Konica-Skėnderbeu

 

Si mėsuan amerikanėt ta adhurojnė Skėnderbeun*

 

Faik Konica

 

Jeta e fytyrave heroike, tė historisė e tė prrallės, qė nė kohėt mė tė vjetra ka ndezur mendjen dhe ushqyer ėndrrėn e shkrimtarėve. Le tė marrim dy shembuj. Mėria dhe britmat e heroit thesalian Akilit linden veprėn e pavdekshme, ILIADĖN. Lufta e fundit e heroit francez Roland ishte shkaku i veprės sė madhe nė gjuhėn franceze, LA SHANSON DE ROLAND.

Por veprat si Iliada dhe si Kėnga e Rolandit nuk mbetėn tė veēuara. Tema qė kėndoi Homeri, tema qė kėndoi Turoldi u zhvilluan brez pas brezi. Qindra, mijėra vepra ‘vjersha, pralla, lojėra teatrale’ disa tė forta, disa tė dobėta, lulėzuan rreth e rrotull fytyrave t’Akilit e tė Rolandit. Nė kohė tė mesme, kėto tema heroike dhe legjendare u shumuan aq sa Historia Letrare i ka pėrmbledhur dhe klasifikuar togje-togje. Ashtu kemi ‘le cycle de Troie’ qė pėrmbledh veprat qė kanė tė bėjnė me luftėn e Trojės; ‘le cycle de Renceveaux’ qė pėrmbledh luftėrat e Rolandit me arabėt e Spanjės; ‘le cycle de Breton’ pėrmbledh ngjarjet e mbretit Arthur dhe tė kalorėsve tė Tryezės sė Rrumbullakėt e tj.

Po edhe fytyrat e gjalla e tė vėrteta tė historisė, si Napoleoni fjala vjen, kanė shkaktuar njė grup letrare dhe artistike aq tė madh sa kapėrcen ēdo Heldenepos dhe Heldensage tė vjetėrsisė klasike dhe tė kohės sė mesme. Mund tė mbushėn 100 rafte me libra tė shkruara pėr Napoleonin nė gjuhė tė ndryshme.

Po pak shqiptarė dinė se edhe rreth e rrotull fytyrės sė Skėnderbeut ka lulėzuar, nė gjuhė tė huaja, njė literaturė e vogėl pėrrallash, vjershash dhe veprash teatrale. Njė prej mė tė vjetrave ėshtė pėrralla qė u botua mė 1559, nė Lyon tė Franclės, me titullin ‘La Mentation et Comlaincte d’un prince d’Albanie ą l’encontre d’Amour et sa Dame’. Njė vepėr teatrale e shėnuar ėshtė ajo e autorit spanjoll Guevara, e shtypur pėr tė parėn herė nė Huesca, me 1634, me titullin ‘El Principe Escanderbey, Comedia Famosa de Luys Velez de Guevara’. Njė zonjė franceze nxori disa vjet mė vonė, nė Holandė, njė roman, ‘Le grand Scandarbeg, par Mille’, Amsterdam, 1688. Ky libėr ka pasur sukses, se pa shkuar dy vjet u botua nė njė pėrkthim anglisht, ‘The Great Scanderbeg, a novel done out of French’, London, 1690. Mė 1732 doli nė Paris njė tjetėr roman, ‘Scanderbeg, ou les  Aventures dy prince d’Albanie’. Pėt tė vėnė re veēanėrisht ėshtė tragjedia lirike e Houdar de la Motte, e vėnė nė muzikė ‘Scanderbeg, tragédie lyrique en 5 actes par Houdar de la Motte’, Paris, 1735. Kjo ‘tragjedi lirike’, ose si thuhet sot, kjo operė u luajt pėr tė parėn herė n’Opera tė Parisit mė 27 tė vjeshtės sė dytė 1735. Njė tjetėr lodėr teatrale pėr tė vėnė re ėshtė vepra angleze ‘Scanderbeg, or love for liberty, a tragedy by Thomas Whincop’, London, 1747.   

