SHESTANASIT e KRANJANĖT - ēka janė

 

Shoqata “Don GJON BUZUKU” n'Ulqin n'bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve Albanologjike n'Tiranė, dhe me Komunėn e Ulqinit, organizoi kuvenin e dijetarve “Kraja me veēantitė Shestanase gjatė shekujve” * n'Ulqin mė 7 dhe 8 tetor 2011.
Programi i festimit dhe kuveni i dijetarėve pati pėr qillim me vėrtetue me dokumente, qi KRANJANĖT e SHESTANASIT janė shqyptar, dhe, qi aj popull gjithmonė, pej se isht krijue bota, ka jetue n'faqen e malit Rumi, n'jug-prenim t'Liqenit t'Shkodėrs
Qi SHESTANASIT e KRANJANĖT janė shqyptar e vėrtetojnė 1.gjuha shqype qi jav kanė lanė t'partė, 2.kangėt e shumta popullore, 3.than'jet popullore dhe fjalėt e urta t'shumta, t'gjidha kta n'gjuhėn shqype, 4.toponimet e shumta krye-sisht n'gjuhėn shqype, 5.si dhe emnat e njerzve qi i kishin deri tash vonė si t'gjidhė shqyp-tarėt. Kta fakte e vėrtetojnė qi KRANJANĖT dhe SHESTA-NASIT janė Shqyptar.
Po i pėrmenim vetėm disa adete, besime e simbole t'KRANJANVE dhe t'SHES-TANASVE, qi janė shum t'moēme: 1.Vishja karakte-ristike e SHESTANASVE dhe e KRANJANVE isht e bardhė, 2.Vallja, ku valltarėt krijojnė nji kunorė t'pa kputun, 3.Carani – nji gurė katėrqosh n'votėr i pshtetun pėr mur e kishte ēdo shpi shestanase, 4.Adetin me'j shti n'gojė t'dekunit nji pare metalike; Shestanasit thonė: duhet me pague kalimin n'dynja tjetėr, 5.Adetin pėr dazėm t'djalit me pre muzatin, dhe 6.po ashtu pėr dazėm t'djalit, me falė dashin (pėr fėrlik, fėrlig).
7.Ktu isht edhe besimi pėr gjarpnin; thuhet edhe sot: 'gjarpni ruen shpinė'. Kyj besim pėr gjarpnin dishmohet me shenja, simbole t'gjarpnit n'murin e kishs n'Ljare dhe n'rrasė t'vorrit para kishs n'Lukiq, Shestani Nalt. Me grupin studjues t'Qendrės sė Studimeve Albanologjike tė Tiranės, mė 16 qershor 2011, pamė simbolin e gjarpnit edhe n'Thtjan, n'murin e shpisė, ku ka lé Dr Ahmet Maraj (tash n’Ulqin).
T'gjidha kta adete, besime e simbole janė tė moēme ma shum se 2000 vjet. Ata janė simbole ILIRE, shkruen Aleksandar Stipēeviqi. T'gjidha e kanė ransinė e vet. Por besimi pėr gjarpnin, simboli i gjarpnit isht ma i ransishmi. Stipēeviqi thotė:.. ai isht simbol autokton, qi isht krijue nė trojet ILIRE. Gjarpni isht simbol edhe i Eskulapit, zotit tė medicinės me emėn ILIR. Ket simbol e neron krejt Bota, aj isht sot simbol i mjeksisė, simbol i medicins nė gjidh Botėn.
Ktu mujmė me pėrmen edhe 8.djeg'jen e buzmit nji natė para Kshellash, si dhe adetin 9.me ēue banirin (nji flamur natyror) n'mee t'nji kodrs ose t'nji malit. T'partė tonė SHESTANAS e KRANJANĖ i ruejten deri sot kta besime, adete e simbole ILIRE, me ēka e vėrtetuen qi janė stėrnipat e stėrmesat e ILIRĖVE, qi gjaku i ILIRVE rrjedh nėpėr denjtė e tyne, qi gjithmonė kanė jetue n'kta troje. Pra, t'gjidha dokumen-tet flasin: na KRANJANĖT dhe SHESTANASIT jena shqiptarė dhe na jena popull autokton n'Mal t'Zi.
Kena rranxė tė thellė me mija vjet nė histori. Mos t'thona: nuk jena Shqiptar, se rrejmė vetveten dhe hupim rranxėn e vet, por duhet t'burrnohena qi jena shqiptar shestanas, duhet t'burrnohena qi jena shqiptar kranjanė; duhet t'burrnohena me rranxėn tonė ILIRE, duhet t'burrnohena me t'parėt tonė qi diten t'i ruejnė adetet e t'parve, qi diten ta ruejnė gjuhėn shqype tė nanave tona.
Unė besonj qi, gjuhėn tonė, gjuhėn shqype t'nanave tona kena me kjenė t'zott me jav lanė brezave t'ri, thmive tonė.
Qe ēka thotė Aleksandar Stipčevići, kur flet pėr Arbanasin e Zadėrs:... n'Arbėnesh (pra, n'Arbanas) un kur vij foli veē arbėrisht (shqyp) me motrėn, me gjill kėta arbėnesh... nė Arbėnesh tash e kemi ni školl nė bibliotekė... kursin pėr me sua arbėnisht. Gjill pėrher janė katėrlletė a peslletė qė vinė me nie, qė dojnė me sua arbėnisht. Ashtu se unė mendoj se nuk ko mu harrua fėrk kjo gju, se kėta tė ri dojnė me sua arbėnisht. E di ... ka me sua e ko me mbet, jo vetėm pėr tash por edhe pėr 100-200 vjet, ka mu fol elle pak arbėnisht.
Po bahen 300 vjet e ARBANASIT nuk po e harrojnė gjuhėn e t'parve qi e prunė pej katuneve shestanase. E na, jo vetėm Shestanas e Kranjanė, por edhe Anamalas, sa po ulena n'Tivar, po e hupim gjuhėn e vet, po i hupim t'partė e vet. Shemulli i Arbanasit na thotė: Mos e harroni gjuhėn e t'parve, mos e hupni rranxėn e vet!
*Fjala e Simė Gjon Dobrecit nė gjuhėn shestanase tė Ljares, nė mbrėmjen e hapjes sė manifestimit mė 7 tetor 2011.