Agron Ujkashi – ekspozitė pikturash

 

Qazim Muja*

Interesimi i Agron Ujkashit pėr botėn materiale, pėr natyrėn dhe njėkohėsisht pėr figurėn njerėzore, si shfaqje tematike e njė kėrkimi vizual nė artin e tij, ėshtė pėrshkuar nga pėrjetime suptile figurative tė cilat, tė modeluara nė mėnyrė stilistike tė figurshme dhe me atritube lirike, nga njėra anė synojnė tė bėhen temė kryesore e preokupimit tė tij dhe nga ana tjetėr lėndė e pėrjetimit artistik si frymėzim i pėrhershėm dhe i pashtershėm.
Rruga e tij drejt pikturės ėshtė nė tė vėrtetė njė proces arketipor i shndėrrimit tė imazheve nė njė harmoni tė formės dhe dritės, nė shfaqjet qė, siē ndodhė zakonisht nė fillin e krijimtarisė sė ēdo krijuesi, mė tepėr i nėnshtrohen pėrshtypjeve tė jashtme sesa pėrjetimit tė brendshėm. Pra, motivet nė tė cilat dominojnė pejsazhet apo portretet, qė tė dyja me pretendime asociative dhe saktėsi modelimi, paraqesin burimin nga i cili piktori, me fuqinė e sensibilitetit krijues dhe shkathtėsinė prej koloristi do tė pasurojė veprat e tija artistike.
Dashuria ndaj natyrės dhe njerėzve nga ambienti i tij, ndjeshmėria ndaj hapėsirės dhe atmosferės si syzhe i fisnikėruar, si dhe vėnia e drejtpeshimit nė mes plasticitetit dhe tingullit koloristik tė ngjyrės, tė dominuara nga bluja dhe okeri pastuoz, bėhen bazė shprehėse e lirizmit poetik tė Ujkashit. Ky ambient, kėta njerėz, kjo hapėsirė, me monumentalitetin e tyre, zėnė vendin kryesor nė ekspozitė, dhe njėkohėsisht, ndonjėra prej kėtyre veprave bėhen me vlerė edhe municioze, (siē ėshtė edhe vet ambienti ku po ekspozohen kėto vepra) ngase nė to ruhen vlerat nga e kaluara e kėtij nėnqielli (Kalaja e Ulqinit, Shasi i Vjetėr, portretet, skulptura me veshje kombėtare), e qė nė ditėt tona gjithnjė e mė tepėr po mbesin relikte muzeore.
Njė sferė tė veēantė tė interesimit artistik tė Ujkashit paraqesin edhe portretet qė nė mėnyrė konstante tek ai do tė vijnė si njė provokim specifik. Pėrmes portretit ai do tė zbulohet si njė krijues i cili nė mėnyrė tė suksesshme arrin tė realizojė nė pėlhurė gjithė ngrohtėsinė e ndjenjave humane qė ai vendos nė transrelacion me persona-zhin e portretizuar dhe tė cilėn, me tėrė karakterin dhe botėn e tij tė brendshme, fuqishėm e pėrcjell edhe tek shikuesi. Kėto janė tė njohurit e autorit, ato personazhet e pėrditshmėrisė qė i takojmė nė jetėn tonė.
Me fuqinė e artikulimit figurativ tė shfaqjeve nga bota reale nė forma artistike, Ujkashi na vėrteton se njė krijues serioz ēdo motiv prozaik, me shprehjen individuale artistike, mund ta transponojė nė vepėr arti me vlera estetike universale. Nė tėrė opusin e tij artistik nė mėnyrė konstante vėrehet synimi i tij drejt kėtij imperativi, drejt njė sistemit tė vet gjuhėsor pėr tė krijuar vlera autentike dhe nė kėtė mėnyrė tė nis rrugėn e origjinalitetit individual.
Nė fund, pėr artdashėsit, dua tė theksoj se nė konceptimin e kėsaj ekspozite pėr bazė janė marrė kryekėput punimet qė pėr tematikė kanė realitetin e kėtij ambienti, dhe duhet tė shėnojė edhe fundin e njė kapitulli, sepse piktori Ujkashi tani mė ka hyrė edhe nė trajtimin e artit kontemporan, tė pejsazhit abstrakt ekspresiv, tė asaj shprehjes universale, qė padyshim do tė jetė edhe hapi i parė drejtė fazės sė pjekurisė nė artin e tij.
*Fjala me rastin e hapjes sė ekspozitės sė Agron Ujkashit nė Kalanė e Shasit mė 27.05.2011.