Kapėrcejmė shumė vepra nė gjuhė tė ndryshme: njė dramė suedishte, njė poemė kroatishte, njė poemė latinishte prej jezuiti francez Bussiźres e ribotuar disa herė, si dhe qindra libra tė tjera. Dhe vijmė te njė vepėr e sotme, ‘The Captain of the Janizaries’ prej Dr James M. Ludlow, tė cilėn e pėrktheu pėr ‘Vatrėn’ z.Andon S. Frashėri.

E botuar pėr tė parėn herė mė 1886 nė Nju-Jork, vepra e Ludlow-it u ribotua 11 herė pėr pak vjet. Ky sukses i ēuditshėm ėshtė i merituar: se ky roman historik i mbėshtetur nė veprat e Barletit dhe Biemmit qėndron nė kufi tė historisė, po brenda n’ato kufi vėrtitet fantazia mė e pėlqyer nė njė gjuhė t’ėmbėl qė rrjedh pa e mėrzitur asnjė minutė kėndonjėsin, i cili, kur mbaron librin, pyet me ēudi dhe me kėnaqėsi: kush ėshtė Lundlow-i?

I lindur nė Elisabeth, Nju-Xhersi, mė 15 mars 1841, z. Lundlow bėri mėsimet n’universitet Prionceton dhe pastaj zuri shumė vende si ministėr presbyterian n’Albani, nė Bruklin e gjetkė, u zgjodh anėtar nė disa shoqėri tė ditura, dhe botoi disa libra pėrveē atij qė u paraqesim kėtu kėndonjėsve nė njė pėrkthim shqip. Sot plak 82 vjeē, po plak i shėndoshė, plot me vullnet e me gjallėsi shpirti, Dr Lundlow-i na dėftonte nė njė letėr mė datėn 23 janar 1923, si dhe kur i ra ndėr mend ta shkruajė ‘Kapetanin e Janiēerėve’: ‘E shkrova librin 37 vjet mė parė, nė kohė kur penda ime s’kish edhe fituar shumė lehtėsirė pėr kėto soj pune. Fuqia ime mė e madhe ish dashuria ime pėr temėn qė po zhvilloja. Kur e mora herėn e parė Skėnderbenė, e ndjeja veten, besoj, si njė arkeolog, i cili gjen njė Afėrditė a njė Apollon dhe e nxjerr nga dheu. Kur Sir William Temple-i e klasifikoi si njėrin nga ‘tė shtatė mė tė mėdhenjtė tė pakurorėzuar tė historisė’, s’u qetėsova dot gjersa njoha mirė jetėn e heroit. Se sa pak e njihnim ne amerikanėt shihet nga fakti qė nė njė klub letrar tė Nju-Jorkut, njė anėtar kujtonte se Skėnderbeu ka qenė njė teolog gjerman, dhe njė profesor universiteti tha se Skėnderbeu ish njė fytyrė e pėrrallave skandinave’

Me librin e Dr James Lendlow-it amerikanėt jo vetėm mėsuan kush ish Skėnderbeu, por mėsuan ta admirojnė e ta duan. Pėr kėtė i jemi mirėnjohės, si dhe pėr lejen qė i dha ‘Vatrės’ tė botojė kėtė pėrkthim tė librit tė bukur, tė cilin ēdo shqiptar qė di tė kėndojė do ta presė me njė gėzim tė kthjelltė.

Nė Boston, Massachusetts, mė 12 qershor 1923.

 

*Kjo ėshtė parathėnia, qė Faik Konica e shkroi pėr librin: James M. Lendlow ‘Kapedani i Janiēarėve’, pėrkthyer nga Andon S. Frashėri, pėr shumė vjet sekretar i Nolit. Teksti i Konicės, i cili ėshtė pėrjashtuar nga ribotimi i Tiranės i vitit 1968 (me titull tjetėr ‘Kostandini dhe Mursinia’ dhe pa emrin e pėrkthyesit) ėshtė me shumė interes pėr informacionin qė sjell rreth librave tė ndryshėm tė shkruar pėr Skėnderbeun.