Shasi - qytet i moēėm shqiptar

Shkruan prof. Dr Jahja Dranēolli*                

Nė Shas janė zbuluar edhe shenjat e kulturės ilire.

 

Rreth 25 km nė veripėrendim prej Ulqinit, edhe sot shihen gėrmadhat e Shasit, qytetit tė humbur, por jo tė harruar, sipėr fshatit me tė njėjtin emėr. Vendorėt e quajnė ‘Kishat’. Janė tė njohura monedhat e prera me emėr tė qytetit; nė njė anė tė monedhės paraqitet fytyra e Shėn Gjon Pagzuesit, mbrojtės i qytetit, kurse nė tjetrėn anė pirgu me mbishkrim ‘Sovaci civitates’. Muri i qytetit duket se formonte njė katėrkėndėsh tė ngushtė dhe tė gjatė nė drejtim tė kurrizit tė malit; pėrfshinte tė dyja faqet e malit. Vihen re dy porta, njėra sipėr fshatit, tjetra te faqja e pjerrtė kah liqeni. Qytetin e plaēkiten mongolėt mė 1242, por ai e mori veten pėrsėri.

Ndonjė studiues fillimet e qytetit e ndėrlidhė me periudhėn e ndėrtimeve tė Justinianit (527-565), njė perandor bizantin me origjinė dardane (ilire). Qyteti nė fjalė (edhe pse nuk janė ruajtur shumė njoftime tė shkruara pėr te), me kohė ia tėrhoqi vėmendjen kronistėve, udhėpėrshkruesve dhe studiuesve, si, Giustiniani, Bizzi, Farlati, Degrand, Ippen. Ėshtė pėr tė theksuar se njoftimet e deritanishme pėr qytete rreth Shkodrės kanė shumė boshllėqe. Kėto boshllėqe pamundėsojnė edhe njohjen e mirė tė lashtėsisė sė Shasit. Dihet se qyteti nė fjalė ėshtė gjendur mbi njė varg kodrinash shkėmbore tė thata prapa nyjės sė madhe malore tė Lindjes, pėrkatėsisht nė anėn e majtė tė shtratit tė lumit Megjureē, i cili ėshtė shndėrrua nė Liqe tė Shasit. Ky liqe nuk ėshtė asgjė pėrveēse njė shtrat lumi i zgjeruar, i gjatė 500 m, qė pas shirave tė mėdha mund tė arrinte deri nė 4 km. Lugina e epėrme ėshtė moēalore dhe e pashėndetshme.

Gėrmadhat e qytetit shihen edhe sot

Shasi (Suacium, Sfacia, Soacia, Suvacium, it. Soaēo, Suaēo, Suazzo) ishte emri i njė qyteti tė njohur me ipeshkvi nėn juridiksionin e  argjipeshkvisė sė Tivarit. Me kėtė emėr pėrmendėt prej 1067 e deri mė 1530.  

Mė 1388 nisi thurja e shpejtė e Shasit. Mė 1406, nė kurriz tė Bashkisė sė qytetit tė Shasit, Ulqini i zjėgeroi rrethet e veta. Po nė kėtė vit (1406) muri i qytetit ishte nė njė gjendje tė mjerueshme, sa qė ipeshkvi i Shasit, si i dėrguar i qytetit, shkoi nė Venedik pėr tė  kėrkuar leje pėr rindėrtimin e tyre, meqė turqit kishin nisur me i plaēkitur rrethet. Republka e Raguzės (Dubrovniku) pėr kėto qėllime mė 1413  ofroi tjegulla pėr tė mbuluar pullazin e njė kishe. Shasi, mė pastaj bėhet njė pronė e thjeshtė (1443), dhe nė vitin 1470, sipas dokumenteve venedikase zuri tė quhet “villa de Suazzo” (fshati i Shasit). Mė 1553, shkruante Giustiniani, se “muret dhe porta e qytetit ishin ende, gjė qė na ēuditė veēanėrisht” (“Che’č pił meraviglioso”), madje edhe hendeku nuk ishte i mbushur me leth. Sipas pėrshkrimit tė Ippen-it (mė 1899) dy porta dhe muret e qytetit ruheshin ende, por nė rrėnoja. Pėrveē kėtyre shihen edhe rrėnojat e disa kishave, si dhe gėrmadhat e njė kishe tė madhe me altar nė pirg, dhe tė njė kishe tjetėr me mbetje tė afreskave dhe me varrin e njė ipeshkvi tė quajtur Mark i vdekur nė vitin 1262.

