Guri i ēarė

 

Kėnga pėr Kosovėn

 Shkruan prof. Dr. Hysni Hoxha, Prishtinė  

 

Kosova jo vetėm nė poezinė tonė gojore, por edhe nė poezinė e shkruar, ėshtė preokupim themelor tematik.  Kjo vėrehet nė pėrmbledhjen e Ali Podrimjes Guri i ēarė” (“Toena”, Tiranė, 2005), ku janė pėrfshirė krijimet poetike tė krijuesve tanė, duke filluar prej fragmentit tė poemės “Zoti” tė Zef Serembes, deri te vjersha e Kujtim Shalės “Shqipėria”.

Malli dhe dhembja pėr Kosovėn

Nė vjershėn e Asdrenit “Kosovės”, artikulohen ndjenja e admirimit ndaj heroizmit  tė trimave kosovarė si dhe dashuria ndaj  bukurisė natyrore tė Kosovės.  Preokupime tė tilla shfaqen nėpėmjet figurshmėrisė tradicionale tė stilit romantik:  “Kosovė, o vend’ i famshėm i trimnis / Kosovė, o lule e bukur e Shqipnis! / Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke…”.

Pas njė artikulimi tė tillė pėrshkruhet realisht gjendja e mjerueshme e Shqipėrisė sė robėruar, mandej shpėrthen revolta kundėr armikut.

Nė vjershat e poetit arbėresh Vorea Ujko, shfaqet dashuria ndaj njerėzve dhe viseve tė bukura kosovare.  Disa ēaste qė ka pėrjetuar si kalimtar gjatė vizitės nėpėr Kosovė, ai i pėrshkruan nė mėnyrė reale dhe joshėse, si nė vjershėn “Fusha e Kosovės”: “Te fusha e pėrmbytur nė diell / kėmishėt e punėtorėve nė traktor / valojnė posi flamur nė erė.”

Jusuf Gėrvalla, poeti dhe atdhetari qė u flijua pėr Kosovėn, nė mėnyrė tejet dramatike e ka pėrjetuar realiteti kosovar.  Pranvera nė pėrfytyrimet e tij nuk i ka pamjet e saj reale.  Ajo ėshtė strukturuar e deformuar nėpėmjet imazheve halucinante tė natyrės sė tij tejet tė tronditur: “Shenjtėri e verdhė pranvere mori arratinė / Pėrmbi cikthin e kaltėr e pėrmbi prush / Me helmin e qelqtė. Njeriu nė kalė…/ Koha pas meje tallet, e kėndellur / Nga vaji i lules sė bardhė / Qė era e rrėzoi pėrdhé. ”

Nė pėrmbledhjen “Guri i ēarė” evokohen qytetet dhe vendet historike tė Kosovės tė pėrmendura pėr heroizmin e qenies sonė kombėtare dhe pėr kuvendet historike qė janė mbajtur si nė Prizren, Junik, Prishtinė…Poetėt tanė mė tepėr i kanė kushtuar kėngė Prizrenit.  Nė vjershėn “Paraloja e Prizrenit” dhe nė tri vjersha tė tjera, poeti Beqir Musliu, nėpėrmjet asociacioneve tė lira, karakteristike pėr stilin surrealist, shpreh mallin ndaj Prizrenit tonė tė lashtė lėnė nė harresė.

Jo vetėm nė poezinė e traditės, lidhur me tė cilėn kemi folur, por edhe nė poezinė bashkėkohore, Kosova artikulohet si njė pjesė e Shqipėrisė me gjeografinė e saj etnike, si nė poezinė e Dritėro Agollit, Bilal Xhaferi dhe tė poetėve tė tjerė.

Shaip Beqiri nė vjershėn “Llapi” kėndon pėr tragjedinė e hershme qė ka pėrjetuar popullata shqiptare nė Toplicė dhe nė vise tė tjera tė dikurshme shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, prej tė cilėve ajo ėshtė dėbuar me dhunė.  Poeti pėrkujton dhimbshėm tokat shqiptare tė pushtuara nga grabitqarėt sllavė: “Toplica krahnezė tė ngriu / Ra gjunjpėrgjakur ujėvara jote / Ah pėrgjithmonė t’u zhbi Veriu.”

Vizione tragjike

Si nė poezinė kushtuar Ēamėrisė, po ashtu edhe nė vjersha qė i kėndojnė Kosovės, bien nė sy vizione tragjike.  Nė vjershėn “A ka strehė nė qiell” poeti Xhevahir Spahiu, pa asnjė fije shprese pėr njė jetė normale njerėzore, duke ndier realitetin si njė burg, lėshon klithmėn tronditėse pėr tė shpėtuar nga e keqja barbare: “Ku tė shkojmė ?/ Vdekja e verbėr na ndjek /…prej territ / nė terr.? A ka strehė nė qiell ?”  Vjersha “E vatra pa zjarr” e Xhevahir Spahiut ėshtė njė vizion i errėt dhe i trazuar tragjik nė tė cilin nuk vėrehet asnjė shenjė jete njerėzore.  Dy vargjet e kėsaj vjershe paraqesin njė pamje groteske surreale, qė shqetėson: “Sė larti varret duken / si zgavra sysh tė nxjerrė”

Errėsira si figurė sugjeron vizionin tragjik tė Kosovės. Poeti Tahir Desku, reporter i luftės i Televizionit tė Prishtinės nga trevat e Drenicės, qė ka pėrjetuar thellė luftėn e pėrgjakshme ndėrmjet UĒK-sė dhe forcave barbare tė Serbisė, i shqetėsuar kėndon: “I kam veshur rrobat zi / Ulur jam nė njė shkėmb / vizatoj varr dhe Dhé.” (E mėrkurė).

