Atdhetar i devotshėm dhe bamirės i ndershėm

 

Pashko Nikollė Gjokaj 
(10 prill 1944 - 12 shtator 2006)

Pashko Nikollė GjokajPopulli ynė gjithmonė ka thėnė: Ai qė i ka shėrbyer kombit tė vet nuk ka vdekur, por ka le. Pikėrisht i kėtillė ishte bashkėvendėsi im Pashko Nikollė Gjokaj (1944-2006), mėrgimtari i njohur shqiptar (malėsor) nė Nju-Jork, i cili gjithė jetėn e tij nga Amerika e largėt me pėrkushtim dhe devotshmėri i doli zot popullit tė vet. Veprimtaria e tij patriotike ėshtė e hershme dhe mjaft e pasur. Ishte ndėr tė parėt mėrgimtarė shqiptar qė ngriti zėrin e tij nė shumė demonstrata nė Nju-Jork, Ēikago, Detroid e qytete tjera nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės. Ai bashkė me disa patriotė tė tjerė shqiptar, kur regjimi i Millosheviqit filloi luftėn okupuese nė Kosovė, nuk hezitoi tė ndihmojė financiarisht yjet e lirisė- ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt me krenari do ta mbajnė mend emrin e tij. Ky atdhetar i devotshėm nga Zogajt e Ulqinit, me prejardhje nga Trieshi - Malėsi e Ma-dhe, i cili emigroi nė Amerikė nė vitin 1969, ka ndihmuar Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės rreth 200 mijė dollarė ame-rikanė. Veē kėsaj ai bashkė me bashkė-shorten e tij Filen disa herė ka vizituar Kosovėn (Shtabin e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės) nė kohėn kur ajo po digjej flakė nga bombardimet e regjimit brutal dhe tė pamėshirshėm serb. Ky patriot ka kontribuar dukshėm edhe nė aspe-ktin humanitar. Nė rolin e kryetarit tė Kėshillit pėr ndėrtimin e Shtatores sė Nėnė Terezės nė Ulqin pėr Nju-Jork nga buxheti i tij familjar ka ndarė 24 mijė dollarė amerikanė. Pėr ndėrtimin e Kishės sė re tė Shtojit ka dhėnė 5 mijė dollarė. Ka sponsoruar monografinė pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi me titull “Njė cep tė Ilirisė”, pėr tė cilėn ka dhėnė 30 mijė dollarė. Ka ndihmuar dhjetėra familje tė varfra shqiptare, jo vetėm nga trevat shqiptare nė Mal tė Zi, por edhe nga Kosova, Shqipėria dhe Ma-qedonia. Nė shtėpinė e tij nė Nju-Jork me vite tė tėra janė strehuar dhe ushqyer dhjetėra shqiptarė nė nevojė, tė cilėve Pashku u ka ndihmuar nė punėsim dhe shkollim. Dashuria e madhe ndaj vendlindjes, ndaj popullit tė vet, ndaj tokės dhe figurave shqiptare i kanė dhėnė kuptim jetės sė kėtij njeriu tė mirė. 
Gjekė Gjonaj

 


Shestanasi nė 'Titanik'*

 

Gati gjikush ka nije pėr mytjen e 'Titanikut', por rrallėkush e di qi nji shqyptar pej Shestanit e ka pėrjetuo ket katastrofė. Kyj ishte Preē'i Gjoks Nils Vuks-Gjuraj, pej Gjuraēit, Shestani Posht, rrethi i Tivarit (faqja veriore e bjeshkės Rumi, ndėrmjet Liqenit tė Shkodrės dhe Detit Adriatik). Preēi 16 vjeēar, si shum shestanas tjerė, n'atė kohė shkon n'Stamoll, Turki. E merr nė punė nji zenjin higliz, ku punonte si baēevan. Mirpo, si i zgjuot dhe i zoti puns qi ishte, aj ma tepėr i bante shoqni djalit t'zotnisė, i cilli ishte n'moshėn e Preēit.
N'atė kohė n'Higliterė u punuo nji vapor shum i madh. Pėrveē odave pėr fjetje, vapori kishte restoranta, salla pėr lojna, kinema, bazena me u la. Kyj vapor, qi u quojt 'Titanik', do ta shpej-tonte rrugėn pej Evropet pėr Amerikė.
Mė 1912, u caktuo dita kurė kyj vapor do t'niset pej Londret pėr Amerikė. Shum zenjina miliardera kanė kjenė tė interesuom me udhtuo me ket vapor. Njani pej ktyne ishte edhe zotnia'j Preēit, i cilli shkon pėr Londėr bashkė me t'shoqen, me djalin dhe vajzėn e vogėl. Zotnia me veti merr edhe Preēin, t'cillin e donte shum. 
N'atė kohė thuhej se kti vaporit kaq t'madh s'kanė ē'i bajnė as ma t'mdhonjt tallaze tė detit. Kapidani i vaporit, tuj ditė ket gja, nuk shkon rrugs caktuom, por do me'j ra pėr shkurt. Pėr fat t'keq, vapori nji natė i bije nji grumbullit t'akullit dhe i ngulet turini n'akull. Vapori dahet dyshė. Masi barka pshtimi nuk kishte mjatht, s'parit pshtojnė thmitė e t'ritė deri 20 vjeē, si dhe pleqt. Preēi kishte 21 vjetė. Zotnia thotė qi edhe Preēi isht i biri tij dhe qi ka 20 vjetė, ashtu qi edhe aj hypen n'barkėn e pshtimit bashkė me thmitė e zotnisė dhe me t'ritė tjerė. 'Titaniku' mytet pėr nji kohė t'shkurtė. Zotnia dhe zonja e Preēit gjeten dekėn bashkė me shumi-cėn e udhtarve. 
Mas nji kohe, Preēi kthehet n'Gjuraē, por dhe n'Amerikė shkon disa herė. Shumicėn e jetės e kalon aty ka le, n'Gjuraē. Ka kjenė i martuon, por nuk ka pasė thmi. Ka dekė mė 1983, 92 vjeē. Vorrin e ka n'vorret e Gjuraēit.
Pėr ket nodhje, Preēi na ka bjeseduo mramjeve, sidomos netve t'dimnit.

Shėnoi Gjergji Leks Macit Kols, Shestanas, Fusha e Tivarit, mė 29.9.2006. 

*'Titaniku', vapor gjigant supermodern i kohės, niset nė udhėtimin e parė prej Anglisė pėr Nju-Jork mė 12 prill 1912, kurse mė 15 prill pėrplaset pėr ajsberg (breg tė akullt) dhe mbytet pėr 2 orė 40 min. Prej 2200 udhėtarėve, shpėtojnė vetėm 705 vetė. 
**Ky artikull i botuar nė BUZUKU 11,2003:17, ribotohet me tė dhėna mė precize.