Pjetėr Perkoliqi nrroi jetė

 

Shkruan Gjergji i Lekės Macit Kolės-Shestanas, Tivar

 

Pjetėr Perkoliqi, kyj burrė i dheut, kurrė nuk harroi se asht shestanas, kurrė nuk e mohoi komin e vet, kurrė nuk e nėnēmoj gjuhėn e t’parve; Pjetri burrnohe me burrat e Shestanit, burrnohe me komin shqyptar qi i takonte, burrnohe me gjuhėn shqype t’Shestanit.

 

Ėrrfime pėr jetėn e Pjetėr Perkoliqit

 

Mė 7 shtatuer 2006 kaloi n’amshim arqipeshkvi i Tivarit n’pension, imzot Pjetėr Perkoliqi. Arqipeshkvia e Tivarit treti nji antar vėrtetė t’devotshėm. Shestani humbi nji prej burrave ma t’nershėm tė tij. Pjetri kurrė nuk harroi se asht shestanas, kurrė nuk e mohoi komin e vet dhe gjuhėn e vet, por aj burrnohej me burrat e Shestanit, burrnohej me komin shqyptar qi i takonte, burrnohej me gjuhėn shqype t’Shestanit. Ai burrnohej me veshjen e shestaneshės. Nanėn e vet gjithmon e pat me veti, edhe nė Cetinjė. Nana e tij bajti veshjen e shestaneshės. Na t’afėrmit e tij tretėm vėllanė e vėrtetė. Si arqipeshkėv qi kje, ai kishte detyra t’shumta. Pjetri kje gjithmonė i gatshėn t’na kshillojė dhe t’na nimojė.

Pjetri leu nė Bartull, Tivari moēėm, me 14 gusht 1922. Sima dhe Prena ishin tata dhe nana e tij. Shkollėn fillore dhe gimnazin i kreu n’Tivar t’moēėm me sukses t’naltė. Heret u pėrcaktuo qi t’i shėrbenjė Zotit e popullit. Dishira e tij kje qi nji ditė me u ba meshtar.

Arqipeshvi i atėhershėm Dobreēiqi, mė 1935, Pjetrin e nisi n’Vatikan (Romė). Megjithse msimet ishin n’gjuhėn latine dhe italjane, Pjetri i kreu me sukses. Me 1946, Pjetri shugurohet pėr meshtar. Plani i ti kje qi me vazhduo studimet pėr doktorat. Hyqmi i atėhershėm i kishte futė nė burg disa meshtar e disa tjerė i kishte vra, ashtu qi arqipeshkvi Dobriēiqi kishte shum nevojė pėr prithta. Arqipeshkvi kėrkoj qi Pjetri me u kthye n’Tivar. Kur u kthye, hyqmi i atėhershėm e thret Pjetrin n’komitetin e Tivarit, ku i kėrkojnė qi mos t’punonje si meshtar; i premtojnė punė dhe rrogė t’mirė. Don Pjetri nuk pranon. Masi nuk mujten me t’mirė m’e thye vullnesėn e Pjetrit, ata e burgosin dhe e ēojnė n’burgun ma t’keq t’asaj kohe, Bogdanov Kraj (Cetinjė). Aty pėrdorim mjetet e dhunės, por as aty nuk mujten me e thye vullnetin e ti. Mas do kohet don Pjetrin e lshojnė pej burgut. Si meshtar i ri caktohet pėr Shestanin e Sipėrm dhe Shestanin e Ultė me banesė n’katunin Nrekaj. N’e dielle, meshėn e kremtonte pėr Shestanin Naltė n’10 sahati n’kishėn e Shpalit e Shpjetrit n’Lukiq, kurse pėr Shestanin Poshtė n’12 sahati n’kishėn e Shnanout.