Nė vjershėn “Prishtina” natėn e 31 marsit 1999, tė cilėn e pėrshkon njė ndjenjė e thellė tragjike, poeti Sali Bashota evokon natėn e tmerrit, dhunės dhe terrorit qė ushtronin forcat barbare tė regjimit tė Beogradit mbi popullatėn e pafajshme tė kryeqytetit tonė.  Autori i tronditur thellė kėndon: “Natė e fundit e dhembjes / Kush do ta ngul mbi kokė gurvarrin / E nesėrmja e plagosur si thikė vizėllon / A jeni gjallė miqtė e mi po vjen treni i vdekjes…”

Treni i vdekjes, treni i zi me fishkėllimėn trishtuese, me forcat barbare me bajoneta, u bė simbol i tragjedisė dhe i tmerrit, nė mesin e popullatės sonė.  Ai i deportonte me dhunė shqiptarėt drejt ferrit tė Bllacės dhe pastaj drejt vendeve tė huaja, qė tė mos mbetet gjurmė shqiptari nė Kosovė.

Nė vjershėn “Si shkohet nė Kosovė”, e cila ėshtė njėra ndėr krijimet mė tė mira pėr Kosovėn, shtrohen dy pyetje.  Pyetja e pare i bėhet Pegazit, kalit mitologjik me fletė, qė u ka ndihmuar nė luftė qenieve mitologjike.  Pas pyetjes sė parė artikulohen imazhet surreale tragjike prej tė cilėve nėnkuptohet pamundėsia qė tė shkohet nė Kosovė.  I tillė ėshtė imazhi i varreve qė nis prej varrit tė babait tė poetit.  Mandej imazhe tė tjera tė kėsaj natyre artikulohen nėpėrmjet metaforikės surrealiste: “Varret e tjerė u rritėn dhe u bėnė male / Shtegtojnė varret nė qiejtė e ulėt / dhe ta ngatėrrojnė udhėn.”  Nė kontekstin e njė metaforike tė tillė shfaqet njė veprim real: “Avionėt kthehen pas tė hutuar / nėpėr njė mjegull nate.”

Pas figurės dimanike tė shtegtimit tė varreve, qė ngatėrrojnė udhėn pėr nė Kosovė, shfaqet njė figurė tjetėr statike qė ka po tė njėjtin qėllim: pamundėsinė qė tė shkohet nė Kosovė: “Karvanėt e veturave janė kthyer nė shkėmbinj / si kuajt e krushqve nė mallkimin e lashtė.”

Pas pyetjes sė parė teksti poetik pėrfundon me antitezėn, e cila sugjeron njė imazh tė shkretė dhe pikėllues qė krijon pėrshtypje vizuale dhe auditive: “O Zot! Dardhat dimėrore dhe mėllenjat janė bėrė fushė me ofshama / tė gjuhės sime.”

Pėr ta treguar udhėn si shkohet nė Kosovė, pyetja e dytė i drejtohet yllit blu: “-Kur tė kesh njė plagė tjetėr tė re nė trup, ndiq udhėn e rrėkesė sė gjakut.” 

Nėpėrmjet imazheve imagjinative, gjaku shndėrrohet nė dritė e cila ndriēon udhėn pėr nė Kosovė.  Ndodh edhe ēudia tjetėr: ndizen krahėt dhe poeti bėhet shqiponjė prej dheu.  Si i tillė ai mishėrohet me atdheun e tij dhe ndien “ciklonet e stepave”, apo rrezikun shekullor nga Veriu, qė synon tė zhduk qenien tonė kombėtare.

Nė vjershėn e Eqrem Bashės “Baladė e zezė e njė dite tė bardhė” pėrshkruhet veprimi i bandės plaēkitėse.  Plaēkitėsit jo vetėm pamjen e tyre fizike, por edhe veshjen e kanė tė zezė.  Si reagim kundėr veprimit tė kriminelėve tė tillė, poeti pėrdor ironinė.  Njė efekt i tillė arrihet kur anėtarėt e bandės nė strofullin e zi, ndajnė prenė dhe pas “fitores” marrin gradė.  Mandej nė njė banket solemn formojnė: “shtetin e zi me rrugė tė zeza e qytete tė zi / me ushtri e polici tė zezė aparat tė zi / ministra e parlament tė zi / nė njė ditė tė bardhė.”

