Iliro-arbėrit                   

 

Shkruan prof. Dr. Jahja Dranēolli*

      

Iliro-arbėnit nė territorin e Malit tė Zi  tė sotėm

       

Trualli i banuar sot nga shqiptarėt e Malit tė Zi filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė parahistori. Janė tė njohur njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė Mal tė Zi. Nė mesin e mijėvjeēarit III para Krishtit dhe nė fillimet e mijėvjeēarit II para Krishtit erdhėn nga stepat e Lindjes grupe tė reja popullatash blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indoevropiane nė tė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė vjetėr, si Homeri, Herodoti, Tukididi. Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e Ballkanit e nė pellgun e Egjeut. Gjatė epokės sė bronzit filloi procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor. Herodoti, historiani grek i shekullit V para Krishtit, jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgėve ishte e ndryshme nė krahasim me atė greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi. 

Shtrirja e popullsisė ilire ishte mjaftė e gjerė, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit e deri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė) nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhnid (Ohrit). Grupe ilirėsh zunė vend edhe nė Italinė e Jugut. Emri etnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shekullin V para Krishtit, kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė tė pėrmendėn qė nė shekullin XII para Krishtit (Homeri). Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit II para Krishtit, qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Njė ndėr problemet mė vlerė tė veēantė nė historiografi ėshtė paraqitja e konceptit ilir dhe Iliri nė arealin e Malit tė Zi tė sotėm. Nė kėtė aspekt njoftime interesante ofrojnė burimet e antikitetit, si, Pompon Mela dhe Gaj Plin Secundi, tė cilėt i pėrmendin “ilirėt e mirėfilltė” (‘Illyri proprie dicti’). Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė ARDIANĖT ose Vardejt (Ardiaei, Vardaei). Sipas Strabonit, ata janė shtrirė nė gjirin e Bokės sė Kotorrit, pėrkatėsisht Rizonit (Rhizon, Risani i sotėm). Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Njė kohė kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra. Me Ardianėt lidhje tė afėrta kishin PLEREJĖT, tė cilėt kanė jetuar nė Perėndim prej Bokės sė Kotorrit, pėrkatėsisht Rizonit.    

Nė lindje dhe nė treva tė afėrta tė Bokės sė Kotorrit, jetonte fisi ilir ENKELEJT. Pėr  shtrirjen e tyre ka bėrė fjalė Pseudo-Skylaksi (shekulli VI-V para Krishtit), i cili theksonte se ata shtriheshin pėrtej Rizonit, si dhe lundronin nė hapėsirėn prej Budvės deri te Epidamni (Durrėsi). Nga fiset qė jetonin brenda nė territorin e sotėm tė Malit tė Zi, sė pari duhet tė pėrmendėn LABEATĖT, kufiri i tė cilėve saktėsisht pėrshkruhet nga Tit Livi (Livius) nė kontekst tė Luftės III iliro-romake. Livi e pėrmend Shkodrėn si kala tė fortifikuar mirė dhe si qytet tė Labeatėve, i cili ishte i papėrshtatshėm pėr tu pushtuar. Nė njė vend tjetėr, ky autor, sė bashku me Polibin (Polybios) pėrmendin Meteonin, qytet nė tokėn Labeate (Meteon Labeatidis terrae). Vetė qyteti Meteon, sipas gjetjeve arkeologjike, por edhe sipas burimeve tė shkruara mund tė identifikohet me Medunin te Podgorica. Nga kjo dėshmohet se areali i shtrirjes sė Labeatėve duhet tė ishte aty nė veri, por edhe nė lindje prej liqenit tė Shkodrės. Se Labeatet ishin tė pranishėm kėtu edhe gjatė sundimit romak, bėhet fjalė te Plini. Qyteti nė fjalė sė bashku me Ulqinin (Olcinium, Ulcinium) dhe Budvėn (Bouthon) paraqisnin  njė tip tė veēantė tė kėshtjellave mė tė moēme ilire. Meduni ėshtė ngritur nė trevėn e Kuēit tė Malit tė Zi lindor, e cila deri nė kohėn mė tė re ka qenė njė fortifikatė me rėndėsi me mure ciklopike dhe mė njė shkallė shumė tė vjetėr tė gdhendur brenda nė shkėmb.

