Festa nė Vuthaj                   

 Shkruan Idriz Ulaj             

 Pėrshtypjet prej festės tradicionale shqiptare nė Vuthaj: Kur festojnė shqiptarėt, struken ugurzezat

 

Nė Malėsi thonė se askush nuk di se cili zog mund ta prish gjumin nė mėngjes. Ai, apo ajo, mund tė jetė bilbili ose korbi, sorra ose qyqja e muzgut tė ditės, madje mund tė mos jetė zog as shpend, po qengj apo qen, po viē apo mėz, po ulėrimė bishash apo oshtimė bjeshkėsh nga pushkėt...

Megjithėkėtė, mė datėn 1 gusht 2006, ndodhi e kundėrta: nuk na zgjuan zogjtė, as blegėrima e qengjave, as  lehja e qenve…, por krismat e tupanit, oshtima e bjeshkėve, kėnga e malėsorėve qė zėhapej tek Ura e Gurit, te fusha e Vuthajve…

Ishte ora 9,30 kur rrugės, rrėzė Sukės sė Madhe, hapėronin teposhtės djem e vajza, burra e gra, pleq e plaka… Tė gjithė varg e vijė, nė njė drejtim, tė veshur nė kostume kombėtare edhe “allafranga”. Nga koloriti i veshmbathjeve tė tyre elegante kombėtare apo evropiane, rruga vizėllonte nga ngjyrat e ylbereve qė laheshin nėpėr rrezet e diellit tė atij mėngjesi nė zemėr tė Alpeve Shqiptare.

Edhe pikėrisht kėsaj rruge sot shkonin malėsorėt dhe malėsoret nė manifestimin tradicional tė lojėrave dhe tė kėngėve tė traditės sonė kombėtare qė mbahej dhe qė do tė mbahet pėr ēdo vit, mė 1 gusht, nė Vuthaj.

Ēdo gjė dukej se ka gėzim sot nė Vuthaj; dukej se edhe dėllinja shkundej nė shpat, edhe fėmija zbulohej nė djep, edhe lulet e njoma shikonin, edhe pse “verė e thatė na ka marrė sivjet…” – mė thotė plaku vuthjan, 88 vjeē, i veshur me rroba ngjyrė kafeje, me kėpucė tė zeza e me plis tė bardhė nė kokė, baba, gjysh apo dajė i atyre qė kėndonin a vallėzonin, apo i atyre qė shikonin e dėgjonin si vendės apo “turistė” sot nė Fushė tė Gjonbalajve dhe jo vetėm aty.

Rritej e rritej turma e njerėzve qė vinin nėpėr rrugėt e katundit Vuthaj nga tė gjitha anėt pėr t’u takuar tė gjithė nė fushė, pėrtej Urės, pranė lumit tė kthjellėt e tė ftohtė si uji i borės, rrėzė Gėrlės. Qindra automobila burizanin pėr pėrgėzim e pėrshėndetje takimin qė i bashkon (bile) njė herė nė vit vėllezėrit me motra, nipat me dajė, vėllanė me vėlla, mikun me mik… se, “vallahi, jemi shpėrnda’ si vetė e qyqes nė tana anėt e botės.” – thotė plaku vuthjan.

Dhe, kishte tė drejtė plaku vuthjan, se kjo ditė gushti linte pėrshtypje se ėshtė ditė e takimeve, ditė e pėrqafimeve, me lot nė sy e faqe, tė mė tė dashurve, tė ardhur nga Dallasi e Nju-Jorku, nga Londra e Sauthendi, nga Stokholmi e Kopenhaga, nga Brukseli e Gjeneva e mė sė shumti nga Gjermania e Zvicra. Megjithatė, tupani binte dhe binte, oshtinte dhe oshtinte luginėn e Vuthajve, nė gji tė Alpeve Shqiptare, aty ku sorrat mėtojnė tė jenė mė shumė sesa sokola e fajkona - shqiponja.

Po, po, tupani oshtinte, suka gjėmonte, kur valltarėt e shoqėrisė kulturo-artistike “Maja e Karanfilit” tė kėsaj ane hidhnin valle…Por edhe kur kėngėtari del nė podium me lahutė nė dorė, i veshur me kostume si gjyshi i tij Cenė, pas njė pėrshėndetjeje me publikun, ulet nė njė stol tė punuar nga rrembi i pishės dhe ia nis kėngės qė ngjason nė atė kėngėn e dikurshme tė kushtrimit, se, si duket, tė gjitha kėngėt e kėtyre njerėzve bėjnė thirrje pėr ardhje, pėr kthim, pėr bashkim, derisa s’ėshtė vonė …

Pėrshėndetjet dhe lotėt e pėrmallimit shpėrngulen nėpėr shkrepat e qetat mbi ujėvarat e lumit Skavkaē…, prej ku pėrkohėsisht kanė ikur sorrat, duke shikuar mbas me xhelozi malėsorėt dhe malėsoret duke kėnduar dhe vallėzuar…

Po, po, sot s’kishte shpend as njeri ugurėzi nė tubim, po pėllumba, po dallėndyshe, po edhe bilbila e  shqiponja qė nėn qiell, poshtė e lart, midis dhe pėrmbi maja, krenare gjezdisnin luginėn e Vuthajve, po edhe sokola qė shkrepnin syrin e patrembur shpateve dhe shtigjeve tė bjeshkėve.

Pse ikin disa shpendė nuk mban zi Malėsia, ajo prapė kėndon e vallėzon, sepse aty i ka pėllumbat, dallėndyshet, bilbilat dhe shqiponjat tė cilat nuk lėnė pėr t’u vetmuar qielli, pėr t’u ndalur kėnga, pėr t’u mbyllur shtėpitė, pėr t’u shkretuar rrugėt qė ēojnė tek Ura – nė Dasmėn e Madhe.