Siē vėrehet, ngjyra e zezė, e cila ėshtė dominante nė vjershė simbolizon natyrėn e kriminelėve, qė bėjnė vepra kriminale.  Dita e bardhė nė kėtė vjershė nuk ėshtė figurė qė i kundėrvihet tė zezės pėr tė arritur efekt tė kundėrt poetik, por, pėrkundrazi ajo tregon se krimi ėshtė kryer haptas, nė sy tė botės, sikur tė ndodhte ndonjė ngjarje e rėndomtė e ditės.

Poezia jonė ėshtė kauzė kundėr luftės, thirrje dhe lutje tė mos ketė luftė.  Poeti Halil Matoshi nė vjershėn “Nderim” kėndon: “Heronj tė vėrtetė janė ata / qė e ndalin / atyre u pėrkulem.”

Parandjenja e lirisė

Liria, ideali mė i lartė pėr tė cilėn u flijuam atdhetarėt tanė tė devotshėm, strukturohet jo rrallė herė nė poezinė tonė.  Vjersha e Hekuran Zhitit “Vajtimi i shqiponjės”, shkruar nė njė artikulim tė vjershėrimit tradicional, pėrfundon nė mėnyrė tė befasueshme dhe tėrheqėse: “Si i ngjau Kosovės, Ēamėrisė sė shkretė? / Ėndėrruan lirinė,/ u bėnė ėndėrr vetė.”

Poeti Rrahman Dedaj nė vjershėn me titull simbolik “Maratoni” synon tė arrihet ideali-liria, e cila sugjerohet me fjalė figurative: Lule, fjalė, tingull: “Tė mbėrrij gjer te ai tingull / E tė vdes bukur / Si fluturat nė shi.”

Nė vjershėn e Azem Shkrelit “Motiv me Kosovė” nė tė cilėn shfaqet gjendja e tendosur, durimi pa masė dhe rezistenca kundėr sė keqes, poeti nuk e ka humbur shpresėn se njė ditė do tė krijohet njė realitet i ri nė liri.  Pėr poetin “Kosova ėshtė bukė e ardhė.”

Kosova e pushtuar dhe e pėrgjakur kėndohet dhimbshėm nė poezinė e Xhevahir Spahiut.  Pas njė preokupimi tė tillė nė vjershėn “Kėnga e lirisė” shfaqet parandjenja e lirisė: “Kosova ėshtė nė muajin e nėntė.”

Poeti Sabit Rrustemi nė vjershėn “Liria pėrtej murit” i pėrshkruan figurativisht torturat dhe vuajtjet qė ka pėrjetuar njeriu ynė nė errėsirėn e qelive tė burgut.  Mirėpo ai nuk ka humbur shpresėn se njė ditė liria do tė agojė. Vjersha tjetėr e Sabit Rrustemit “Tė nisesh me Agim” pėrcakton, kohėn vendimtare kur “kėnduan pushkėt e Prekazit”.  Kjo vjershė ėshtė thirrje pėr t’u bashkuar krismave tė pushkės nė trojet kosovare, tė cilat ishin zėri i lirisė qė populli dhe vendi ynė e priste me adhurim.

Poeti Preē Zogaj nė vjershėn “Pushon sė rrituri vajza ime e vogėl” sugjeron njė gjendje amullie tė Kosovės.  Mirėpo nė njė kontekst tė tillė ai parasheh disfatėn e regjimit tė egėr mbi qenien tone kombėtare: “Atje Serbia me thikė nė dorė / po rrėzohet mbi klithmėn e bardhė tė Tanushės.”

Pėrpiluesi, Ali Podrimja nėntitullin pėrmbledhjes ia ka vėnė: Sprovė antologjike pėr Kosovėn.  Njė numėr vjershash tė pėrfshira nė kėtė vėllim nuk trajtojnė Kosovėn si temė dhe as si motiv.  Pėr t’u shmangur sprovės antologjike dhe pėr tė bėrė antologji tė mirėfilltė, sipas mendimit tonė, pėrpiluesi ,nė ribotimin eventual, duhet tė jetė mė rigoroz sa i pėrket vlerės estetike tė poezisė pėr Kosovėn.

                            


 Albina Idrizi

Jam nėnė

Jam nėnė dhe
Kam durim, kam fuqi
Perėndie
Kam etje, kam dashuri
Hyjnie.

Biri im

Jam nėnė dhe
Mund ta ha veten
Mund ta vjellė
Mund ta pėrpijė prapė

Biri im 

Jam nėnė dhe
Mė qeshet kur gėzohesh ti
Mė qahet kur dėshpėrohesh ti
Mė dhemb atje ku lėndohesh ti

Biri im 

Jam nėnė dhe
Mund tė falė atė
Qė s'falet
Mund ta marrė atė
Qė s'merret

Se jam nėnė
Vetėm se jam nėnė

Biri im

Marrė prej Koha Ditore 314/3269, 22 VII 2006:38.
Zgjodhi pėr BUZUKUN 
prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė