Vasilije Lukiqi - kush ishte

N'librin VIR-BAR-ULCINJ,Vasilije Lukiqi kó shkruo pėr veti; s'pari shkruon kshtu: Bio sam učesnik NORa od 13 julla na Vir-Pazar 1941 godine1. N'atė ditė n'Virė nuk ka kjenė asnjė Shestanas, asnjāni nuk ka kjenė atėherė n'Partinė Komuniste Jugosllave (PKJ). Pėrveē ktij levdimi, shkruon se kó kjenė aktivist pėr formimin e PKJ-ės n'Draēevicė: U formiranju narodne vlasti u Šestane i u Krajini2 dhe shum lėvdime tjera. Masi kena kjenė kojshi, e di mirė kush ka kjenė Vasilije Lukiqi. Aj n'atė kohė mė 1941 asht Vasi Pjetrit Macit Zoges, kó jetuó n'Pecaj (Draēevicė). I jat'i Vasit, Pjetri Macit Zoges kó kjenė i vetmi Shestanas, qi asht bashkuó me Bjellashat Serb pej Cėrmicet, tė cilltė mė 1918 n'Shestan kanė plaēkitė dhe* d'jegė shum shpija. Bjellashat e kanė vu Pjetrin t'parė n'opshtinėn (komunėn) e Kranjės. E ama e Vasit kó kjenė pej Pekonjsh, asht martuo me petka shestanjane, dhe me ta ka dekė. Pej 1941 e deri n'marim tė 1942, Vasi nuk asht nije pėr s'gjalli si njeri qi mirret me politikė. N'dhetuer mė 1942, partizantė e Cėrmicės kanė filluo me ardhė n'Pecaj, s'pari te Gojkoja'j Gjurs Pers, se aj e kó pasė gruon pej Selcet t'familjes Orllandiq (te Gojkoja kanė ardhė si te zetoja, dhėndri). Mėnjiherė n'Pecaj kanė formuo narodni odbor (kėshillin popullor) me Gojkon e Gjurs Pers, Vasin e Pjetrit Macit Zoges, Anrinė e Macit Gjurs dhe Jovin e Vuks. Ēe atėherė, Vasi ka filluo me agituo NORin, partinė komuniste dhe sidomos Stalinin e Rusinė. Filloj me thānė qi Rusija e komunizmi do ta marrin Botėn. Nuk kam harruo ē'farė agjitimi bānte: N'Evropė s'kó me pasė kufij, nuk kó me pasė klasa – fukara e zenjin, t'gjidhė barabar, puntori si direktori, t'gjidhė kanė me hangėr njėsoj pej nji kazanit. Masi gjikush kó me kjenė i knaqun, s'kó me pasė ushtri, byle as polici. Ke me mujtė me shkuo kah tė duosh, s'ke me paguo as ferrovinė (trenin) e as autobusin, t'gjidha i paguan dėrzhava (shteti). Me gjidhė qi Vasi propagonte PKJėn, aj atėherė nuk ishte n'parti. N'dhetuer 1943, Vasin e kanė marrė n'parti (i pari Shestanas). Me gjidh atė propagandė qi bante, asnjė shestanas nuk shkoj n'luthtė. N'qershor 1944, n'Peconj ashtė formuo organizata e SKOJit (Lidhja e Rinisė Komuniste Jugosllave). N'marim t'shtatorit 1944, janė t'partė 7 djelmosha Pecanjor, qi kanė shkuo partizanė (4 ishin nė SKOJ, e 3 jo). Aj shkruan edhe si 'asht lidhė me partizanė shqyptar,Vasil Shanton e Sadik Bekteshin, tė cilltė i ka pru nė Peconj, qi t'i lidhin me partizanė jugosllav. N'Shestan e Kranjė ka formuo kėshillat e tjera'. Partizanėt e nisin Vasin n'Shkodėr me u lidhė me ata dy shqyptar. Taljantė e kapin dhe e ēojnė n'burg n'Tiranė. Mas do kohet vjen haberi pėr Vasin qi asht n'burg. Me'j rā shkurt, Leka'j Macit Kols, kryetar i Komitetit t'Zonės Neutrale t'Shestanit, shkon nė Shkodėr e u thotė qė asht pej Shestanit dhe kėrkon me e liruo, garanton pėr Vasin qi s'asht as partizan e as komunist. E lirojnė Vasin, i cili u bo mā vonė Vasilije Lukiq. Peconjt moren hov t'madh, u thonjin - Moska e vogėl. N'maj 1943, nji komandant ēetniksh – Gojniqi, n'Vir merr 15 djelmoēa ēetnik t'armatosun me pushkomitraleza, armatim; merr me veti nji oficer Taljan; shkojnė n'Shestan me d'jegė Peconjt. Thonjin qi aty kā partizanė e komunista. Nė kufi t'Shestanit i diktojnė, menjėherė e bājnė me ditė Lekėn e Macit Kols. Aj merr me veti vllanė Preēin, Palėn e Preēit (aj ko folė mirė taljanēe) dhe Pjetrin e Niks dhe u dalin ēetnikve pėrpara pėrmi Pecanj. I nalojnė e i dvesin: Ku jini nisė, a e dini se ktu asht Zona Neutrale, e ju nuk kini t'nreqtė me ardhė ktu. Sa po flitnin me ēetnikėt, j'arriten shestanas pej Bujgrit, Gjuraēit, bile edhe do pej Muriqit Nalt. Zunė ven pėrmi ēetnikė tė gatshėm pėr ēdo nevojė. Ēetnikėt dhe oficeri Taljan u shqetsuon. Oficeri e dveten Lekėn: Kush janė kta? Leka u pėrgjigj: Kta janė djelmoshat e mi, kto armė na'j kanė dhanė Taljantė. Me 1918, t'partė e ktyne ēetnikve, Bjellasha Serb, na kanė d'jegė shum shpija e na kanė plaēkit. Na kena kėrkuo armė se jena tremė mos t'na vinė prapė. Pej nesh nuk asht vra asnji Taljan, nė Zonen tonė nuk kena asnji partizan. Kta burra qi janė me ju ktu kanė nė Cėrnicė 50% partizanė, qi u kanė vra juve nė Vir e Bėrrēelė. Leka i kthehet Gojniqit: Unė ktu nuk kam as partizan as komunista. Unė garantonj pėr Shestan, e ti nji po do me luftuo, ke ku me luftuo n'Cėrnicė. Pra, u kshillonj shkoni kah kini ardhė. Ata trimat e Peconjve me Vasilije Lukiqin kapnjen birat e iknjen pej shpijash.
