Krajė - FESTA E VERĖS 2011

Shkruan Ali Gjeēbritaj

Manifestimi nisi mė 2 korrik dhe pėrfundoi me sukses mė 19 korrik. Ishte ky edicioni i 19 i manifestimit nė Krajė. Kulmi u arrit nė mbrėmjen qendrore ku morėn pjesė mijėra vetė nga tė gjitha anėt.

Edicioni i nėntėmbėdhjetė i manifestimit tė sivjetshėm “Festa e verės 2011” – Ditėt e kulturės dhe tė sportit nė Krajė nisen me 2 korrik me pėrurimin e librit me krijime letrare tė katėr autoreve tė reja Esmeralda Lekperi, Jasmine Gjenēiq, Medina Cura, dhe Teuta Gjeēbritaj, anėtare tė seksionit letrar “Gjon Buzuku” tė shkollės sė Krajės. Pėrndryshe autoret nė fjalė janė nxėnėse nė Qendrėn shkollore nė Ulqin dhe nė Shkodėr. Kėtė eveniment kulturor, tė rrallė tė kėtij lloji nė Krajė, e nderuan me pjesėmarrjen e tyre personalitete tė artit dhe kulturės jo vetėm nga Kraja por edhe nga Ulqini, Ana e Malit, Tivari e Shkodra. Reth librit foli redaktori, autor i kėtij shkrimi, njėherė edhe bartės i projektit nė fjalė dhe udhėheqėsja e seksionit letrar Aishe Gjeēbritaj. Autorėt e reja para publikut artdashės lexuan pjesė nga krijimet e veta.
Nata e dytė po ashtu me karakter kulturor ishte ajo e 10 korrikut kur u lexuan poezi tė autorėve shqiptar nga recituesit e grupit letrar dhe u shfaq njė fragment i dramės “Parajsi i humbur” nga Myrtaza Peza, luajtur pėr mrekulli nga grupi i dramės sė shkollės. Kėnaqėsi e posaēme qė e karakterizoi kėtė natė ishte edhe ekspozita e punime figurative tė piktorėve tė rinj. Peizazhet, grafikėt, mozaikėt, portretet e tė tjerė, hedhur nė telajo nga piktorėt e rinj me bukurinė e vet i mahniten dashamirėt e artit pamor. Ishin ekspozuar dhe e fotografi shkrepur nga fotografė amator nė sfondin e tė cilave mbizotėron pamje tė llojeve tė ndryshme tė ambientit tė virgjėr tė Krajės. E gjithė kjo, siē u pa ishte nė shėrbim tė ruajtjes sė mjedisit jetėsor e qė ka tė bej me sensibilizimin e opinionit nė ruajtjen e kėtij mjedisi tė pastėr ekologjik.
Fundjava e dytė e korrikut, gjegjėsisht me 15 dhe 16 korrik Organizatori e kishte planifikua pėr mbajtjen e aktiviteteve sportive. Pikėrisht nė kėtė kohė u mbajtė faza pėrfundimtare e ligės sė Krajės nė futboll tė vogėl. Edhe kėtė vit si edhe njė vit mė parė vendin e parė e zuri Martiqi, tė dytin Ostrosi ndėrsa vendi i tretė i takoi Arbneshit. Duhet theksuar se nė kėtė ngjarje sportive morėn pjesė edhe ekipe jashtė Krajės, kėshtu qė aktivitet sportive kėtu i tejkaluan suazat lokale.
Edhe kėsaj here bjeshkatarėt, nuk patėn mundėsi tė dalin nė Rumi pėr arsye tashmė tė njohura. Kujtojmė se qė nga 18 qershori i 2005 nė Majė tė Rumisė Kisha Ortodokse Serbe ka venė objektin e metaltė atje dhe e ka uzurpuar majėn e bjeshkės.
Edhe njėherė siē kemi bėrė vite me radhė energjikisht kėrkojmė nga Qeveria e Malit tė Zi si dhe nga tė gjitha strukturat shtetėrore dhe vendore qė tė lirojnė majėn e Rumisė nga uzurpimet e paskrupullta tė Kishės Ortodokse Serbe. Njėherit tė lirohen edhe kishat nėpėr ishujt e liqenit tė Shkodrės nga pėrvetėsimet e Kishės Ortodokse Serbe dhe tė njėjtat tė jenė nė shėrbim tė vizitave tė qytetarėve dhe tė turistėve. Ėshtė kjo kėrkesė e manifestuesve e cila pėrsėritėt vite me radhė nga ky vend.
Kulmi i manifestimit tė sivjetshėm u arrit tė martėn nė mbrėmje mė 19 korrik me mbrėmjen qendrore tė “Festės sė verės 2011” nė Krajė. Me mijėra qytetarė nga viset e ndryshme kishin ardhur nė Ostros, ku u mbajt manifestimi. Terrenet sportive tė shkollės ishin mbushur pėrplot me manifestues tė shumtė. Kishin ardhur nga Shkodra, Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Malėsia, Rozhaja, Plava e Gucia, shumė qytetarė nga Kosova qė pushimet verore i kalojnė nė bregdetin e Ulqinit e Tivarit etj. Nderuan me pjesėmarrjen e tyre personalitete tė jetės shoqėrore, arsimore, artistike e shkencore. Ndėr tė tjerė deputeti Mehmet Bardhi, kryetari i KNSH nė Malin e Zi ,Tahir Tahiri, profesor doktor Simė Gjon Dobreci, Profesor Doktor Tahir Arbneshi, profesor i Universiteti tė Prishtinės e tj. Pjesėmarrja masive e mėrgimtarėve jo vetėm nga Kraja por edhe nga trevat tjera e bėnė manifes-timin e Krajės edhe mė madhėshtor. Organizatori edhe kėsaj radhe ka pasur parasysh kėtė dhe manifestimin e ka ē'vendosur nė korrik atėherė kur mėrgimtarėt e shumtė vijnė pėr pushime nė vendlindje. Pėrndryshe manifestimi i Krajės duhet tė mbahet tė shtunėn e dytė tė muajit qershor, atėherė kur edhe fillon stina e verės.
Vallet e bukura luajtur nga vallėtarėt e shkathėta tė shkollės, pastaj nga valltaret shkodrane pėrgatitur nga Aldo Nika si dhe vallja “Kushtrimi i lirisė” luajtur nga valltarėt e SHKA “Liria” nga Mileshi ishin padyshim pjesa mė a arritur e mbrėmjes. Pasoi kėnga e bukur shqipe, kėnduar nga kėngėtarė e tė gjitha viset shqiptare. Parakaluan nė skenė Myzafer Koliqi, Gėzim Salaj, Vesel Pelinku, Blerim Marshiqi, Jasmin Nika, Ramazan Islami, Ismet Aloshi, Sead Asllani e shumė tė tjerė. Kėnga dhe vallja nuk u ndal deri nė orėt e vona tė natės. Organizatori edhe kėsaj here gostiti tė pranishmit me ushqime tradicionale tė trevės.
Nė fund duhet tė theksohet se Projektin e kėtij manifestimi e bėri Kėshilli Nacional i Shqiptarėve nė Malin e Zi, sponzoruesi kryesor, pasi qė projekti nė fjalė kaloi nė Fondin pėr pakica. Donatorė tė tjerė ishin Komuna e Tivarit, Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi, Shoqata atdhetare “Kraja” me seli nė New-York, Komunalja Tivar, Ujėsjellėsi Tivar, “Beni comerc” Tivar, “ANB” Tivar, “Rapex” Tivar, “Mimoza” Ostros, Piceria Papilon Ulqin, Muharrem Muēaj, Hajredin Berjashi, Jenuz Gjeēbritaj etj.
Me kėtė realizim tė Projektit “Festa e verės 2011” – Ditėt e kulturės dhe tė sportit nė Krajė u arrit qėllimi i realizimit tė projektit. Kujtojmė se pėr qellim Projekti nė fjalė ka pasur: Ruajtjen dhe kultivimin e traditės kulturore nė Krajė, pėrparimin dhe ruajtjen e identitetit kombėtar, zhvillimin e jetės kulturore dhe sportive, kultivimin dhe trashėgiminė kulturore tė popullit shqiptar etj. Nė kėtė manifestim kjo u arrit plotėsisht pėrmes katėr aktiviteteve tė pėrshkruara mė lartė.
Krajė, mė 19.07.2011