N’atė kohė, pėr fat t’keq, disa djelmoēa pej Shestanit Naltė, deri sa zgjati luthta, u mluon me jargana, por kur luthta maroi u banė ‘luthtarė’ n’za, ma t’mdhanj se ata qi kishin luthtuo me vjetė. U banė ‘idealistė’ ma t’mdhanj se edhe Titoja. Ata moren detyrėn qi don Pjetrin m’e penguo e popullin m’e friguo qi mos me shkuo n’kishė, se nuk ka Zot. N’ meshėn e parė, qi don Pjetri e tha n’Lukiq, erdhen vetėm 5 plaka. Pjetri e tha meshėn si me kjenė kisha plot. Predikimin e kishte shum t’mirė, nihej deri n’Lukiq. Nėrmjet tjerash, aj thonte: Ni doni m’e njothtė Zotin, ejani n’meshėn shenjte... Megjithse kta paburra banjin pengesa, e tremshin popullin mos me shkuo n’kishė, por mrapshtitė e tyne meten shterpė. Kisha ishte pėr ēdo t’dielle ma plot. Nė nanduer mė 1946, don Pjetrin, si meshtar t’ri, e thrrasin n’Shesanin Naltė me i vu kunor Nikė Rudit pej Rudit dhe Simė Pals pej Gurrzet. Don Pjetri njitet n’Dedaj, por dera e kishs ishte e nryme. Ata ‘luthtarė’ kishėn n’Dedaj e kishin shnrruo n’Omlladinski Dom (shpi e rinisė). Para ders kishs, Pjetri goditi nji elter t’vogėl, ku donte me i kunorzuo kta dy ēifta t’ri. Sa ishte ta u ba gati, nji djaloē i ri me pushkė pėr krahit i thotė don Pjetrit: M’ka nisė Nikė Pala (e kyj ishte kryetari i ‘luthtarve’), aty atė ditė nuk kanė me u vu kunora. Nikė Pala ishte i vllaji i Sims Pals. Don Pjetri niset me u kthye. Sa doli pej katunit Dedaj, aj neshėn krushqit e Nikė Rudit; atyne u bjesedon se ēka i ka nodhė. Krushqit i luten don Pjetrit qi me shkuo me ta n’Rud dhe ēiftit me i vu kunorė nė shpinė e t’riut. Don Pjetri jav plotson dishirėn. Kur nien Simė Pala se ē’ka nodhė, aj shkon te don Pjetri m’e lutė me ardhė te aj e m’e’j vu kunot n’shpi. Don Pjetri pranon, megjithqi rreziku ishte shum i madh; atė ditė n’atė dazėm ishin t’gjidh ata qi punojshin kunėr meshtarit dhe kunėr fesė. Ata e pritėn don Pjetrin me provokim: Mirė se erdhe zotni, tash po hamė bukė e po bajmė dyzėn!  Don Pjetri u pėrgjegj: Nuk kam ardhė as n’dazėm e as n’dyzėn, por me i vu kunorė Simė Palės. Nji i ri faqezi bahet gati me hjedhė n’zjarm ksulėn e don Pjetrit. Nji tjetėr bahet gati m’e gjuo me ve. Kur pa Simė Pala se ēka munje me nodhė, kapen pushkėn e thotė: Kush e prek zotninė, aj ka punė me muo!

Nji ditė kur don Pjetri po udhtonte pėr Tivat, i dalin pėrpara Nikė Pala dhe dy t’ri. E nalin, munohen m’e provokuo. I thanė: Pse po e rrenė popullin? Nuk duhet me dalė e m’e ēelė kishėn, nuk ka Zot. E ti Pjetėr po e son mrapshtė rininė. Don Pjetri nuk u friguo. Gjakthtotė i thotė Niks: Nji kjothtė qi dikush e helmon rininė, atė punė e ban ti!     

