Eni vjen prej Ēamėrie

 

Prezentojmė librin Eni vjen prej Ēamėrie, ‘Rozafa’ Prishtinė-‘Arbėria’ Tiranė, 2004; pėrpiloi Ali Podrimja.

 

Ismajl Kadare: Libėr...shkruar nga njerėzit, pėr njerėzit. Ėshtė njė dhimbje, qė nuk ikėn ngaqė dikush e shpall tė paligjshme. Nė kėtė libėr jemi nė botėn e artit, atje ku shpesh kanė nisur rishqyrtimet e mėdha tė ndėrgjegjes sė njerėzimit.

 

Po kėndon birbili

(ēame popullore)

Po kėndon birbili

nė male t’ullirit.

Ē’na kupute mesnė,

o moj, motr’ e trimit.

Ti po mė lan rrobat

nė cep tė burimit.

Ē’na kėpute mesnė,

o moj, motr’ e trimit.

Ti mė tjerr pambuknė

nė hije tė vidhit.

Ē’na kėpute krahėt,

o moj, motr’ e trimit.

Seē t’u dogj jeleku

nga zjarret e gjirit.

Mos na kėput shpirtin

o moj, motr’ e trimit.

Karbunarė-Paramithi, Durrės 1945.

 

Nė Bezhanė pėrmbi Janinė

(ēame popullore)

Nė Bezhanė* pėrmbi Janinė

ē’ka qė rėnkon vendi ynė,

sulmoi greku Shqipėrinė.

O Bezhanė pėrmbi Janinė,

treqind topa njė tė shtirė,

gjylet vinė zinxhirė-zinxhirė.

Te Pesė-puset** u grinė,

trup me trup, thikė me thikė...

Tabor i Vlorės i mirė,

sulme natė e sulme ditė...

...Ndihmė paēin Perėndinė.

*Mali i Bezhanit nė Ēamėri, **Vendi i luftimeve

 

Lisi i Dodonės

Pano Taēi

Ah, kjo toka Arbėrore,

lis Dodone me pesė dega

si pesė gishta tė njė dore:

prerė e ndarė nė pesė brenga.

 

Ē’sopatė kobi ia krasiti

lisit degėt nė pesė copa?

Tehun pėr gjak ia kaliti

nė Berlin, putanė Evropa.

 

Kur tė vdes

Bedri Myftari

Amanet Ēamėri kur tė vdes

Merri eshtrat e mia

Nė gjirin tėnd

Pranė varreve

Tė stėrgjyshėrve

Tė mi

Mė mbulo me ēarēafin e gjelbėr

Tė fushave tona

Dhe te koka mė mbill njė ulli

 

Ēamėrisė ē’i panė sitė

(fragment)

Adem Istrefi

O zot ē’mynxyrė e ē’barbari qe kjo,

krejt si nė Trojė grekėt grekēe na theren!

Rri, o zot, mos fol,

nė bri tė kaut s’u fshihka dhembja

dhe as ndėr kisha s’u shkruaka historia,

mizori si kjo kujt tjetėr i panė sitė,

atje ēam i ndyrė, kėtej ēam i djegur,

vallė veten tė bindnim se hak kishim mizorinė?!

 

 

 

Rekuiem pėr pyllin e prerė

Ali Podrimja

Nė janinė hyra

Kur gjethėt k’in rėnė

Dhe drunjtė zhveshur rreth Kėshtjellės

Janinė oh Janinė e Ali Pashės

Si nuk arrita tė shoh

Pyll tė ri

(Janinė, 1986)

 

Fitore e Pirros

Musa Ramadani

Ēkado qė tė mėsyjmė

Pa humbur diēka,

Asgjė s’fitohet

 

Kush fiton

Pa humbur fare

Ai luftėn

S’e ka parė as me sy

 

Dhe mbeti pėrvoja:

Si Fitorja e Pirros

 

Mė mirė njė fitore

Me humbje

Se asnjė humbje

Me fitore

 

Vetėm me humbje

Ia ditėm mė sė miri

Edhe fitores vlerėn

 

Ēdo fitore kudo

Veē lufta sjell

 

Kush fiton

Pa pėsuar fare

Ai as qė ka luftuar

 

Baladė ēame pėr tė bukurėn

Moikom Zeqo

E bukura ime

E pakapshme

Si ėndrra.

Nė vdeksh

Tabuti yt

Prej rrezesh u bėfsh!