Pranvera nė Anė tė Malit 2011

 

Shkruan Ismet Kallaba

Prej 27-29.05.2011, gjatė edicionit VIII tė manifestimit, natėn e parė, nė kuadėr tė ciklit “Ana e Malit ndėr vite”, nė Kalanė e Shasit, kanė prezantuar krijimtarinė e tyre shkrimtarėt vendas si dhe ėshtė hapur ekspozita e piktorit Agron Ujkashi. Ditėn e dytė tė janė organizuar garat nė sport, kurse ditėn e tretė ėshtė mbajtur tryeza e rrumbullakėt me temė “Mundėsitė e zhvillimit tė turizmit tė qėndru-eshėm nė Anė tė Malit” si dhe ėshtė shfaqur programi kulturo-argėtues.


Pėr tė parėn herė pas shumė kohėsh, kultura shqiptare u rikthye nė Kalanė e Shasit, me njė mbrėmje kulturore tė organizuar tė premten, nė kuadėr tė manifestimit tradicional “Pranvera nė Anė tė Malit”, qė organizohet nga Shoqata “Ora”.
Mbrėmja ka qenė e gėrshetuar me njė sėrė aktivitetesh. Nė kuadėr tė ciklit “Ana e Malit ndėr vite”, para publikut tė pranishėm, tė fascinuar nga bukuria e Kalasė sė Shasit dhe pamjet madhėshtore qė ofrohen nga ky vend, kanė prezantuar krijimtarinė e tyre krijuesit vendas, shkrimtari Asllan Bisha, poetėt Haxhi Shabani dhe Hajredin Kovaēi. Po ashtu janė lexuar pjesė nga krijimtaria e poetit Basri Ēapriqi dhe Xhevdet Landa. Pjesėmarrėsit janė dėfryer nėn tingujt e muzikės popullore vendase, qė i kanė sjellė kompozitori vendas Gėzim Gjeka, si dhe muzikantėt nga Shkodra, prof. i violinės Anton Kaftalli dhe prof. i kitarės Ares Fani.
Kėtė mbrėmje, nė mjediset e Kalasė ėshtė hapur ekspozita e piktorit Agron Ujkashi, nė tė cilėn ai ėshtė prezantuar me njė koleksion veprash tė krijuara pėrgjithėsisht gjatė kohės sė fundit, shumica portrete dhe peizazhe, ku ai shfaq dashurinė pėr vendlindjen, tė afėrmit, traditat, bashkėvendėsit e tij. Pėr veprat e ekspozuara tė Ujkashit ka folur piktori dhe kritiku i artit, Qazim Muja.
Dita e dytė e kėtij manifestimi iu kushtua sportit, ku u zhvilluan gara nė vrapim, turneu nė ping pong, shah, volejboll dhe futboll.
Tė dielėn, nė restorantin “Shas”, nė bashkėpunim me Organizatėn Turistike tė Ulqinit, ėshtė mbajtur tryeza e rrumbullakėt me temė “Mundėsitė e zhvillimit tė turizmit tė qėndrueshėm nė Anė tė Malit”.
Ligjėratėn hyrėse me titull “Vlerat natyrore dhe historiko – kulturore tė Anės sė Malit dhe mundėsia e shfrytėzimit turistik tė tyre” e ka mbajtur mr. Nexhat Avdiu.
Pjesėmarrėsit e tryezės kanė evidentuar potencialet turistike tė Anės sė Malit, problemet ekzistuese nė kėtė fushė, kanė dhėnė propozime konkrete pėr zhvillimin e turizmit nė kėtė zonė.
Pjesa qendrore e manifestimit ėshtė mbajtur tė dielėn pasdite nė stadiumin e Shasit, ku ėshtė shfaqur njė program kulturo-artistik i pėrbėrė me muzikė, kėngė, lojėra popullore, ushqim tradicional. Pėrveē kėngėtarėve vendas, nė program kanė marrė pjesė edhe mysafirėt, kėngėtari Hajro Pepa nga Shkodra, SHKA “Liria” nga Mileshi, grupi humoristik “Thumbi”, grupi i valleve i nxėnėsve nga Oblika e Anės sė Malit.