Nė fqinjėsi tė drejtpėrdrejtė me Labeatėt jetonin nė lindje SKRITONĖT (Scritones), e mandej nga veriu fisi i DOKLEATĖVE. Sikur me rastin e Labeatėve, pozita e Dokleatėve ndaj Ardianėve na mbetet pak e paqartė. Pozita e Dokleatėve pėrafėrsisht ėshtė e saktė nė mbėshtetje tė emrit antik tė qytetit tė Dioklesė (Duklės) te Podgorica, qė gjithsesi ėshtė konsideruar pėr qendėr tė tyre. Mirėpo, nė njė mbishkrim tė zbuluar nė Rijeēan, te kėshtjella antike e Saltus, pėrmendet Taji, bir i Epikadit, njė kryepar Dokleat (Caius Epicadi filius princeps civitatis Docleatium). Nga kjo, del gjithsesi se, treva Dokleate nė drejtim tė perėndimit ėshtė shtrirė edhe pėrtej Nikshiqit. Mirėpo, na mbetet ende jo i qartė dhe jo i pėrpiktė kufiri ndėrmjet Labeatėve dhe Dokleatėve. Duke marrė nė konsideratė identifikimin e Meteonit-Medunit dhe Dioklesė, si qendra tė dy fiseve ilire, kufiri ndėrmjet Labeatėve dhe Dokleatėve duhet kėrkuar mu nė  territorin ndėrmjet Duklės dhe Medunit, qė janė larg mes vete. Gjurmėt e djegura tė bazilikės civile tė qytetit tė Diokles tregojnė ndoshta se qyteti ėshtė pushtuar prej ostrogotėve nė vitin 489 dhe ka tė ngjarė se mbeti i braktisur deri nė kohėn e Justinianit (527-565). Qyteti u rrėnua gjatė sulmeve barbare nė shekullit VII, por emri tij mbijetoi edhe gjatė mesjetės.

Trashėgimtarja e Doklesė u bė Ribnica nė shekullin XII, vendlindja e zhupanit tė ardhshėm tė Rashės, Shtjefėn Nemanjės.

Nė brendi tė Malit tė Zi tė sotėm, jetonin PIRUSTĖT (Pirustae), njė fis gjithashtu i njohur ilir. Ėshtė e njohur se Pirustėt ishin xehetarė tė mirė, tė cilėt mė vonė gjatė periudhės romake do tė shkojnė nė Daci pėr tė nxjerrė ar, njė ēėshtje qė dėshmohet nga monumentet epigrafike tė zbuluara nė afėrsi tė xeheroreve tė njohura dake. Atje ndeshet edhe njė Vicus Pirustarum. Fakti ndoshta se Pirustėt sė bashku me Desidiatėt qenė tė fundit, tė cilėt romakėve i bėn qėndresė energjike nga fundi i kryengritjes dalmato-panone gjatė viteve 6-9 tė erės sonė, ndėrlidhet me mbrojtjen e pasurive minerare tė pjesės veriore tė Malit tė Zi tė sotėm, ku Pirustėt i vendoste arkeologu anglez A. Evans. Besohet se gjurmė tė emrave tė tyre fshihen nė emrin e qytetit Perast nė Bokė tė Kotorrit.

Gjatė sundimit tė Konstantinit tė Madh (306-337), Prevali (treva e sotme e Malit tė Zi) hynte nė dioēezin e Mezisė sė Epėrme, ku hynte edhe Dardania. Pas ndarjes sė Perandorisė Romake (viti 395), Prevali u fut nė kuadrin e prefekturės sė Ilirikut Lindor. Ndėrkaq, pak kohė mė vonė, Prokopi i Ēezaresė, duke folur pėr ndėrtimet e perandorit Justinian (527-565), nė veprėn e tij De Aedificis, nuk shėnon asnjė qytet nė kėtė provincė. Ka tė ngjarė se nė kėtė kohė Prevali ishte nėn gotėt dhe pėr kėtė arsye mungon Prevali nė listat e qyteteve tė pėrmendura tė Prokopit. Nga kapėrcyelli i shekullit VI rezulton se sllavėt kishin kaluar nėpėr trevėn e sotme tė Malit tė Zi por kėtu nuk krijuan ndonjė Skllavini.

