsaj shoqėrie. Prezenca dhe pjesėmarrja e kėngėta-rėve tė afirmuar dhe nė afirmim nga Kosova si: Korab Shaqiri, Avdi Gėrvalla, Bislim Mustafaj, Nazmi Fejzullahu, Ajshe Bajrami dhe Teuta Thaēi, si dhe kėngėtarėt e mirėnjohur vendas: Liridona Dedushaj-Selimaj nga Plava, Ismajl Balidemaj nga Martinajt dhe lahutari Deli Gjonbalaj nga Vuthajt. Kanė impresionuar edhe kėngėt pėrkrye krahu tė rapsodėve nga Vermoshi fqinjė i Republikės sė Shqipėrisė. Programin muzikor me pikat e veta tė ndritshme e kanė begatuar edhe anėtarėt e SHKA-ve: “Musa Shehzade” nga Gramoviku i Rahovecit, ”Bajram Curri” nga Rahoveci dhe “Jehona e Kelmendit” e Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt me interpretimet dhe ekzekutimet e kėngėve dhe valleve autoktone burimore nga Kosova dhe Shqipėria dhe nė veshjet tradicionale kombėtare kanė mahnitur tė pranishmit tė cilėt i kanė pėrshėndetur me ovacione dhe duartrokitje tė dalldisura.
Ambientin e manifestimit e kanė bėrė madhor edhe pikat e programit sportiv me disiplina tė ndryshme garuese ndėr tė cilat janė veēuar: hedhja nga krahu e gjyles ku vendin e parė e ka zėnė i riu Luan Kukaj nga Martinajt, tėrheqja e litarit ku ngadhėnjyes doli ekipi i vėllazėrisė Dedushaj nga Vuthajt, vrapimi i kuajve ku i pari nė cak ka arritur kali i tė riut nga Hoti i Plavės Rusmin Hysenaj si dhe finalja e turnirit nė futboll tė vogėl ku me rezultat 4:2 ka fituar ekipi i fshatit Martinaj ndaj atij tė Vuthajve.
Shumė aderues tė bukurive natyrore ca ēaste i kanė kaluar duke vizituar bukuritė e rralla natyrore me tė cilat begaton ky fshat ndėr tė cilat pėrmendim: Syrin e Skavkaēit, Ujvarėn Grla, Luginėn e Ropojanit dhe ca vende tė tjera atraktive tė kėtij nėnqielli rrėzė Alpeve Shqiptare.
Sponsorė tė manifestimit tė sivjetshėm pos OJQ-sė “Alpet Shqiptare” janė: Alternativa Shqiptare nė Mal tė Zi me seli nė Tuz, Fondacioni Plavė-Guci me seli nė Zvicėr dhe Komuna e Plavės.