Festa e Krajės 2006

 

Shkruan Ali Gjeēbritaj, Ostros, Krajė

 

Nė Krajė u mbajt manifestimi popullor “Festa e verės” 2006: Ditėt e kulturės dhe tė sportit nė Krajė.

Manifestimi i sivjemė filloi tė shtunėn mė 15 korrik dhe pėrfundoi tė mėrkurėn me 19 korrik. Organizatorėt i manifestimit grumbulluan nėnshkrimet pėr heqjen e objektit tė kishės sė metaltė nga Maja e Rumisė.

 

Pėr tė katėrmbėdhjetėn herė me radhė nė Krajė u mbajt manifestimi tashmė tradicional

“ Festa e verės”. Edhe kėsaj here ai u pagėzua me emrin Ditėt e kulturės dhe tė sportit nė Krajė.

Manifestimi i sivjemė nisi tė shtunėn me 15 korrik nė Molėn e Hutajve nga e cila nė mėnyrė tė organizuar manifestuesit e shumtė lundruan nėpėr Liqenin e Shkodrės. Pėr kėtė ditė kėshilli organizativ kishte siguruar lundra tė mjaftueshme pėr tė gjithė manifestuesit. Shumica e tė pranishėm kėtu ndoshta pėr tė parėn herė patėn rastin tė lundrojnė nėpėr kėtė basen ujor. Pėr gati tri orė sa zgjati lundrimi nėpėr Liqenin e Shkodrės manifestuesit vizituan Vanin e Arbneshit, Vanin e Fikut, Vanin e Qyrjanit dhe Vanin e Sjerēit ku u ndalėn pėr njė ēast dhe vizituan kėtė lokalitet, dikur qendėr tregtie dhe ekonomike nė Krajė.

Lundrimi nėpėr ujdhesat e shumta tė liqenit si dhe bota bimore dhe shtazore nė ujė dhe  rreth tij ishte njė bukuri e rrallė qė manifestuesit patėn rastin t i shijojnė. Kėtė ditė e karakterizuan edhe lojėrat sportive nė ujė.

Edhe pse kėshilli organizativ nė kuadėr tė festės kishte paraparė njė mbrėmje artistike dhe rinore, ajo nuk u mbajtė kėsaj here pėr arsye objektive.

Dita e tretė dhe e fundit e manifestimit tė sivjemė u mbajt tė mėrkurėn mė 19 korrik ashtu edhe siē ishte planifikuar. Ishte kjo dite qendrore e manifestimit. Nė qendrėn e Krajės, nė vendin e quajtur Gėshtenjat e Sylashajve, nėn hijet e dendura tė kėtyre gėshtenjave mijėvjeēare ishin tubuar mijėra manifestues nga tė gjitha trevat shqiptare nė Mal tė Zi  pastaj nga Shkodra, Tirana, Kosova etj. Pėr mė shumė se katėr orė manifestuesit patėn rastin tė dėgjojnė kėngėtarėt e njohur shqiptarė nga trevat tona, kėnga e tė cilėve i kėnaqi tė pranishmit. Mysafir special i programit ishte kėngėtari i mirėnjohur shqiptar Meda si dhe kėngėtari nga Lezha Zef Beka. Dita e bukur, me diell por jo edhe shumė e nxehtė, ambienti i pėrshtatshėm dhe organizimi i mrekullueshėm bėnė qė kėnga dhe vallja e tė rinjve mos tė ndalej deri nė orėt e mbas ditės. Pėr tė gjithė tė pranishmit organizatori pėrgatiti dhe shtroi falas ushqimin tradicional autokton petulla me djathė vendi dhe mjaltė, pastaj bukė misri si dhe qebapa.

Gėrshetimi i tradicionales me bashkėkohoren si dhe lojėrat popullore autoktone e karakterizuan kėtė ditė.

Nė kuadėr tė manifestimit nė Krajė, ēdoherė ėshtė paraparė edhe dalja e bjeshkatarėve nė Majėn e Rumisė. Dy viteve tė fundit  kjo nuk ėshtė realizua. Shkak pėr kėtė ėshtė vendosja e objektit tė kishės sė metaltė mė 18 qershor 2005 nga Kisha Ortodokse Serbe me ndihmėn e helikopterėve tė Ushtrisė Serbo-Malazeze. Lidhur mė kėtė nė fjalėn e rastit, anėtari i kėshillit organizativ Ali Gjeēbritaj tha: “Nė kuadėr tė manifestimit vite me radhė kemi organizuar daljen nė Majėn e Rumisė. Me vendosjen e objektit nga metali nė formėn e kishės nė qershor tė vitit tė kaluar nga Kisha Ortodokse Serbe me ndihmėn e helikopterėve tė ushtrisė serbo-malazeze u uzurpua kjo maje e shenjtė e kėtij nėnqielli. Dy viteve tė fundit na u privua kjo e drejt qė tė dalim nė majėn e saj. Pėr heqjen e kėtij objekti ne kemi kėrkuar disa herė. Edhe nga ky manifestim nė emėr tė popullit tė Krajės kėrkojmė zhvendosjen e kėtij objekti tė metaltė nė formė tė kishės. Maja e Rumisė, shpatet e sajė si dhe tė gjitha majat e kėsaj bjeshke nuk mund tė jenė pronė e Kishės Ortodokse Serbe. Pėrkundrazi, sa i pėrket majės sė bjeshkės, ajo ka qenė gjithmonė si edhe sot e gjithditėn qė ėshtė vend takimi i shumė bjeshkatarėve kranjanė dhe tė tjerė.

Nisur nga kjo si dhe nga burimet e shumta  historike kėrkojmė qė Maja e Rumisė tė lirohet sa mė parė nga objektet e Kishės Ortodokse Serbe, sepse ajo u takon tė gjitha konfesioneve. Po ashtu kėrkojmė menjėherė qė kompetentėt tė marrin masa konkrete  lidhur me pengimin e tė gjithė atyre qė me dhunė uzurpojnė dhe pėrvetėsojnė monumentet e kulturės, kultit si dhe pronat e tė tjerėve”.

Lidhur mė kėrkesėn pėr heqjen e objektit tė kishės sė metaltė nga Maja e Rumisė, Kėshilli organizativ i manifestimit organizoi grumbullimin e nėnshkrimeve. Siē mėsohet nga organizatori, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr u grumbulluan kėtu diku rreth njė mijė nėnshkrime.

Edhe kėsaj here manifestimin “Festa e verės“ 2006 u organizua nga Dega e LD nė MZ-sė dhe Bashkėsia Lokale Ostros.

Sponsor kryesor tė manifestimit 2006 nė Krajė ishte komuna e Tivarit, Ministria pėr grupet nacionale dhe etnike si dhe donatorė tė tjerė nga Tivari, Ulqini dhe Kraja.