Letėr prej New York-ut

Zonja dhe zotėrinj,


Mirėmbrėma dhe mirė se erdhėt nė darkėn e parė qė e organizoi Fondacioni "Dom Simon Filipaj". Nė fillim, nė emėr tė anėtarėve dhe tė kryesisė sė Fondacionit si dhe nė emrin tim personal dėshiroj tė pėrshėndes dhe tė falėnderoj tė gjithė tė pranishmit e kėsaj mbrėmje, po ashtu dėshiroj tė pėrshėndes dhe falėnderoj: imamin e Qendrės Islamike Shqiptare nė Ridgewood, Mulla Isufin; famullitarin e kishės shqiptare ‘Zoja e Shkodres’, don Pjetėr Popaj; kryetarin e shoqatės ‘Dedė Gjo Luli’, Gjokė Gojēaj; kryetarin e shoqatės ‘Kraja’, Isejn Markun; kryetarin e fondacionit ‘Malėsia’, Vasel Ulaj; veēanėrisht dėshiroj tė pėrshėndes dhe falėnderoj kėngėtarin tonė tė mirėnjohur Gjovani Gjonaj dhe grupin e tij qė falas do t'na argėtojnė sonte. Tė gjithė ju mirė se erdhėt, prania e juaj na nderon dhe ėshtė solidarizim me misionin dhe qėllimet e Fondacionit "Dom Simon Filipaj". Jemi shumė mirėnjohės dhe ju urojmė tė gjitha tė mirat familjarisht.

Fondacioni "Dom Simon Filipaj" u themelua mė 10 maj 2005. Nė kuvendin themelues morėn pjesė rreth 60 persona, kurse ideja e formimit tė kėtij fondacioni lindi nga individėt qė dėshirojnė tė ndihmojnė vendlindjen, kombin, atdheun. Cili ishte motivi i themelimit tė kėtij Fondacioni? Pėrgjigja do tė ishte e thjeshtė, po qė se do ti hedhim njė vėshtrim tė shkurtė vendlindjes tonė; tė gjithė ne qė jemi mbledhur sonte kėtu jemi dėshmitarė tė varfėrisė qė shumė familje i ka kapluar nė viset tona, po ashtu jemi dėshmitarė tė shumė rastesh tragjike, qė shumė fėmijė mbeten jetimė, shumė gra mbetėn tė veja, shumė prindėr mbetėn tė vetmuar dhe tė pa aftė qė tė fitojnė kafshatėn e gojės. A ka gjė mė tė vėshtirė se kurė nėna shtrohet tė flejė e nuk e merr gjumi sepse nuk din me ēka do t’i ushqejė nesėr fėmijėt jetimė; ose paramendoni plakun e vetmuar qė nuk ka askush t'ia shtrijė dorėn, kurse mundėsia e pėrmirėsimit tė kushteve nuk ekziston. Shumė talente nė viset tona mbesin tė pazbuluar vetėm e vetėm prej pamundėsisė qė tė vazhdojnė arsimimin nė shkolla tė larta. Ky pra ėshtė frymėzimi ynė, elementet tė cilat na brengosin ēdo ditė, ēka na shtyri qė tė themelojmė kėtė Fondacion, i cili me pėrkrahjen tuaj do tė mundohet tė pėrballojė vėshtirėsitė e lartpėrmendura. Tė ndihmojmė vendlindjen ėshtė detyrė e jona morale dhe kombėtare. 

Fondacioni "Dom Simon Filipaj" e ka selinė nė New York, ku vepron dhe zhvillon aktivitetet e veta. Qėllimi i Fondacionit ėshtė qė tė ndihmojė individėt dhe familjet qė gjenden nė pozitė mė tė vėshtirė ekonomike nė komunėn e Ulqinit, qoftė ajo ndihmė pėr kafshatėn e gojės, qoftė pėr arsimimin e brezit tė ri tė talentuar. Pėrcaktimi ėshtė kombėtar, pa dallim feje, moshe, gjinie apo orientimi politik. Pra, nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, ka karakter humanitar tė pėrcaktuar nė baza kombėtare pa asnjėfarė diskriminimi.
Kriteret e shpėrndarjes sė ndihmave caktohen nga kryesia e Fondacionit, kurse nevojtarėt propozohen nga individėt e ndryshėm dhe aprovohen nga kryesia. Studentėt qė kanė nevojė financiare duhet tė paraqesin lutje dhe tė plotėsojnė kushtet e pėrcaktuara. Gjithashtu Fondacioni  tenton tė ndihmojė institucionet shėndetėsore, arsimore, ruajtjen e monumenteve historike, e tė tjera, por fondet tani pėr tani nuk janė tė mjaftueshme pėr njė veprimtari tė tillė. Shpresojmė qė me angazhimin dhe bujarinė tuaj do t'ia arrijmė qėllimit. 

