Pėrurim libri KLITHMA E NJĖ SHQIPONJE 

Shkruan Rrok Dushaj, Tuz 

Mė 22 gusht 2006, dashamirėt e librit nga Malėsia patėn rastin qė nė QKI “Malėsia” tė marrin pjesė nė pėrurimin e librit tė dr. Fran L. Ivezaj “Klithma e njė shqiponje”, tė botuar mė 2006, shtėpia botuese “Gjergj Fishata”.
Pėr veprėn folėn Rrok Gjolaj, Tonin Ēobani, Frano Kulli, Don Nikė Ukgjini, Demir Gjergji, Pjetėr L. Ivezaj, Nikollė Camaj dhe autori Fran L. Ivezaj. 
Duke i pėrshėndetur nė emėr tė organi-zatorit, mr. Rrok Gjolaj, midis tjersh vuri nė dukje se nė mesin tonė kemi njė autor qė vjen nga diaspora nga SHBA. “Vjen njė autor pėr t'i dhuruar vendlindjes njė ngjarje tė rėndėsishme kulturore me punėn e palodhshme disavjeēare nė hartimin e njė mono-grafie me vlera shumė shkencore”, thotė ai duke shtuar se “nė mesin tonė sjell librin e ti kushtuar vėllait, Pjetėr L. Ivezaj, qė ėshtė i afirmuar nė pėrmasa shqiptare, por edhe nė ato ndėrkombėtare, falė rastit qė u zhvillua nė verėn e vitit 1986”. Vėllai i ti, Frani, u shpreh mė tej Gjolaj “kreu njė detyrė - obligim kulturor qė kėtė ēėshtje ta ndriēoi edhe mė tej. Nė fund Rroku foli edhe pėr jetėn dhe vepri-mtarin e autorit. 
Mė pastaj fjalėn e mori mysafiri nga Shqipėria, Tonin Ēobani, i cili nė fjalėn e tij tė rastit u shpreh se kanė kaluar dy dhjetėvjeēarė, kohė e mjaftueshme pėr tė vėrtetuar kupti-mėsinė historike tė ngjarjes, siē ishte ajo e Pjetėr Ivezaj, dėnuar nga shteti jugosllav nė gusht tė vitit 1986 me shtatė vjet burg dhe liruar me ndėrhyrje e SHBA. “Ėshtė pikėrisht ky arrestim-lirim thelbi i ēėshtjes Ivezaj, sepse shpjegon fillim-ndry-shimin e opinionit ndėrkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi”. Prandaj, vazhdon mė tej Ēobani “autori duke shkruar monografinė pėr tė vėllanė Pjetrin, Fran Ivezaj, ėshtė kaq i besueshėm nė pėrjetimet emocionale qė transmeton, duke pėrshkruar rrjedhjen e ngjarjes hap pas hapi dhe pėr kėtė arsye libri kėndohet si njė frymė, si kronikė e njė ngjarjeje me pėrmasa epike, me njė dokument historie, qė vėrteton pikėrisht gjenocidin etnik ndaj shqiptarėve mbi tė cilin vazhdonte tė mbante nė kėmbė makina shtetėrore e Jugosllavisė nė mesin e viteve '80 tė shekullit qė lamė pas”, kurse nė emėr tė botuesit tė pranishmėve iu drejtua Frano Kulli, i cili bėri tė ditur se libri qė kemi sot nė duar botohet me rastin e 20 vjetorin tė ngjarjes dhe sė dyti botohet nė vitin, qė shpresojmė se do tė jetė viti simbol i historisė sė re pėr ne shqiptarėt, viti i pavarėsisė sė njohur zyrtare tė Kosovės. 
Pėr dom Nikė Ukgjini, vlera e punės sė bėrė nga ana e autorit si dhe shumė tė tjerėve nė mėrgim ėshtė punė, e cila nuk mund tė llogaritet. “Aktivitetet e juaja pėr ēėshtje kombėtare nė SHBA, pėrpos qė kėrkonin flijime tė mėdha dhe shpenzime financiare, kėrkonin edhe rrezikim jete”, u shpreh mes tjerash dom Nika. 
