Duhani rrezikon shėndetin

Shkruan Prim. Dr. Gani Karamanaga

 

Tymi i duhanit ėshtė faktor rrezikues pėr shėndetin e njeriut nė tė gjithė botėn.

 

Fabrikimi i cigareve filloi diku pas Luftės I Botėrore, kur edhe rritet numri i pėrdoruesve tė duhanit, sidomos tė meshkujve. Mbas vitit 1950, zmallohet pėrdorimi i duhanit edhe te femrat, tė cilat kėtė e kuptuan si mėnyrė tė ‘emancipimit’.

Janė njė varg sėmundjesh  qė i shkakton duhani ose ai e shpejton shfaqjen e tyre: sėmundjet e zemrės dhe tė denjve tė gjakut, kanceri i mushkėrive, sėmundjet kronike tė mushkėrive, astma bronkiale dhe sėmundjet e frymėmarrjes te tė porsalindurit, si dhe te fėmijėt nė vitin e parė (nėnat duhanpirėse). Kėto sėmundje, sipas tė dhėnave tė Organizatės Shėndetėsore Botėrore, nė botė mė 1985 ishin shkaku i vdekjes tė 1.700.000 njerėzve, kurse mė 1995 – tė 2.100.000.

Karakteristikat e tymit tė duhanit  

Nė tym tė duhanit gjenden mė shumė se 4000 kemikale; 40 prej tyre shkaktojnė kancerin; kėtu janė hidrokarbonėt, aminet, arseni, acetilaldehidi, si dhe lėndėt organike (benzeni, akrilinitriti). Nė pėrbėrjen e tymit tė duhanit ndikojnė edhe: vendi i pėrdorimit (i mbyllur, i hapėt), mėnyra e fermentimit, lėnda qė i shtohet, si dhe letra pėshtjellėse e duhanit.

Pirja ‘pasive’ e duhanit

Personat jopėrdorues tė duhanit nė ambientin e mbyllur nė afėrsi tė duhanpirėsit janė poashtu tė rrezikuar. Nė tymin, qė duhanpirėsi e kthen gjatė frymėmarrjes ende ka 80% tė lėndėve dėmtuese, si dhe 20% tė atyre toksike.

Roli i mjekut nė parandalimin e pirjes sė duhanit

Bashkimi Ndėrkombėtar pėr Duhanperje dhe Shėndet mė 1995 jep rekomandimet pėr rolin e mjekut nė luftėn kundėr duhanit. Ėshtė detyrė e ēdo mjeku tė interesohet pėr tė sėmurin: 1. a e pin ai duhanin dhe sa cigare nė ditė, 2. t’i flas pacientit pėr dėmtimet qė duhani i shkakton shėndetit, 3. tė vlerėsojė ineresimin e duhanpirėsit pėr ndėrprerjen e pėrdorimit tė duhanit, si dhe 4. t’i ndihmojė pacientit qė tė ndėrpres pirjen e duhanit. Mjeku duhet tė jetė shembull i mospirjes sė duhanit, nė ē’mėnyrė ai ndikon te tjerėt nė parandalimin e pėrdorimit tė duhanit. E mira e tė mirės do tė jetė qė tė ndalohet pirja e duhanit nė spitale dhe nė shtėpia tė shėndetit, si dhe nė shkolla dhe ente tjera arsimore.

Ėshtė i ndaluar me ligj reklamimi i duhanit, si dhe fabrikat janė tė detyruara qė nė ēdo kuti tė cigareve tė shkruajnė: duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndet.

Nikotina

Nikotina ndikon nė mėnyrė stimuluese nė qelizat e trurit (ai e rrit koncetrimin e neurotransmiterėve norepinefrinės dhe tė dopaminės). Disa minuta mbas thithjes sė tymit tė duhanit, nikotina gjendet nė koncentrim tė madh nė qelizat e trurit.

Varėsia ndaj duhanit

Te duhanpirėsit mjaft shpejt zhvillohet toleranca pėr nikotinėn, ēka kėrkon rritjen e numrit tė cigareve, ashtu qė krijohet varėsia ndaj duhanit (nikotinės). Pėr tė konstatuar varėsinė ndaj nikotinės, nė mjekėsi shėrbehemi me disa pyetje tė sistemuara nė mėnyrė tabelare.  

Mjekmi i varėsisė ndaj duhanit

Mjekėsia e sotme, pėrveē shpjegimeve dhe kėshillave mjekėsore pėr ndėrprerjen e pėrdorimit tė duhanit, ofron edhe barna pėr kėtė qėllim (p.sh. Bupropion).