Kllezna dje dhe sot

  Shkruan Gjekė Gjonaj, Ulqin

 

Kllezna nė vitin 1934 ka pasur rreth 130 familje. Sot ka vetėm 20 sosh. Rreth 100 familje mendohet tė jenė nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės, kurse rreth 35 jetojnė nė Ulqin me rrethinė. Edhe kėtu ēdo gjė ka ndryshuar. Asgjė nuk ėshtė si dikur. Jeta e re ka hyrė pothuaj nė ēdo familje klleznore. Rrugėt e asfaltuara, shtėpitė e reja, korrenti elektrik, uji, telefoni, veglat bujqėsore, makinat luksoze, madje edhe kompjuterėt tashmė janė pjesė e jetės sė tyre. Ky fshat ka dhėnė edhe intelektualė me nam.

 

Njerėzit rėndom shprehen tė kėnaqur kur vizitojnė ndonjė metropol. Por kėnaqėsitė e veta njeriu mund t’i ndiej edhe nė ato ambiente, ku mungojnė ambientet industriale, galeritė e shumta, spektaklet, kafetė karakteristike, institucionet e krijimtarisė, libraritė, kinematė, atelietė, kazinotė, zhurmat e automobilave e shumėēka tjetėr qė janė pjesė e qyteteve tė mėdha. Kėtė kėnaqėsi e ndjeva nė shpirtin tim mė 15 tetor 2006, ditėn kur vizitova fshatin Kllezėn, komuna e Ulqinit. Deri nė kėtė fshat, tė banuar me shqiptarė autoktonė tė besimit katolik dhe islam, arrihet rrugės sė asfaltuar gjarpėrore nga Ulqini pėr nė Katėrkollė - Anė tė Malit. Sa mbėrrihet nė kėtė katund, 10 kilometra larg Ulqinit, vihen re dy malet qė e rrethojnė, atė bukuri mahnitėse, pėrmalluese – natyrėn virgjėr, pejsazhe magjepse, liqenin e fushėn e Shasit, monumentet e pahulumtuara kulturore (gėrmadhat e kishave) tė qytetit tė Shasit, pėr tė cilat ekzistojnė shumė legjenda, sipas tė cilave nė kėtė vendbanim tė hershėm ka pasur aq kisha sa ditė ka motmoti.  Kėto dhe shumė karakteristika tė tjera, tė cilat pėr shkak tė natyrės sė kėtij shkrimi nuk po i pėrmendim, e bėjnė kėtė vendbanim me histori tė lashtė joshės dhe tė dashur pėr secilin vizitorė, vendas apo i huaj.

 

E kaluara e bujshme historike e Klleznės 

Kllezna sipas dėshmive tė klleznorėve, tė njohur pėr mikpritje, bujari, atdhetari, fisnikėri, besnikėri, ndershmėri dhe bashkėjetesė ka njė tė kaluar tė bujshme historike. Klleznori, Qazim Rexha, profesor i gjeografisė nė pension, i cili aktualisht jeton nė Ulqin thotė pėr “Buzukun”, se Kllezna shtrihet nė luginėn e Klleznės, prej fshatit Pelink e kufizohet me liqenin e Shasit. “Ajo nė veri-jug tė Anės sė Malit shtrihet nė mes maleve Mozhur - Zhgep dhe Malit tė Brisė nga Ulqini. Me Anė tė Malit kufizohet me Malin e Shasit, Malin e Kėrpnetit dhe Malin e Pavarės. Pėrbėhet  prej dy tėrėsive: Kllezna e Sipėrme (Kllezna naltė) dhe Kllezna e Poshtme (Kllezna poshtė), tė cilat nuk ndahen nė mėnyrė natyrore me sheun e Megjureēit. Ka njė pozitė karakteristike gjeografike dhe njė mikroklimė tė posaēme. Kjo klimė e butė mundėson kultivimin e pothuaj tė gjitha agrumeve. Me ardhjen e administrimit tė mbretit Nikollė, tė gjithė banorėt e Klleznės sė Sipėrme (nė pjesėn veriore tė sheut tė Megjureēit) pėrmblidhen me mbiemrin Rexhoviq dhe pėr bajraktar emėroi Sul Tafili. Kėto familje mė vonė, edhe pse tė njėjtit mbiemėr, martohen midis veti, sepse, ato nuk kanė qenė tė njė farefisi”, thotė Rexha. I pyetur se ēfarė di pėr Urėn e Klleznės, e cila ėshtė dėshmi e njė lashtėsie shekullore, pėrgjigjet. “Kjo urė ėshtė shumė e hershme. Ka qenė e vetmja qė ka lidhė Ulqinin me Klleznėn, por edhe me Anėn e Malit dhe me Krajėn. Ndėrtuesi i kėsaj urė ka qenė njė dibran, varri i tė cilit gjendet nė njė arė (tokė), pronė e Beqo Rexhės, afėr xhamisė sė Klleznės. Mbishkrimi nė kėtė varr ekziston edhe sot, por ai ėshtė i palexueshėm”, thotė Rexha. Bashkėbiseduesi ynė i radhės, Gjergj Noc Filipaj, (88 vjeē), tė cilin vendasit e quajnė plaku i katundit, nė shtėpinė e tij familjare nė Kllezėn, shprehet se ky fshat nė dokumentet arkivore dhe nė histori ka tre emra, Kalezina, Kelezena dhe Kllezna. Ai pohon se dikur moti ky vendbanim i vogėl, ėshtė quajtur Bria, dhe shton se sot e kėsaj dite pėrdoren emėrtimet (toponimet) Mali i Brisė, Fusha e Brisė, Liqeni i Brisė, Mulliri i Brisė, Kroni i Brisė etj. “Kllezna nė vitin 1934 ka pasur rreth 130 familje. Sot ka vetėm 20 sosh. Rreth 100 familje mendohet tė jenė nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės, kurse rreth 35 jetojnė nė Ulqin me rrethinė. Klleznorėt kanė jetuar nė kėto lagje: Lagja e Koēajve, Lagja e Pajoviqėve, Lagja e Ēapnojėve me Ndrekaj e Ēalej, Lagja e Kurtajve, Lagja e katundit me mbiemra Mirditė, Shkrel, Baxhaj, Markushaj, Kolpalej  dhe Kolec, si dhe Lagja e Malėsorėve. Nė Kllezėn kanė jetuar dhe jetojnė nė harmoni tė plotė Ēapnojt, Filipajt, Kolect, Palajt, Ēalejt, Shkrelt, Mirditasit, Markajt, Ndrekajt, Jankdrekajt (tė gjithė tė besimit katolik), Pajoviqt (tri familje tė besimit ortodoks) dhe Kurtajt, Rexhajt, Ēapriqt, Ramajt, Xhyherėt dhe Megjikukajt (tė besimit islam)”, thotė Gjergji.

