Shtozovallet e Shestanit

 

Po mrizojshin Shtozovallet,

Shtozovallet e Shestanit,

shenj te Qarri pėrmi Gurrėz:

Bukuroshja e Lōnecit,

Hollacakja e Golikut,

Buzėqeshja e Vezirrit

lle Vogelushja e Vidrijakut.

Po mrizojshin, mriz nuk kishin,

jo pej vapet, por sikletit,

loti lotin nuk jav nxinte,

metun qyqe n’kto hapsina,

tuj seruo rreth e rrotull,

sytė nuk shifshin veē se vetum:

male, kodra, brigje, suka,

qafa, shkrepa, gropa, shkama,

zhgarba, gur-e, ēuba, ferra,

toka djerre e rrethina,

ubla, lera, megja t’rame;

rrugve t’moēme dhe rrugicve

tragė as shenj donj kun nuk shihet;

shpen nuk sheh me fluturuo,

as zā qenit kun me leh-e,

s’nihet gjallė as gjel as pulė,

as nėr arna s’ka bujqarė,

as nė mal-e as n’sinjuor,

tō gō qetė e tō livruo

tokėn e vet (tokė hojrate),

pėr me majtė me bukė t’pėrditshme 

njerėzt e shpisė qi kish n’kujdes;

s’nihen dele me blegruo,

mō as lli as ell me vėrri;

s’n’jen cingare, as ēakare;

s’ka ēobana o ēobanesha,

bashkė tō knuo me gisht n’vesh,

grigjėt e veta tō mallua    

nėr kullosa n’mal o n’fushė;

heshtėn fyelli e zamarja,

gur e dru qi ēojshin n’kōmė.

Shihen shpija mluo e zhbluo

(nėr to disa shpija-kulla),

si rrenime gati metun;

shenj kotecesh, ksolla t’zhblume,

kisha t’myllna, pėr rreth vorre,

e katune pa banorė:

nantė katune e jo pak,

t’kryqit shenjtė me katėr gishta

lle tre tjerė me gishta tre-e.

Po thu’ kshtu ka kjenė gjithmonė

ēka t’kap syni e mush me pō   

ēysh pej Mregut e der’n’Shkallė:

-veē shkreti, pō gjin, pō frymė!

 

Jo, jo, zāna shtojzovalle,

metun qyqe n’kto hapsina,

kshtu, ksi sojit daj s’kō kjenė.

Nji fis burrash ktu jetonte,

ēka t’kap syni rreth e rrotull,

pej Liqenit e der’n’Rumi;

nji fis burrash, trima n’zō, 

plot burrni e trimėni,

synin zhgjetė e krahin shpatė,

ket pllamė tokė pėr m’e mpruo

(ku i pari i venosi),

po ja syni i pō’j’dishruemi,

me plaēkitė, me djegė, me pre.

Ish luthtar e mejdanxhi,

si me pushkė e si me shpatė,

me mpru votrėn pej anmikut.

Pėr m’u zprapė s’e kish zanōt.

Ksulėn kuj aj kurr s’ja hiqte,

vetėm Zotit, kjothtė levdue.

Po desh kush rrugė me’j pre

mirė nuk dahe, pō t’keq tė tij,

t’jetė aj Turk o Malazi.

Bukė e krypė e zemėr plot

Dashamirit, kushdo t’ishte,

o shtegtar o venali.

Ish nji fis me popullsi

plot me njerz pleq e t’ri,

me’j tubė thmi, si do Zoti;

kish oborrin me llen e lli

(dikush kish lle bakti t’trasha);

kacat plot e mish pėr trō,

peshq pej Luket, kur ish’ gjoja,

hem me hanger, hem me shitė.

Kish pak tokė, por toka’e ti,

si nė mal e si nė vrrķ;

e n’Shestan e n’Matanė,

zot nė veti e n’liri.

Kishte burra moshatarė,

qi dallojshin me urti

si n’kuven e si n’pleqni.

Gjin pa shkollė, se shkollė s’kishte,

shkollėn kishin prehn’e nanės,

gjunjt e tatės, gjyshit, babės

e kuvenin pleqve urtė:

m’sonjshin mikun si m’e pritė,

sojshin bukėn si m’ja qitė,

mō t’moēmit vem me’j bō,

fjalėn kurr n’kuven m’ja pre;

mos me kjenė kurr pulė pėr huta,

as qinj qyqe ujkut n’gojė; 

kje nevoja – bishė me bisha,

por me burra burrė si lypet,

t’jetė i veti o t’jetė i huoj.

Kishte valle e dyzene,

kishte gzime e trishtime,

si gjiku n’botė qi nollėn,

me shyrete e dyzene,

me kangtare e vajtore.

N’ditt t’shenjume tė fesė s’shenjte,

fill kah kisha aj vraponte, 

me meshtarin i bashkuom,

Zotit lavd e nerė me’j llanė.

Pėr atė fe qi ja la i pari,

kje nevoja o e pruni rasa,

jetėn nipte pō kursim,

o shpėrngule me pshtu shpirtin:

kōmėn kryqit nuk ja vinte

(kush ja vinte, ktu ven s’kishte).

Fjalėn, besėn kurr s’e shkelte

me ditė kryet se i shkonte.