Njė ēėshtje mė rėndėsi nė zhvillime tė mėtejme historike tė provincės sė Prevalit ėshtė paraqitja e krishterimit. Mė se njė herė ėshtė konstatuar se, krishterimi nė treva iliro-arbėrore pėrgjithėsisht ėshtė i kohės sė apostujve. Ky njoftim del shprehimisht nga Shėn Pali, i cili thoshte: “Kėshtu qysh prej Jerusalemit e pėrqark nė Ilirik e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit”. Me konceptin Ilirik duhet kuptuar atė qė e pėrshkruan S. Trankuilli nė jetėshkrimin e Tiberit: “...tėrė Ilirikun qė shtrihej nė mes tė Italisė dhe mbretėrisė sė Norikut dhe Trakisė dhe Maqedonisė...”. Edhe Shėn Hieronimi thoshte se krishterimi ėshtė pėrhapur me Shėn Palin nė Ilirik. Gjurmėt e parė tė krishterimit nė Prevali i ndeshim nė njė stele varri nga gjysma e dytė e shekullit IV tė zbuluar nė Kolovrat.

Nga konteksti i arealit iliro-arbėror gjatė antikitetit dhe mesjetės, burimet historike tė kohės dhe historiografia e mirėfilltė, jo vetėm qė i kundėrshtojnė pikėpamjet e njė pjese tė historiografisė, se djepi e etnosit arbėror gjatė gjithė mesjetės ėshtė kėrkuar nė njė zonė tė vogėl tė brendshme malore ndėrmjet lumenjve Mat dhe Drin, apo nė katėrkėndshin hipotetik Tivar-Prizren dhe Vlorė-Ohėr, por ato provojnė se shqiptarėt gjithmonė kanė jetuar nė troje tė veta tė sotme tė rrudhura ndėr shekuj. Nė kėtė kontekst ėshtė pėr tė vėnė re se, shqiptarėt gjatė gjithė mesjetės dhe gjatė shekujve tė sundimit turk aq qenė tė pranishėm nė pjesėt lindore e jugore tė Malit tė Zi tė sotėm (i ndeshim edhe si sundimtarė shteti-Koēopari, shekulli XII), sa qė edhe shkrimtarėt e kohės, njerėz tė oborrit mbretėror tė Rashės, si, G. Camblak e K. Filozof, e konsoderonin shtetin e Zetės trevė arbėrore.  Zatėn edhe vetė car Dushani, nė njė kartė tė vitit 1349, e konsoderon Zetėn sė pjesė tė Arbėrisė. Sipas njė dokumenti raguzan, qė doli nė vitin 1443, Podgorica pėrfshihet nė kuadrin e konceptit Arbėri. Kryezotėrinjtė e sunduesit e huaj, qė kishin kontakte me kėto anė, tė gjithė bregdetin e sotėm malazias e konsideronin si pjesė tė Arbėrisė. Edhe venedikasit, tė cilėt zotėronin disa qytete bregdetare tė Adriatikut jugor, Zetėn e shohin si pjesė e Arbėrisė sė gjerė. Kėshtu, njė dokument qė doli nga zyra venedikase mė 1440, thotė: “Budua e Zeta dhe vende tė tjera tė Arbėrisė”. Se arbėrit bashkėjetonin si shumicė me sllavėt dhe ilirėt tė romanizuar nė tė gjitha qytetet bregdetare dhe nė prapatokėn e tyre, dėshmohet edhe nė radhonjtė e statuteve tė Kotorrit, tė Budvės dhe tė kontesė sė Gėrblit. Nė hapėsirėn e Malit tė Zi tė sotėm, gjatė sundimit nemanjid realizoheshin edhe kontaktet midis popullatės vendore dhe sunduesve serbė. Kjo dukuri vėrehej sidomos nė trojet e Malit tė Zi dhe Kosovės, por njė dukuri e kėtillė nuk solli ndonjė ndryshim tė madh nė raporte etnike. Nuk solli ndryshim rrėnjėsor as nė raporte kishtare, meqė kisha katolike, qė u gjend nė kuadėr tė mbretėrisė nemanjide, qėndroi nė Tivar, Ulqin, Pult, Kotorr, Bėrskovė. Ėshtė pėr tė vėnė re se burimet e kohės dėshmojnė edhe pėr shtrirjen e trojeve shqiptare pėrtej territorit tė sotėm tė Malit tė Zi. Kėshtu, masat kompakte tė arbėrve nė Kotorr, Raguzė (si dhe nė prapatokėn e tyre) e  Hercegovinė, gjatė shekullit XIII-XV, tregojnė se kėtu kishte kudo edhe mbeturina iliro-arbėrore autoktone tė shkėputura nga bėrthama. Qė kėtej, ndonjė studiues serioz pohon se vendosja e sllavėve nė kėto anė, pra edhe nė Mal tė Zi, kishte rėnė si njė sopatė, qė kishte prerė nė veri dhe nė jug disa degė tė trungut dhe i kishte ngushtuar brenda njė qarku mė tė vogėl.

