Kangė gude (lahute) e Shestanit

 

N’fushė t’Udbins

 

N’fushė t’Udbins ka bā vākķ

Kishte ardhė harap’i zķ.

Trim i fortė e mejdānxhi,

Gjikah zānin e ka shtri,

Ēysh Liket deri n’Shqypni.

-Trim, kish thānė, jam vetė si zāna,

Ksish asnjė mā s’kā bā nāna.

Tānve burrave t’Ballkanit,

N’fush t’Udbins ju qes mejdānin.

Nijen burrat e Shestanit,

Ēy Liqenit1 der te Deti2;

Ket barrė t’rānė moren mi veti.

Njehin trimat fis pėr fis,

Kush isht mā’j miri pej sish.

-Pėr kin t’mirrna vesht tė tānė,

Atė po nisim nė mejdān.

Shoshen komin shpi pėr shpi,

Kush ishte aq trim daķ,

Qi i del harapit zķ?

-Per’ Sollaku, thanė, isht burrė,

S’e ka tretė mejdānin kurrė,

E ka kalin t’shpejtė si zāna,

Shpata ti pret si asnjāna.

Dolen burrat nė pazār,

Pers ja folen nje-kto fjalė:

-Kshtu burrat janė bjeseduo,

Nė mejdān duhet me shkuo,

Kjo detyrė ty t’ka tokuo,

Faqen tonė me na zbardhuo.

Pera ka kjenė burrė dai,

Ja’u rrit nerėn komit ti:

-Mirė burra jini kujtuo,

Se kta isht sejdi pėr muo;

Megjidh se jam pak motnuo,

Me nimė t’Zotit kam me shkuo,

Ftyrėn komit me’j zbardhuo.

Shpejt u nis Pera kah shpija,

Rrugs e ka kapė sakėlldija,

N’oborr e priten e bija:

-Ēka ke babė, o burrė zotnķ,

Pse e ke ket sakėlldķ?

-S’besova se pris kit  ditė,

 ------

1Liqeni i Shkodrės

2Deti Adriatik

 

ka ardhė vakti me’u koritė.

Gjint e vjetėr kanė urrnuo,

Nė mejdān m’duhet me shkuo,

Nė mejdān harapit zķ,

Por sot s’jam aj djal’i rķ.

Si s’m’fali Zoti nji djalė,

Faqen sot muo me m’zbardhė.

-Ulu babė e pusho pak,

E mos bān e hiē marak,

Se muo m’ke vajzė e djalė,

Unė kam ftyrėn me ta zbardhė.

Kurrkuj s’ke me’j bjeseduo,

Nė mejdān unė duo me shkuo,

Jam e bija Per’Sollakut,

Unė ja pres kryet harapit.

-Bija jeme, ēka po thuo,

Sot tri javė do m’u martuo,

N’konak t’begut ti me shkuo.

Naj Udbinė, aty mas bregut,

Isht konaku’j Simon Begut.

Ata janė konak i madh,

E e kanė faqen e bardhė,

Pėr djalė t’vet ty dojnė me t’marrė.

T’tānė udhtartė qi shkojnė n’Udbinė,

N’konak t’tynet flenė e rrinė.

Kanė hadet t’tānė mirė me’j pritė,

Pastafat e mejdānxhitė.

Nigo bķ, o nigo jetė,

Ti n’shpi t’tynve ke me fjetė.

Ke me nenjė, me bjeseduo,

Pej kah je ti, m’u kalxuo.

Aterė mujnė e me t’hetuo,

Me gjidh vishėn qi ke nrruo.

Ata s’isht hiē mirė pėr muo.

-Rri babė, mos bān kasavet,

nuk kam vakt kohėn me tretė.

Ulu ktu e pusho n’seri,

Se unė shkova te berberi.

Berberit i tha kta fjalė:

-Duo me m’qethė muo si djalė,

Floktė m’i ruoj pala-palė,

Hapi sytė m’i ruoj mirė,

Sot dy javė prapė me m’i lidhė.

Bleu ēakēirė e anteri,

E u vish si djalė zotni.

Baba e priti te shpija:

-Hije t’paska anteria,

Po m’duke si kokrra djalit,

Tash po t’ja vé shalėn kalit.

Merre shpatėn, vire n’brez,

E me te t’ijesh sherbez,

Isht e vjetėr, s’isht e re,

Por shum krenat i ka pre.

E tash hypi kalit n’shpinė

Edhe nisu pėr Udbinė.

Nji javė rrugė ti kur ta bāsh,

Shpinė e Begut do ta shosh.

Kur tė mrrishė ti para shpijet,

Thuoj jam pej Nan-Rumijet,

Kam ardhė harapin me gjetė,

A munj sonte ktu me fjetė?

-Po, si jo, o sokol djalė,

Po ti mirė se na ke ardhė,

Se shum kohė, besa, ka shkuo,

Ksi djalit s’na ka neruo,

N’konak tonė e me banuo,

Ta dishė mirė se na ke gzuo.

Zhdryp pej kalit e hyp n’shpķ,

Hatit po’j qesim tagjķ,

Na po pimė kā nji rakķ.