Lektori i librit “Klithma e njė shqi-ponje”, Demir Gjergji, librin e Fran Ivezajt do ta vendoste ndėr veprat mė tė mira tė letėrsisė shqipe, qoftė ajo artistike, dokumentare, shkencore etj, duke treguar “libri, gjithėsesi do tė zinte kryet e vendit nė bibliotekat tona”. 
Ndėrkaq, Pjetėr Ivezaj, personazhi kryesor i librit “Klithma e njė shqiponje”, duke iu falenderuar tė pranishmėve pėr pjesėmarrje mes tjerash u shpreh: “vėllai im Frani ka dhurua me pėrkushtim, duke punuar mė shumė se tri vite qė tė paraqes nė mėnyrė sa mė autentike, atė qė unė e pėrjetova nė burgun sllavo-komunist, nė mėnyrė qė rasti im tė mbetet dėshmi e gjallė e sjelljes brutale tė atij sistemi ndaj shqiptarėve”. 
Redaktori i librit, Nikollė Camaj, nė diskutimin e tij veēoi pjesėn e parė tė librit. ”Vėrtetė pėr sa i takon zhanrit ky libėr ėshtė njė prozė artistike, ku Frani me mjeshtrin e njė autori me pėrvojė, ka pėrshkruar dhe pėrkujtuar fėmijėrinė e vet, jetėn nė Malėsi, shkuarjen nė mėrgim si dhe skamjen nė atė kohė qė ishte nė ēdo shtėpi. Krejt ajo qė ka ndodhur para 20 vitesh ėshtė pėrm-bledhur, por besoj se mė shumė se 3 vite dhe kam bindje se autori ka punuar shumė mė gjatė nė kėtė vepėr”, u shpreh Camaj. 
Nė fund autori i librit “Klithma e njė shqiponje”, Fran L. Ivezaj, ju referua asaj kohe, atyre momenteve qė ishin aq dramatike pėr familjen e tyre dhe pėr njė pjesė tė mirė tė diasporės, e cila atyre u qėndroi afėr tėrė kohės. “ Derisa Pjetri po vuante dėnimin nė Spuzh, nė Amerikė bėheshin shumė lėvizje qė ēuan deri te ajo qė administrata amerikane t'i vėnte ultimatumin Jugosllavisė pėr lirimin e pa kusht tė Pjetėr Ivezaj”, tha Frani duke vazhduar se “dėshira pėr tė shkruar kėtė libėr e kishte zanafillėn e vet mu nė atė kohė, madje qė nga dita kur mora lajmin mbi arrestimin e vėllait tim, Pjetrit”. Nė libėr u shpreh mė tej Ivezaj “kam paraqit edhe pėrkujtimet dhe kujtime tona nga fėmijėria, nga jeta nė Malėsi nga aktivitetet e mėrgatės nė diasporė”. Ai po ashtu u shprehi edhe falėn-derime tė gjithė atyre qė kontribuon pėr daljen e kėtij libri, si dhe bash-kėfshatarėt nga Lekajt, pėr intere-simin e Pjetrit gjatė qėndrimit nė burg. 
Nga tė hollat qė do tė shitet libri, si ndihmė do t'u shkojnė tri institucio-neve: Shoqatės bėmirėse Nėnė Tereza nė Prishtinė, pastaj Kopshtit fėmijėror nė Sukruq dhe njė shkolle amerikane nė Tiranė. 
Mė nė fund, u shfaq edhe njė film dokumentar kushtuar ēėshtjes Ivezaj nė produksionin e RTVSH. Regjinė e kėtij filmi e bėri Anton Grishaj. 
Organizator i kėtij pėrurimi ėshtė SHKA “Gruda”, e cila para mysafirėve tė shumtė u prezantua me disa pika muzikore.