 

Asgjė nuk ėshtė si dikur 

Gjergj Noc FilipajBacės Gjergj sikur dje i kujtohet jeta e dikurshme e vėshtirė e klleznorėve, kasollat e punuara me thupra e tė veshura me zhukė, tė mbuluara me frysė ose me kashtė, enėt e drunit, buljera, opingat e punuara nga lėkura e dhisė, lopės ose kalit, mantelat me kapuē punuar prej leshit tė dhisė nė tezgjah pėr t’u mbrojtur nga shiu dhe era, veglat e punės, parmenda me tė cilėn kanė punuar tokėn, kularėt e qafės prej fojletės, plisat pėr qe tė parmendės tė pėshtjellur me lėkurė deleje ose vjedulle, trina, qerret, bucelat, grigja e bagėtive, barinjtė e bareshat, kėngėt baritore, netėt e rrezikshme dhe tė frikshme nga lufta ballkanike, lufta e parė dhe e dytė botėrore, festat, dasmat, mordet e pėrbashkėta e grimca historie tė tjera tė kėtij fshati. Ēdo gjė ka ndryshuar. Asgjė nuk ėshtė si dikur. Jeta e re ka hyrė pothuaj nė ēdo familje klleznore. Rrugėt e asfaltuara, shtėpitė e reja, korrenti elektrik, uji, telefoni, veglat bujqėsore, makinat luksoze, madje edhe kompjuterėt tashmė janė pjesė e jetės sė banorėve tė kėtushėm.  

 

Festat dhe mordet i kanė tė pėrbashkėta

Klleznorėt e tri konfesioneve njihen si besimtarė tė devotshėm. Por ajo qė i ka karakterizuar ata mė sė shumti ėshtė fakti se midis tyre gjithmonė ka mbretėruar toleranca fetare. “Festat (Shėn Prendėn, Pashkėt, Kėrshėndellat, Bajramin), dasmat dhe mordet brez pas brezi i kemi bėrė bashkėrisht. Ato i kemi nderuar si tė vetat. Kemi shkuar nė urime dhe vazhdojmė tė shkojmė tė njėri-tjetri. Pėr tė mirė dhe pėr tė keq kemi qenė dhe do tė jemi bashkė. Nuk kemi bėrė dallime fetare. Qė tė gjithė e kemi quajtur veten klleznorė, pa dallim konfesioni. Nė mes nesh nuk ka pasur kurrė mosmarrėveshje. Kemi jetuar nė harmoni tė plotė fetare. Edhe sot kudo qė jemi nuk e harrojmė njėri-tjetrin. Ka pasur raste vėllamėrie midis klleznorėve tė besimeve tė ndryshme, por kanė munguar martesat e pėrbashkėta” thotė Gjergji.