U ulen burrat n’saxhade,

Grātė ju poqen ka nji kafe.

Ata nisen me bā llafe,

Zoti shpisė filloj mā parė:

-Ka t’kena, o sokol djalė,

A je i rritun n’fushė ā n’mal?

-I neruom zoti shpisė,

Unė jam pej Nan-Rumisė,

I rritun me tamėl dhishė.

Atje isht shum ven i mirė,

Por jetesa isht e shtirė,

Ēy t’vogėl na jena suo,

Nė punė t’rāna me punuo,

Zhvishė e zbathė shpesh-herė me shkuo,

Veē me nerė dojmė me jetuo,

I neruoshim burrė i urtė,

Jetesa isht shum e shkurtė,

Na s’mujmė me ba pasuni,

Por jetojmė e pėr njerzi,

Unė besonj qi jeton kot,

Kush mas vetit le horllok,

Pėr ta unė n’kit rrugė jam nisė,

Komit tem mos me ja prishė.

Po’j dal harapit n’mejdān;

Nji e presha, e lā nāmė,

E nji kjothtė qi m’pret aj muo,

T’tānė komi ka me m’kujtuo,

Brez mas brez me bjeseduo.

Ēuditet djali Simonit:

-Sa i urtė kyj birė Shestanit,

I pįnė po, i urtė e trim,

Dishronj m’é bā pobratim.

-Na fal djalė, ti kjosh me jetė,

si e ke emnin, s’t’kena dvetė?

-Aj isht i jemi gabim,

muo m’thrrasin Gjovalin.

-Unė jam Enjlli i Simonit,

Gzohen qi jena njothtuo,

Sot dy javė du m’u martuo,

E p’é kam nji dishir t’madh,

Pobratim a mush me m’ardhė?

-Po, si jo, kjosh faqe bardhė,

Por nuk munj natėn e parė.

-Kur tė mush, mirė se m’ke ardhė,

Se m’plotsove dishir t’madh.

Hoqi unazėn pej gzimit,

Ja vuni n’gisht Gjovalinit.

Enjlli kish me bjeseduo,

Deri n’natje m’u shoqnuo.

Gjovalini me pushuo,

Natje heret do m’u ēuo.

U thotė grave Beg Simoni:

-Ēohi mikut pektat shtroni!

Shkojnė gratė odėn me’j gatuo,

Nar veti ty bjeseduo:

-A sheh motėr, se ēfarė binit,

Si isht ftyra Gjovalinit,

Ka ftyrėn e femėns t’bukur,

Se isht djalė, nuk isht e mujtun.

Kur odėn e rregulluon,

Shpatė e furkė nė shtrat i lshuon;

Ty dyja ishin florinit,

E po i thonė Gjovalinit:

-Djali bukur me buzė qesh,

Urrno zgidhe nji peshqesh.

Gjovalini i shikoj,

Mori shpatėn, hiē s’menoj,

Nānė e bi i mrekulloj.

-Shiko nānė, ti je e urtė,

Nuk isht femėn, s’isht e mujtė,

S’parit po kape pėr furkė.

S’deshen mā me e provuo,

Thanė gjynah isht m’é munuo:

-Hajt ta lāmė e me pushuo.

Natje heret gratė janė ēuo,

I kanė bā gati me hangėr,

Vö nė sy, kafe me tambėl.

U pėrshnet me gjin tė’shpisė tānė,

Nisi kalin haravan.

N’fush t’Udbins sa kishte mrritė,

Qe harapi ish ta pritė,

I madh fort, tepėr i zķ,

Pos ka kjenė pėr mrekullķ.

-M’nimo Zot, mos m’u lig orė!

E mori shpatėn nė dorė,

Nrejt nė te u nis me kalė,

E po ja thotė nje-kto fjalė:

-Qe dora, trimi mejdānit,

Unė jam djali i Shestanit.

Kam nije qi je ludhduo,

Krejt popullit e gjidh Ballkanit,

Qi s’ka trim qi t’del mejdānit.

Harapi rri ta shikuo:

-Po nigo, o kalamuo,

a nji-men e ke me muo?

Kjenke i ri e shum i bukur,

Po m’dhime me t’pre si kukull.

-Mos ki dert ti, more trim,

muo m’thrrasin Gjovalin.

S’kam ardh ktu ty me t’u dhimė.

Hajde nisu, kohė mos tresim,

Njani-tjetrin do ta presim.

I ladrojnė kuajt si vetima,

Mrekullohe gjidhė Udbina.

Rrahin shpatat nji pėr tjetėr,

Shtremnoshin si me kjenė letėr,

Qitshin shknija si ėrrfe,

Kurrkush kin s’munte m’é pre.

Harapi ish kashtiguo,

Vetė me veti tyj menuo,

Sa shumė punė m’qiti kyj muo.

I lodhun me atė menim,

Pak e kish tretė terezinė,

Ju afrit Gjovanit fort,

Kyj ja hodhi kryet n’tokė.

Ladron kali pėr Udbinė,

Me harap pa krye n’shpinė.

Gjovani u ul pej hatit,

Mori kryet e harapit,

E shtiu n’hebe mi tagji,

Per’ Sollakut ja pru n’shpi.