Banorėt nuk flitshin gjuhė tjetėr veē shqipės

Turqit e pushtuan mė 1571 dhe ia shkatėrruan murėt rrethuese dhe godinat nė tė. Mė 1610, argjipeshkvi i Tivarit Marin Bizzi shkruan: “Shasi dikur qytet shumė i madh, dhe i fortifikuar mė sė miri, sikurse edhe sot e tregojnė rrėnimet e tija. Thuhet edhe se aty pati deri nė 365 kishė, dmth. aq sa janė ditėt e vitit. Tashti ėshtė shndėrrue e ba fshat, ashtu si ndodh zakonisht me pushtimet e turqve qė ēdogja shkretojnė e rrėnojnė. Kishte dikur ipeshkėv, qė ishte njė nga sufraganėt e Tivarit. Gjendet i vendosur mbi njė kodėr pėrsipri njė liqeni tė kandėshėm, tė gjanė e tė mbushun me peshq tė ndryshėm, me tė cilėt sidomos mbahen (rrojnė) ata banorė [...].  Ėshtė rreth 20 mil larg prej Tivarit. Pėrballė, n’anė tė detit, i qėndron qyteti i Ulqinit, qė nė luftėn e kalueme ra nė pushtimin e turqve bashkė me Tivarin, qė ishin tė republikės sė Venedikut. Mund tė ketė nja 80 shtėpi pothuaj tė gjitha tė banueme prej tė krishtenėsh latinė e ma pak turq. Ka kishėn e shėn  Gjon Pagėzuesit, shumė tė madhe, pėrveē shumė tė tjerave qė janė tė zbulueme. Ajo [kishė] ėshtė shumė keq pėr ēdogja. Mbi altar nuk ka asnjė pala (pala ėshtė njė mbulojė e kelqit), ka vetėm njė kryq druni dhe nė murė, nėn tribunė [balkon] disa ftyra shenjtorėsh, pa batister e pa sakrar (vendee tė posaēme nė kishė pėr shėrbime tė ndryshme fetare), sikurse janė gati tė gjitha kishat tjera tė Arbėrisė […]. Ėshtė aty famullitar resident [i qėndrueshėm] d. Lorenzo Mezilli qė disa javė ma parė e vendosa unė aty. Banorėt nuk flasin gjuhė tjetėr veē Shqipes dhe turqishtes...”

Njoftime - Theodor Ippen

Diplomati dhe studiuesi, kryekonsulli austrohungarez nė Shkodėr, Theodor Ippen njofton hollėsisht pėr rrėnojat e qytetit dhe tė kishave tė Shasit mė 1899 dhe 1902 (Glasnik Zemaljskog Muzeja u Bosni); ai kishte parė vetėm gėrmadhat e qytetit, qė dukeshin mjaft qartė. Aty, nė radhė tė parė kishte vėrejtur tarracėn me rrėnojėn e kishės sė ruajtur mirė dhe mbi to qytetin e epėrm. Nga poshtė janė parė rrėnojat e murit rrethues tė qytetit. Nė mėnyrė tė veēantė kėndi verilindor, i cili pėrbėhet nga njė bastion i vogėl, qė ishte ruajtur deri nė njė lartėsi prej dy bojė njeriu. Kishte humbur krejt muri i qytetit nė anėn e liqenit.