Njani tjetrit i nimojshin

n’punė o n’halle, si qillonte.

E kur skami o n’sene t’ligshta

nuk mjathtonte veni ti

robėt e shpisė me bukė me’j nginjė,

rrugėn mirrte kah gėrbeti,

pej kah robve u nimonte;

tjerėt te shpija punėt i krejshin,

naē trimnija ēka u takonte,

naē granija thmitė tu’j rritun,

e kto erzin shpisė e fisit

se e cilla mirė ja ruente.

Si do t’ishte, ngusht o zuar,

as vargś as tokė nuk shitte.

Kjenė ligshtina, kjen shtrėngesa,

lufta kijen e zullume,

veni pa gjin kurrė nuk meti

kurrė s’u shuo as meti shkretė.

Por arllė vakti dal-kadal

(vakt filluo mot e ditt...,

vakt qi vakt nuk kje pėr ‘ta,

pėr jetesė e qetsi jete),

veni t’parve m’u bō i ngushtė.

E kshtu gjin’ja e kti veni,

nji mas tjetrit u shpėrngulėn

u shpėrngulėn varg e vistėr,

e lan votėr, lan varguo,

furk e shtizė e bosht e djep;

lan parmenėn me pallė e zgjethė,

tokėn lan djerr, halier;

grigjėn shiten, t’hollat n’xhep,

ēilsin shpisė elle avlisė,

u nisen pėr llena t’huoja,

n’llena t’huoja me ēilė konak

(pos’ disa qi n’gishta t’dorės,

mush me’j njeh nė tanė Shestan,

elle kta e shum s’do t’shkonje,

kanė me bō ēka bōnė t’tjerėt),

u shpėrdanė nė botė marė,

tė pėrziem me njerz t’huoj,

mos me ditė pėr njani tjetrin

as ē’farė fisit o komit kijen

se ē’farė gjuhe t’part u flitshin,

ē’farė hadetesh ata kishin.

Bota marė kshtu Shestan u bō,

E vetė Shestani me pō gjō!

Meten male, kodra, brinja,

shkama, gryka, fusha djerre...

meten kishat, meten vorret...

e ju qyqe Shtozovalle,

n’kto hapsina gjanė e gjatė,

ēush pej Mregut der’ n’Rumi,

me ruojtė venin e emnin e ti.

 

Por kjo botė, or’ Shtozovalle,

sillet rrotull rrotullore,

isht sjellė dje lle sillet hōla,

ulen malet, ēohen sukat:

kush e di ēka e nesėrmja bje?...

Belda, loce, prapė n’Shestan,

nė kto hapsina ka me knuo

bylbyli e dallunusha;

belda prapė donj’ nip pej s’largu

tokėn e t’parve tō kėrkuo,

i tėrhjekun si n’magnet,

n’tokė t’parve kō m’u kthye

e m’e puthė me mallė, me lot

ket pllamė tokė lō me n’jerzė,

lō me mune e lō me gjak

ēy sō mot e brez nė brez;

kō me arllė bar’ donji herė

mi kto vorre me thanė uratė,

m’e nezė qirin pėr shpirt t’parve,

ktu dikur qi jetėn shkrine;

me hi n’kishė e me bō kryq

lle m’u lutė pėr gjith Shestanas

tė shpėrdōm nė unji botėn,

pėr t’marė t’tyne e pėrparim

e qi emni e kujtimi

i Shestanit e Shestanavet

mos t’harrohet mi ket llé,

mos t’harrohet kurrė as kurrė

der’ qi d’jelli tė zhdrit nė qiell.

E Shestanas ku-do t’jenė

pasanika, biznisa o bosa

me bildinga, me Roy Royllsa,

mercedesa e balona,

fenė e t’parve t’ruojnė gjithmonė,

mos t’ju bōhet parja zot

as burrnia interesi,

faqja e barllė t’jet pėrherė

n’fis tė Shestanit ku-do kjoshin.

 

Tash, o Zāna Shtozovalle,

qi Shestanin n’rojė e kini,

ēka ju pritni qi t’u thomi?

Zine vallen, kjoshi t’barlla,

zine vallen dora dore

pej Lōnecit der’n’Liqe-e 

e pėrfshini rreth e rrotull

marė Shestanin mal e fushė 

pej Liqenit der’ n’Rumi

sillne vallen shestanjōnēe,

pėr brez kapni njani tjetrin,

trima, grō e silli rrotull,

e kenoni pala pala

si Shestani e kish hadet.

Knoni, knoni e vallzoni

kangė e valle shestanjōnēe,

sikur motit nė gjuhė t’parve,

n’gjuhė qi nōna i pėrkuni,

n’gjuhė qi flitshin e u lutshin,

shamatofshin e u pajtofshin. 

Pō frigė n’atė gjuhė u merr vesht

elle gur-e elle dru-e:

ktu me shekuj ka jehuo.

Knoni, knoni e vallzoni

Knoni, kceni, vijukatni

qi t’ushtonje mal e vrri

pėr Shestan nė botė t’shpėrdamė.

Kangėn, vallen mos e kėputni

der’ Rumija t’jetė Rumi.

Pjetėr Perkoliqi, Cetinjė, mė 17.12.2005