Pera natje s’priti parė,

Pėr me dalė e nė pazarė,

I ra pazarit pėr zg’jatit,

N’shalė t’kalit me kokė t’harapit.

Gjin’ja banjin mrekulli,

Sa kish kjenė harapi zķ.

Banjshin mrekulli e bin,

Pera jonė, thonjin isht trim.

Qe nje-kshtu kjo punė kaloj,

Pera vashėn e martoi.

Simon Begu burrė me zā,

Dazėm t’madhe kishte bā.

Luhe valle, shum dyzen,

E prunė nusen, e shtinė mrenė.

Gjin’ja shpisė kjenė n’shen tė tānė,

Deri sa u bā akshām.

Sa akshāmi kish kaluo,

Enjlli ishte kashtiguo,

Dyzenin e ka naluo.

Nusja shpejt ishte kujtuo,

Kėrkon burrin n’odė m’ja ēuo:

-Ē’isht zāni, o burri jem,

Pse e preve ket dyzen?

-Fati jem, hiē mos u bin,

se kam pasė nji pobratim.

Pėr muo gazep i madh,

Sonte n’dazem nuk m’ka ardhė.

-Nis dyzenin, hani-pini,

se ty t’ka ardhė pobratimi,

une jam aj Gjovalini.

Qe unaza qi m’ke dhānė,

Hajd shko gzoj babė edhe nānė.

Kur i n’jev Begu kto fjalė,

Ju ēu mallė e ju nis vajė,

E shtyu dazmėn pėr nji javė.

 

Nė vend tė dh kėtu tė shėnuar shestanasit pėrdorin ll.

   

E kėndoi nė gudė (lahutė) Stjepa’j Gjoks Nils, i familjes Nilaj, prej Kullomce, mė 1950.

E shėnoi, ashtu si ju kujtua, Preēi Jakut Gjergjit Leks Preēit prej Bardhajsh tė Salēit, tash nė Krythė, Ulqin, mė 7 qershor 2006.

 

 

 

 

 

 

 

DIALOG NĖ MES TĖ SĖ MIRES E TĖ SĖ KEQĖS

 

Dy rivale nė nji hapsir njana  ekeqe tjetra e mirė, njana lule tjetra therr, njana drit tjetra terr,njana tjetren tuj shiku dialogun kan fillu:

 

E KEQJA: Moj e gjor e pa nafak rrin vetun ditė e natė.

E  MIRA:  Pėr mirsin un qė kam zoj e ran duhėt mė tė than lėm rahat sė rrugėn sta kam zan.

E KEQJA : Po ngadale  moj e ngrat spo tė baj gja po tė la rahat, por po mė dhimbsėsh vetun aty ec tė na se ke shoqni.

E MIRA : Moj dinake moj dhelpėn plakė,pėr dinakėrin qė ke ti edhe tė miret po i ban  tė kėqi

E KEQJA: Moj e ngrat psė mė ke inat se mir e din edhė  vetė sė mė tė mir ska gja nė kėtė jet , ēdo kush shoirtin don ta rjep.

E MIRA : Vepra jote vetem  ngatrresa  e terr sjell ke deshir tė korrish edhė atje ku s'mbjell.

E KEQJA: Deshe sdeshe mė pranu  mė ba njėrz pėr veti skam nevoj mė u mundu, se mė korrė atje ku ska mbjellė mė qoj vet ata mu.

E MIRA: Moj e keqe moj ugurzez zhduku njiher e pėrgjithmon prej faqes sė dheut , le njėrėzimin tė jetoj nė paqe e rahati kjo asht nama qė kam pėr ty.

E KEQJA: Boll hoqe e boll je mundu rregull nė bot pėr mė vu por po mė vjen keqė sė pėr dore sasht tuj tė shku .

E MIRA: Vepra jote qoft mallku sė tan boten e ka trazu ka harru njėrzimi ēka ashtė e mira jan ba si bisha si egersira, andaj vepra jote u fundost nė detė qė bim tėndėn ma mos tė ket . Tė mbrėtėroj paqa e rahatija kėto jan deshirat e mija.

                                                                           Angjelina Marku Lleshi

 

 

 

 

Jam shestanas*

 

Shestanjān't s'e kanė hadet

Me u tremė pej hijes vet!

Ata janė t'fjalės gjithmonė. 

Jam shestanas, t'gjithė e thonė.

 

T'partė tonė shqyp kanė folė e knue,

Daj si burra kanė qinrue,

E na lanė nji amanet:

M'ē ruejtė gjuhėn e vet.

 

Kuptim jetės n'daē me'j dhānė,

Nero atė ēka t'partė t'kanė lānė.

Me rranxė t'vet me u burrnue,

Por dhe tjetrin m'ē nerue.

                                                                            

Mos m'u bā e zeza' vetit,

Kurrsesi masha e tjetrit.

Pėr mos me kjenė i koritun,

Mos me u bā mish i shitun.

                                    S.Gj.D

*Nė numrin e kaluar u lėshuan gabime, pėr

 ē'arsye kanga ribotohet.