Hajrullah Koliqi

E shenjta Rumi

Kujtoj ku-VENDIN e Hyjit
Dhe borėn time tė parė
Brezat qė shtat i dhanė
Pėrmendores sė gjallė.

Mbretėresha e bjeshkėve
Me Diellin – n'dashuri
'Giatė'1 ia thonte Mrika
Te mrizi mbi Vėrri.

Peshė i ēonte zemrat
Kėnga e lartėsisė
Zanat sillnin valle
Me krajt2 e Nėnrumisė.

Kavili, devesili3
Banieri4 i Perėndisė
Ora e maleve tė Krajės
Shpirti i Shėn Mėrisė.

Heu! Mefistofelėt5
Kapo6 – Amfillohi
Futė na e bėnė t'bardhėn
Tė shenjtėn Rumi.

Zgjohu Polifem7, ē'pret
Dhe, ju o re tė larta
Sveta Trijica – via8
Ave Rumia sacra!9

1 Llojė e tė kėnduarit nė Krajė, tė kėnduarit maje krahut.
2 Krajt - kreshnikėt
3 Kavili, devesili – bimė mali pėr zbukurim.
4 Banieri – flamur pagan me gjethe e lule tė njoma.
5 Mefistofelėt – njerėzit qė mendojnė dhe punojnė keq.
6 Kapo – prijėsi.
7 Polifemi – ciklopi mė i famshėm mitologjik.
8 Trinia e Shenjtė - tė flaket.
9 Jetė tė gjatė e Shenjta Rumi!