Mbasi qė Fondacioni u themelua nė maj, kurse, pėr disa shkaqe teknike tė regjistrimit, veprimtaria filloi nė tetor tė vitit 2005. Pėr njė periudhė tė shkurtėr patėm njė sukses tė konsiderueshėm nė akumulimin e fondeve qė u shpėrndanė individėve dhe familjeve nė komunėn e Ulqinit dhe dy personave nė Krajė. Qė tė jam mė konkret Fondacioni ka akumuluar: $13,831.65; kemi shpėrndarė: $ 4,400.00; kemi paguar $500.00 pėr United States Treasury, qė tė lirohemi nga tatimet e shtetit; kemi ndihmuar lėvizjen ‘Atdheu na bashkon’ me $690.00; kemi paguar $201.64 Kinkos pėr bėrjen e vulės dhe tė logos tė Fondacionit, kurse $76.00 ka kushtuar hapja e PO BOX tė Fondacionit.
Kryesia e Fondacionit nė mbledhjen e fundit ka aprovuar qė nė nėntor tė shpėrndahen edhe $3.150.00. Shpėrndarjen kėsaj radhe do e bėjė vet sekretari i Fondacionit, Nazmir Osmanaj, mbasi qė ai udhėton pėr vendlindje. Kėsaj radhe nuk dėshiroj tė emėroj as individėt e as familjet qė ndihmuam, por nėse dikush dėshiron t’i di detajet, ju lutem tė drejtohet ēdonjėrit anėtar tė Kryesisė sė Fondacionit. Nuk dėshiroj tė pohoj qė kemi bėrė punė ideale, jemi tė vetėdijshėm qė gjatė kėsaj periudhe tė veprimtarisė sė Fondacionit kemi pasur lėshime tė vogla qė u bėnė pa ndonjė qėllim tė keq, shpresojmė qė gradualisht do t’i pėrmirėsojmė. Kemi dėshirė qė tė dėgjojmė propozimet, komentet dhe kritikat tuaja. Ēdoherė mund tė kontaktoni Fondacionin nė

e-mail: DSFilipajFond@aol.com, si dhe nė adresen:
Dom Simon Filipaj Foundation  Park West Station  P.O. BOX 20743  New York, NY 10025

 

Dėshiroj tė ceki se puna e anėtarėve tė Kryesisė ėshtė vullnetare, ėshtė punė mjaft e vėshtirė, delikate dhe e komplikuar. Vet fakti qė kemi tė bėjmė me shpėrndarjen e fondeve e vėshtirėson punėn tonė. Kemi dėgjuar qė fondet janė keqpėrdorur, por unė ju premtoj qė kjo kryesi e Fondacionit ėshtė e sinqertė dhe kurren e kurres nuk do tė lejojė njė gjė tė tillė. Mbledhjet e kryesisė kanė karakterin e hapur dhe ēdonjėri ėshtė i mirėseardhur tė marrė pjesė, bile ne kemi nevojėn tuaj qė t'na informoni pėr gjendjen e individėve dhe familjeve nė vendlindje; ēdo sugjerim dhe propozim i juaj ėshtė i mirėseardhur dhe do tė mirėpritet nga kryesia e Fondacionit. 

Takimi i sotėm ėshtė edhe prezantim i parė publik i Fondacionit "Dom Simon Filipaj", prandaj kam dėshirė tė shfrytėzoj rastin qė nė emėr tė familjeve dhe individėve qė u ndihmuan, nė emėr tė kryesisė dhe nė emrin tim, tė falėnderoj tė gjithė donatorėt qė me bujarinė tuaj, jo vetėm qė e bėtė veprimtarinė e Fondacionit mė tė suksesshme, por ju dhatė shpresė edhe njėherė tė varfėrve tanė. Nga ju varet edhe suksesi i Fondacionit, prandaj lusim tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kontribuojnė tė kontaktojnė anėtarėt e Kryesisė. Angazhimi i juaj sado i vogėl, ėshtė buzėqeshje dhe pak a shumė plotėsim dėshirash pėr tė varfrit tanė. 

Shfrytėzoi rastin qė tė uroj festen e Bajramit tė gjithė besimtarėve tė fesė Islame, me shėndet, pėr shumė vjet dhe festa sjellėt paqe dhe harmoni nė familjet tuaja. 

Mos ta harrojmė vendlindjen, kombin, atdheun.
Ju falėm nderit.                                             Kryetari i Fondacionit "Dom Simon Filipaj"

Mė 22 tetor 2006                                                                    Tom D. Shkreli