Mė 29 qershor 1948, n’ditėn kur Shestani Naltė feston Shpjetrin, n’Lukiq te kisha e Shpalit dhe e Shpjetrit, para meshet, ishin mledhė t’gjidh ata qi punojnė kunėr fesė, kunėr kishet. Kishin ardhė edhe do djelmoēa pej Pinēit. Nėr ata ishte edhe njani pej komitetit tė Tivarit. Filluon me knuo kangė partizanash, kangė partijet, me pi duhan, me ba zhurmė. Ishte e qartė qi atė ditė diēka e keqe ka me nodhė. Populli ishte i tremun. Njani m’u afruo e m’tha: Sot munje me nodhė nji e keqe. Munje me ardhė edhe deri te derdhja e gjakut. M’tha edhe qi mos t’i avitem don Pjetrit. Unė ju pėrgjegja: As ti mos u avit atyne t’pafeve. E pa don Pjetri se ēka munje me nodhė. Unė ja thaēė don Pjetrit menimin tem dhe fjaltė qi i nijeva ma parė. Masi i kena pasė nanat mogtra e tatat kushrinj, e aq ma tepėr se ishte meshtar, i thaēė Pjetrit: Nji kjothtė se asht nevoja, sot mujmė me dekė bashkė. Para se fillon meshėn, Pjetri hypen mi nji vorr dhe thotė: Vllazėn e motra, tash po fillojmė meshėn shenjte. Ju qi kini ardhė ktu me neruo adetet e kishs, pra sa ka me zgjatė mesha shenjte nuk ka kangė, as bjeseda, e as me pi duhan. Kush dishron m’e’j ba ata gjana, munje me dalė  jashtė oborrit t’kishs. Unė dishronj qetsi. Po nodhi donjė e keqe, unė nuk nap pėrgjegjsi. Me kta fjalė Pjetri i ēarmatosi. Disa pej sish dolen pėrjashta. Mesha shenjte u krye n’qetsi.

N’Ēukuljer, afėr malit Lonec, para 300 vjetve, kanė jetuo shestanas. Ata e lshuon Ēukuljerin e t’gjidh bashkė shkuon n’Dalmaci, n’Zarė (Zadar, Kroaci). Shpitė e tyne moti i rrėnoj, e ashtu edhe kishėn e tyne. Edhe sot duken temelet ku ka kjenė kisha n’atė kohė. Mė 1955, don Pjetri me disa burra pej Dedajsh (Shestani Naltė), shkojnė n’Ēukuljer, e pastrojnė rrethin e kishs. Po, edhe u moren vesht qi ktu me u thanė mesha shenjte njiherė n’vjetė. Edhe pse ishte hera e parė, u mlodh popull shum. Don Pjetri majti meshėn dhe foli pėr shestanas qi dikur kanė jetuo aty, kurse stėrnipat dhe stėrmesat e tyne gjinėn sot n’Zadėr. Mas meshet, populli zuni valle e u ba shum dyzen. Senen e dytė u mlodh popull i madh. Erdhen edhe pej Tivarit, disa bile edhe pej Ulqinit. Mas meshet u ba dyzen e lojna tjera.

Kta t’pa fe u shqetsuon qi n’Ēukuljer po mlidhet popull i madh, shkojnė n’komitetin e partisė komuniste n’Tivar, kėrkojnė qi m’e naluo shkuomjen n’Ēukuljer. Senen e tretė, vjen urdhni me shkrim pej komitetit Tivarit, qi nuk guxohet me thanė meshė n’Ēukuljer, se aty nuk ka kishė, por janė vetėm temelet e kishs. Don Pjetri ja ēoj ankesėn republiks Malit Zi, por pa fryt. Me’j ra shkurt, don Pjetrin u munuon m’e friguo, por kyj nuk u trem. E naluon, penguon, por kyj shkoj ma pėrpara. Mė 1979 u zgjodh arqipeshkėv i Tivarit. N’atė kohė, termeti i madh rrėnoi shum shpi dhe kisha. Don Pjetri nuk nenji duorkryq. Aj jo vetėm qi u angazhuo pėr kisha t’reja. Krejt jeta e tij kje jetė e nji luthtari pėr vlera njerzore pėrparimtare.

Pastė dritė e pushothtė nė paqė.