Njė pasqyrė  pak sa identike tė shtrirjes sė trojeve arbėrore nė troje tė Malit tė Zi tė sotėm ndeshim edhe nė dokumente tė burimit italian, turk e austriak tė shekullit XV-XVIII. Vlen tė theksohet, se derisa defteret kadastrale turke tė tipit tė hollėsishėm ripohojnė nė njė hapėsirė tė gjerė gjatė shekujve nė fjalė. Dokumentet italiane e austriake tė periudhės sė pėrmendur pjesėn dėrmuese tė territorit tė sotėm malazias e inkuadronin nė kuadrin e konceptit Arbėri, ēėshtje pėr tė cilėn do tė bėhet fjalė posaēėrisht. Se popullsia e pjesės dėrmuese tė kėsaj hapėsire gjatė shekullit XVII ishte thuajse arbėrore e provojnė edhe shumė tė dhėna, sikur kjo e Ch. Boethiusit, i cili tė gjitha fiset qė jetonin nė territorin malazias i quante arbėrore. Tė gjitha kėto tė dhėna qė u zunė ngoje mė sipėr, e shumė tė tjera mė pėrmbajtje paksa identike, arsyetojnė konstatimin e studiuesit kroat M. Shufflay, se: “Mali i Zi nė aspektin historik mund tė konsiderohet si njė fėmijė i pa formuar i Arbėrisė”.

Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjen kėtu ėshtė ēėshtja e emėrtimi Arbėri, pėr njė trevė ca mė tė gjerė tė bregdetit tė sotėm malazias. Kėtej,  pas emėrtimit “Boka e Kotorrit” ndeshen shpesh nė burimet venedikase e sidomos lidhur me titullin, e proveditorit edhe nocioni “Arbėria venedikase”. Kjo madje bėhet edhe termi zyrtar pėr zonėn venedikase tė asaj pjese tė Adriatikut.

Para se gjithash, lypset pėrkujtuar se territori i Arbėrisė, pėr njė territor mė tė gjerė shqiptar, ndahet edhe shumė mė herėt se sa dominimi venedikas, nė qindvjetshin XIV, nė burimet e huaja dhe vendase nė konteste tė llojllojshme dhe pėr treva tė nduarnduarta, veēmas lidhur me Zetėn dhe Bregdetin. Nė atė epokė, sigurisht kjo ėshtė shenjė e pėrzierjes sė dukshme etnike tė popullatės, e cila, sipas analizave tė ndonjė studiuesi serioz ka jetuar bashkėrisht ‘pa paragjykime etnike dhe nacionale’. Ndaj mund tė pėrdoreshin nocione tė llojllojshme pėr anėt veē e veē.

 

*Prof. Dr. Jahja Dranēolli ėshtė drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės dhe shef i Katedrės sė Historisė tė Universitetit nė Prishtinė.