 

 Kisha dhe xhamia hijeshojnė fshatin    

Ura e KlleznesNė Kllezėn gjenden dy kisha dhe njė xhami, tė cilat e hijeshojnė fshatin. Kisha e Shėngjonit (vendasit e quajnė kisha e Shėngjinit) nė Klleznėn e Poshtme, sipas fjalėve tė bashkėbiseduesve tanė, ėshtė ndėrtuar para 350 vjetėsh, kurse kisha e Shna Prendės, nė Klleznėn e Sipėrme para 150 vjetėsh. Ndėrkaq, Rrok Mark Dush Shkreli nė librin e tij “Valėt e jetės”, duke folur pėr famullinė e Klleznės, ndėr tė tjera, shkruan se ”pasi kisha ishte rrėnuar, Dom Anton Cunga, nė fillimin e viteve 1700, ka blerė shtatė rrallė tokė dhe ka punuar me ndihmėn e banorėve tė vendit kishėn e re tė Shėngjonit nė ato themele ku ėshtė sot kisha pas tėrmetit katastrofik tė Pashkėve tė vitit 1979”. Nė kėtė famulli deri mė tani kanė shėrbyer 24 meshtarė (famullitarė) nga Kllezna, Shestani, Salēi, Shtoji, Koja,  Shiroka (Shkodėr), Kroacia dhe Kosova. Duke iu referuar tė dhėnave tė Bajro Agoviq, nė librin e tij “Xhamitė nė Mal tė Zi”, mėsojmė se xhamia e Klleznės (84 metra katrorė) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1917 me vetkontributin e besimtarėve. Po sipas kėtij autori xhamia e Klleznės, pranė sė cilės ndodhen varrezat e fshatit, ėshtė meremetuar nė vitin 1966. Formėn e sotme kjo xhami, ku deri mė tash kanė shėrbyer pesė imam, e ka marrė pas tėrmetit, mė saktėsisht nė vitin 1984.

 

Numri i nxėnėsve ėshtė nė rėnie 

Qazim HotiBazuar nė tė dhėnat e mėsuesit tė fshatit, Qazim Hoti, shkolla shqipe katėrklasshe, prej tė cilave dy janė tė reformuara kėtė vit shkollor ka gjithsej 9 nxėnės. Ndėrkaq nė vitin shkollor 1965/66 nė kėtė shkollė, paralele e shpėrndarė e SHF “ Bedri Elezaga”, nė Katėrkollė, mėsimin e ndiqnin 54 nxėnės - 29 meshkuj dhe 25 femra, tė cilėt i mėsonin Nikollė Ndrekiqi dhe Mehdi Alaj. Po tė krahasohet ky numėr me numrin e nxėnėsve qė kishte kjo shkollė para dyzet vjetėsh, vėrehet qartė se kjo rėnie e dukshme e nxėnėsve  ėshtė pasojė e migrimin dhe emigrimin e banorėve tė kėtushėm, tė cilėt shkuan pėr tė jetuar nė Ulqin, ndėrkaq pjesa dėrmuese e tė shpėrngulurve emigroi nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės. Hoti thotė se kushtet e dobėta pėr mėsim, mungesa e teksteve dhe mjeteve mėsimore janė shqetėsimi mė i madh i tij. Dhe kur flasim pėr shkollėn  gjithsesi duhet pėrmendur faktin se Kllezna, edhe pse e vogėl, ka dhėnė shumė intelektual tė profileve tė ndryshėm. Si mbas evidencės mė 2001 tė botuar nė BUZUKU nr 1, ky fshat ka dhėnė 154 vetė me shkollė tė mesme dhe tė lartė (prej tyre 14 mėsues), si dhe 46 me fakultet tė kryer. Emra mė nė zė, qė kaluan nėpėr shkollėn shqipe tė Klleznės, janė Dom Simon Filipaj, dom Rrok Mirdita, mgs Bajram Rexha dhe mgs Riza Rexha.  

 

Emigrimi - plagė e dhimbshme 

Edhe ky fshat, sikur tė gjithė fshatrat e tjerė malorė tė banuar me shqiptarė nė Mal tė Zi, lėngon nga njė plagė e dhimbshme – emigrimi. Klleznorėt, nė pamundėsi tė jetesės sė mirė, dhe pėr arsye tė tjera ekonomike e politike, nė fillim tė viteve shtatėdhjetė u detyruan tė kėrkojnė kafshatėn e gojės nė Ulqin, Shtete tė Bashkuara tė Amerikės, Australi, Kroaci, Belgjikė, Gjermani, Itali, Austri e vende tjera. Ata, megjithatė, kurrė nuk e harruan vendin e tė parėve tė tyre. Shumė prej tyre shpesh e vizitojnė Klleznėn, e ndihmojnė atė finaciarisht, sikurse dhe familjarėt e tyre. Ajo pėr tė cilėn ndjejmė kėnaqėsi, gjatė vizitės sonė kėtij fshati, ėshtė se gjatė katėr vjetėve tė fundit katėr klleznorė mėrgimtarė: Martin Shkreli, Zef Shkreli, Luigj Shkreli dhe Pjetėr Jaku Kolec, kanė ndėrtuar shtėpi tė reja nė Kllezėn. Dhashtė Zoti qė shembullin e tyre ta ndjekin edhe shumė shqiptarė tė tjerė nė mėrgim.