Dieta mediterane mund tė parandalojė matufllėkun

 

Shkruan David Rose

Dijetarėt thonė se ngrėnia e ushqimit mediteran mund tė ndihmojė parandalimin e matufllėkut (demencia, sėmundja e Alzheimerit). Pra, ata qė pėrdorin pėr ushqim shumė pemė e perime, drithėra, vaj ulliri, peshk dhe  ushqim prej deti, si edhe pinė njė sasi tė matur tė verės sė kuqe, kanė 68 pėr qind mė pak gjasa tė vuajnė prej matufllėkut, se sa ata qė nuk ushqehen me kėto lloj ushqimesh. 

 

 

Kėto zbulime vėrtetojnė se ushqimi mediteran ėshtė i dobishėm pėr shėndet. Dijetarėt e Qendrės Mjekėsore Universitare Kolumbia nė Nju Jork thonė se kjo dietė tanimė ėshtė e ndėrlidhur ngushtė me jetė tė gjatė dhe mund tė ndihmojė pėr zhdukjen e kancerit, pėr mėnjanimin e trashjes sė tepėrt, si dhe pėr sėmundjet e zemrės, mirėpo duket se efekti i mirė i saj nė matufllėkun ėshtė i pavarur.  

Rreth 500.000 njerėz nė Britani vuajnė prej matufllėkut, e cila shprehet me humbje tė kujtesės (harresė), me ndryshime shpirtėrore; sėmundja shkakton edhe vdekjen.   

Ekipi i mjekėve studioi 1.984 tė rritur, u shėnuan shenjat e matufllėkut ēdo 18 muaj si dhe mėnyrat si ata ushqeheshin. Nė fillim, matufllėkun e kishin 194 sish, kurse nė mbarim  tė studimit edhe 89 tjerė vuajtėn nga kjo sėmundje.

Ata nė grupin, tė cilėt mė sė shumti iu pėrputhėn dietės mediterane, shfaqen 68 pėr qind mė pak shenja tė matufllėkut, nė krahasim me ata tė grupit pa ushqim mediteran.  

Kjo tendencė ishte vėrtetuar edhe duke marrė parasysh moshėn, gjininė, pėrkatėsinė nacionale, peshėn e pjesėmarrėsve, si dhe historinė e pėrdorimit tė duhanit.

Efekti i dietės mediterane nė individėt me sėmundje tė enėve tė gjakut – siē janė sulmi nė tru (pika nė tru), sėmundja e zemrės si dhe ajo e sheqerit – sugjeron se ajo funksionon nė mėnyrė specifike pėr tė pėrmirėsuar matufllėkun.  

Mė 1950, dieta mediterane sė pari u pohua tė jetė shkaku i jetės sė gjatė tė evropianėve tė jugut. Nė vitin 2004, njė ekip i studiuesve holandez zbuloj se nė mes tė moshuarve, brenda dhjetė viteve, dieta mediterane ishte e ndėrlidhur me 23 pėr qind tė zvogėlimit tė rrezikut nga vdekja. 

Tė dhėnat statistikore nga Bashkėsia Evropiane thonė se grekėt mė sė shumti iu pėrputhen dietės ideale mediterane, dhe pastaj pasojnė spanjollėt, italianėt dhe francezėt. Britanikėt janė tė shtatėt, pėrpara danezėve dhe gjermanėve.

 

Marrė prej The Times, 10 Tetor 2006. 

Zgjodhi Lekė Simė Dobreci; prej anglishtes Besnik Simė Dobreci (tė dy nė Vancouver, Kanada)

 


 

Lakna - ushqim dhe ilaē

 

Lakna (lakra) ėshtė e pasur me azot, sheqer, kalium, kalcium, fosfor, magnez, mangan, hekur, squfur (surfull), kobalt, si dhe me vitamina (C, B1, B2, PP, K, A). Lakra ka vitaminė C barazi me limonin. Fermentet e lakrės ndihmojnė tretjen dhe thithjen e lėndėve ushqyese. Njė kilogram lakėr ka 290 kalori. 

Populli gjithmonė e ka pėrdorė lakrėn jo vetėm si ushqim tė mirė, por edhe si ilaē. Nė kohėn antike, ajo hahej me tė madhe dhe konsiderohej si njė ndėr perimet, e cila njeriun e forcon dhe e gjallėron, si dhe shpirtin ia qetėson. Mjekėsia i kėshillon lakrat sidomos pėr tė ligėshtuarit, pėr tė rinjtė qė janė nė rritje, si dhe pėr ata qė vuajnė prej pagjakėsisė. Hekuri prej lakrės kollaj hyn nė organizėm, ashtu qė krijohet hemoglobina e gjakut. Fėmijėt i forcon ushqyerja me lakėr, ashtu qė ata kollaj u qėndrojnė sėmundjeve.

Si mbas mjekėsisė popullore, lakra pėrdoret mjaft edhe te sėmundjet e brendshme. Njė litėr e lėngut tė freskėt tė lakrės pėrzihet me 100-150 g mjaltė ose sheqer; ky shurup kėshillohet te sėmundjet e mushkėrive dhe tė bronkeve (3 herė nė ditė nga 1 gotė, 3-4 ditė rresht). Shurupi do t’i pastrojė bronket dhe do ta zbus pezmatimin e fytit tė keqėsuar prej kollėt. Kur pihet ēdo ditė lėngu i lakrės, si ēaj ose supė, ndihmon njerėzit qė tė mos i prek epidemia e gripit. Lėngu i lakrės zhduk parazitet e zorrėve, sidomos te fėmijėt; pakėson dhembjet e mėlēisė dhe shpejton mėnjanimin e lėndėve helmuese; i pėrzier me verė ėshtė njė ilaē shumė i mirė pėr ata qė vuajnė prej shpnetke, si edhe pėr ata qė i ka kapė verdhėza (zverdhina, sarillėku). Nė lėngun e lakrės sė freskėt ėshtė zbuluar njė faktor kundėrulēeroz (u quajt vitamina U), i cili nuk lejon krijimin e ēibanit nė mide (stomak).

Efekti shėrues i lėngut tė lakrės ėshtė mė i madh kur pihet i pėrzier me perime tė tjera ose fruta, p.sh. me karota, pjepėr, molla tė holluara. Kur pihet ēdo ditė, lėngu i lakrės e largon pagjumėsinė.

Mjekėsia popullore thotė qė, lakra ndihmon te ekzema, plagėt, ēibani nė lėkurė, pezmatimet e lėkurės. Kėtu pėrdoren gjethet e lakrės sė freskėt, kryesisht jeshile, pak tė shtypura, tė pėrzier nė sasi tė barabartė me ujė dhe limon, tė cilat shtrihen direkt nė plagė.

Lakrėn e shtypur dhe e tė pėrzier me tė bardhėt e vezės i kėshillon mjekėsia popullore te djegiet, thuhet qė do tė zhdukėn edhe shenjat e djegies. Si pėrfundim, mund tė thuhet, qė lakra mund tė barazohet me penicilinėn ose tetraciklinat; ėshtė njė pėrparėsi: lakra nuk ka kurrfarė veprimi tė keq nė organizėm tė njeriut.    

   E pėrgatiti SGjD