N'gjykimin e Leks Macit Kols-Perkolaj, Vuks Pjetrit dhe Gjonit Zefit (tė dy Malaj), ka kjenė edhe Vasilije Lukqi, por jo me folė tė nreqtėn. Komunistėt e Peconjve, n'krye me Vasilijen bājnė t'mrapshtėn. Unė n'atė kohė nuk kam kjenė nė Shestan, por nė gjyq ka kjenė vllaji jem Zefi. Kam pasė nji shkrim nė revistėn BUZUKU: Kryetari i gjyqit Gjukanoviq e thrret Zefin dhe i thotė:'Unė e kam lexuo vendimin e tatės tuoj, por denimin me dekje e ko pru PARTIJA. Tata i juoj asht i pafajshėm, Shestani e Cėrmica isht lypė me'j ba pėrmendore n'Vir-Pazar. Aj jo vetėm se ko pshtuo Shestanin, por edhe Cėrmicėn. Unė kam me punuo qi ket njeri pa faj ta pshtonj'. I nep t'bāmė gati nji letėr, e i thotė: 'Le t'shkruhen nja 50 burra shestanas e ma bjerė muo ta nisinj n'Beograd.
Komunistėt Pecanjorė, qi n'atė kohė ishin Vasi (Vasilije), Gojkoja, Andrija e Nikolla i Stjeps, e bājnė me ditė Komitetin nė Tivar qi Zefi ka mledhė 280 nėnshkrime pėr pshtimin e Leks. Nji ditė para se tė shkonje pėr Cetinjė, Zefin e marrin dhe e ēojnė nė Komitet tė Tivarit, ku ja marrin letrėn dhe i thonė qi do ta burgosin edhe atė. Kta 'luftarė' qi pėrmena shkojnė derė pėr derė me nji letėr e u thonė: 'Duhet me shkruo se Leka ka kjenė anmik i popullit. I mledhen deri 30 nėnshkrime; nė krye tė letres shkruajnė: Dole potpisani traže smrtnu kaznu za Leku (tė nėnshkruam poshtė kėrkojnė dėnim me dekje pėr Lekėn). Ata qi Leka i pshtoj, ata e gjykuon pėr dekje.
Mas ēlirimit, Vasilijen e ēojnė me punė n'Podgoricė. Mė 1948 Vasilija man anėn e Rusisė e tė Stalinit. Atė e burgosin si informbyroist, qinron 5 vjet n'Goli Otok. Me Vasilien nuk jam pa deri mė 1967. Masi kam pasė marak me u tokuo me te, atėherė me rā rasti me u pā me te nė Cetinjė te Don Pjetri. Sā kā kjenė Vasilija nė burg, i ka dekė e shoqja n'Cetinjė, ai kish marrė pėr gruo nji vejushė, e cilla e kish pasė burrin ēetnik qi e kishin vra partizanėt. Aj idealist i komunizmit, ishte bā kunėrshtar; kjesh i gatshėm t'gjidha me ja pėrmen, por aj ja filloj vetė.
-Kena kjenė qorra, kena punuo punė t'kqija. Nji ma i madhi gabim ka kjenė - kena vra ma t'madhin mik, Lekėn e Macit, kena punuo ēka na ka urdhnuo Partija. Unė e kam paguo boll mirė, 4 vjet e gjysė n'Goli Otok. Mas luthtės, komunistėt kanė vra me mija gjin pa faj, me qina komunistė luthtarė, komunisti ka vra shokun komunist qi bashkė kanė luftuo 4 vjet. Tė gjidh komunistė t'moēėm, shum sish oficerė t'naltė qi kanė majtė kah Rusija. Thonte Gjoni Zefit: Mos t'kenshin Peconjt, po maronte Rusi. Edhe dy tjerė Pecanjorė kanė kjenė n'Goli Otok si informbyroistė.
*Shestanasit nė vend dh pėrdorin ll. Shestanasit – shqiptarė me banim ose me rranxė nė Shestan, Pinē, Ljare, Brisk ose Thtjan (pjesa perėndimore e Kranjės, nė jug-perėndim tė Liqenit tė Shkodrės, rrethi i Tivarit).
1.Kam marrė pjesė nė Luftėn Popullore Ēlirimtare prej 13 korrikut nė Vir-Pazar mė 1941). 2.Nė formimin e pushtetit popullor nė Shestan e Kranjė.
Shkruan Gjergji Leks Macit Kols-Perkolonj (26.08.1926-), Shestanas, Te-Pleva, Fusha e Tivarit; mė 11.02.2011.