Lexuesit na shkruajnė

 

Kurrė mos tė harrohet Gjuha e tė Parėve, thuhet nė kėtė lajm prej Australisė

 

LAJM   MORTOR

 

Lajmėrojmė miqtė, shokėt dhe dashamirėt e familjes sonė se mė 15 Maji 2006, ndrroi jetė Nana jonė e dashtun, bashatdhetaria e juej dhe e tė gjithė shqiptarėve nė Atdhe e jashta tij:

PRENDA E KOL PALOKĖS, e veja e NDREKĖ  MARKUT,

Nana e Pashkos, Lizės dhe Lekė Ndrekės.

Shėrbimi i Pėrshpirtshėm fetare si dhe pėrshėndetja e fundit me bashkatdhetarėt e Australisė u ba ditėn e enjte mė 18 maj 2006, nė oren 7.00 p.m.  nė Kishen “Secred Heard”, 4 Winifred Street, St. ALBANS, Melbourne.

Prej ditės qė e ndjera Prendė ndrroi jetė dera e djalit tė Sajė Lekė Ndreka, ditė e natė kje e hapun dy kapakėsh pėr vizitorėt qė erdhėn pėr kryeshėndosh dhe ngushllime. Mikpritja, fjala e Sajė e ambėl, buzėqeshja dhe dashamirėsia e Sajė, banė qė bashkatdhetarė, miqė dhe tė njoftun, tė marrin pjesė nė dhimbjen e vdekjes sė Nanės Pashkos, Lizės dhe Lekės kėtu nė Australi. Nė ceremoninė fetare morėn pjesė  shumė njerėz mbasi i nderuemi z.Lekė Ndreka prej shumė vitėsh drejton me nderė e matuni Shoqnine Katolike tė Shqiptarve tė Melbournit. Kujtimet e mira tė Nanės sė tij, tėrhoqen nė pėrshendetjen e fundit tė Sajė tė gjithė Komunitetin Shqiptar kėtu, pa dallim feje e krahine.

Ditėn e shtunė mė 20 Maj, arkivoli me trupin e Sajė u percoll nga njė grup i madh shqiptarėsh nė aeroportin e Melbournit, pėr me u varrosė nė vendlindje, nė Kėllezėn tė Ulqinit.

Me kėte rasė falnderojmė tė gjithė pjesėmarrėsit nė ceremoni, nė pėrcjellje si dhe tė gjithė ata qė na kanė ngushllue me telefon e telegrame nga tė katėr anėt e Botės kėta ditė. Familja                                                                                                                            

*

M E L B O U R N E  Church “Sacred Heart” mė maj 18, 2006. Ora 07, 00 p.m.

                Asht nderim i posaēem pėr mue qė nė kėtė ceremoni tė pėrmortėshme, nė emėn tė familjes sė zotni Lekės e zonjes Maria Ndreka, me pėrshėndetė tė gjithė pjesmarrėsit si dhe me falnderue prej zemres tė gjithė ata qė Ju gjetėn pranė Nanės Prendė, atėherė kur Ajo pregaditej me ndrrue jetė.

Tė dashtun bashatdhetarė! Tė Nderuem zonja dhe zotni pjesmarrės!

Para njė kryqi shohim Ringjalljen dhe para njė arkivoli perulemi me respekt se, aty asht njė Grue e Nderueme Shqiptare, po,... aty asht e Ndjera

                                           PRENDA E KOLĖ  PALOKĖS 

Asht kenė buzeqeshja e Sajė, asht kenė fjala e ambėl dhe e peshueme, asht kenė bujarija dhe mikpritja joshėse e Saja, qė sot tė gjithve né na ka mbledhe kėtu, pėr me u pėrshėndetė pėr herė tė fundit me motrat e vėllaznit Shqiptarė tė Melbournit.

Udha e mbarė tė kjoftė, o Nana Prendė! Mė Ju fal me shėndet sternipave tė Dedė Gjo’Lulit dhe, tregoi se: Ti po kėthehesh krenare nė Atdhe! 

Detyren Tande ndaj Fesė sė  Jezu Krishtit e kreve me Nderė, tue lanė kėtu djalin Tand Leken, kryetar tė Shoqnisė Katolike Shqiptare.

Detyren Tande ndaj Atdheut dhe Fisit  e plotėsove me krenari e faqe tė bardhė, mbasi nė krye tė vendit tė Shtėpisė S’ate, valvitet Flamuri i Shqiptar i Skenderbeut, qė nderohet dhe respektohet nga djelmėt Tuej Pashkoja e Leka e vajza e Yte n’Amerikė Liza....dhe, pėrjetė e brez mbas brezi deri nė tė sosun tė shekujve bashkė me gjakun e pastėr tė Shqiptarit, do tė trashigohet ndėr nipat e stėrnipat Tuej, Nanė e dashtun!

Jeta, vuejtja, sakrifica dhe qendresa e Brezit Tuej le tė jetė Yll’i dritės pėr brezat e rinj, ashtu qi kurrė, kurrė, po e pėrsėris tri herė, kurrė mos tė harrohet Gjuha e tė Parėve, kėshillat e mėsimet e Gjyshave Tonė, se: Vetem tri drrasa e njė grusht gozhda do tė jetė kapitali qė merret me vedi nga kjo botė.

Nanė e paharrueshme! Ashtu si pate zemrėn dhe fjalėn Tande, dhashtė Zoti me kenė e ardhmja Jetė e Pasosun nė tė cilen Ti po shkon! Dheu i lehtė i Kėlleznės s’Ulqinit, vendlindjes Sate tė dashtun, Pushoftė i lehtė mbi Trupin Tand tė Bekuem!                    

Pushofsh nė Paqė tue pritė Ringjalljen!                                                                        

Ju falemnderės.  Fritz Radovani-de Angelis