Njė ēėshtje, tė cilėn e veēonte nė pėrnjohjen e tij, ishin objektet e kultit, pėrkatėsisht kishat e Shasit. Ėshtė e njohur se Ipeshkvia e Shasit zotėronte territor mjaft tė ngushtė. Ajo kufizohej nė perėndim me Tivarin, nė veri me Shkodrėn, dhe nė jug me Ulqinin. Nė dokumente mesjetare ipeshkvi i Shasit pėrmendet me emra: Svacinenses, Suacinenses, Soacienses, Svacienses, Svatinenses. Sipas Ippen-it, mbi qytetin e sipėrm qėndronte lartė kisha me pirg, tė cilėn e pėrmendėm edhe mė sipėr. Kisha nė fjalė zotėronte njė sallė kėnddrejtė; mbi altar ishte ngritur pirgu i kambanores. Pozita e pirgut nė kėtė kishė ndryshonte nga kishat e tjera, nė tė cilat ai gjendet zakonisht nė anėn ballore. Nga kisha ishin ruajtur vetėm katėr mure. Pjesa e brendshme ishte mbushur me rrėnoja dhe baroje tė mbira midis tyre. Megjithatė, mund tė vėreheshin salla dhe narteksi. Kjo kishė (shihet edhe nga fotot e bėra nga Ippen-i), vihet re nga njė largėsi, si pika mė e dallueshme e rrėnojave tė qytetit. Nga rrėnojat e kishave tė tjera, qė ndodheshin mbi tarracėn, e cila shtrihet jashtė murit rrethues pranė shpatit lindor tė kodrės, Ippen-i kishte veēuar fasadėn ballore tė njė kishe qė ishte ruajtur mė mirė. Kjo fasadė zotėronte njė portė tė punuar me kujdes, tė mbuluar me njė hark rrethor dhe njė dritare tė ngushtė mbi tė. Nė kėtė fasadė Ippen-i kishte lexuar mbishkrimet e tre gurėve qė ishin murosur nė kėtė fasadė. Dy kisha tė tjera rrėnojė, qė ndodheshin jo aq larg nga kisha qė u pėrmend mė sipėr, ishin ndėrtime tė thjeshta. Ndėrkaq, nga njė kishė e katėrt, Ippen-i kishte parė vetėm pak gjurmė muresh mbi sipėrfaqe tė tokės.

Zbulime arkeologjike

Sipas rezultateve nga njė gėrmim sondazhi tė kryera nė vitin 1985 (tetor-nėntor), por tė publikuara nė vitin 1989, janė vėrejtur disa faza ndėrtimi tė qytetit. Muret rrethuese tė shoqėruara me kulla e rrethonin kodrėn qė pėrfshinte njė sipėrfaqe prej afro 2 ha. Duke   ndjekur terrenin, muret rrethuese krijonin njė hapėsirė kėnddrejtė jo tė rregulltė, e gjatė nja  230 m, qė ēonte nė drejtim lindje-perėndim dhe gjerėsi prej 58 m nė drejtim veri-jug. Qyteti kishte qasje vetėm nga ana veriore, kėtu e mbrojtur edhe nga njė mur dytėsor. Muri rrethues perėndimor dhe lindor me kulla katėrkėndėshe ėshtė ruajtur mė mirė. Ndėrkaq, nga muri jugor kanė mbetur vetėm gjurmėt e murit dhe tė kullės, qė mbizotėronte pjesėn me shikim kah liqeni. Gjithashtu janė vėrejtur shumė rrėnoja brenda dhe jashtė mureve rrethuese tė qytetit.

Sipas gjetjeve nga gėrmimi (sondazhi nė fjalė), me ē’rast nė qytetin e epėrm tė Shasit ėshtė zbuluar edhe njė shtresė kulturore nga shek. VI, mund tė jetė qė muret veriore tė qytetit tė jenė ndėrtuar (apo rindėrtuar) gjatė periudhės sė Justinianit. Nė gėrmadhat e qytetit, nė afėrsi tė kishės sė Shėn Mėrisė ėshtė zbuluar edhe material i pasur i qeramikės nga periudha e hershme mesjetare.  Me kėtė periudhė mund tė ndėrlidhet edhe ndėrtimi i portės veriore dhe jugore tė qytetit.

Pėrveē gjetjeve qė u pėrmendėn mė sipėr, nė arealin e qytetit janė zbuluar edhe shumė  fragmente qeramike nga periudha e neolitit tė hershėm, eneoliti dhe bronzi, por mė evidente janė gjetjet e kulturės ilire nga periudha e hekurit. Ndėrkaq, disa fragmente tė gjetura tė qeramikės helene shpiejnė tė supozohet se shtresa helene ka mundur tė ekzistonte mu nė afėrsi tė pjesės veriore tė qytetit. Fragmente tė qeramikės sė kuqe dhe tė verdhė romake, janė zbuluar nė pjesėn e qytetit tė epėrm. Kjo vėrtikale e gjatė historike e kulturės materiale tė Shasit vazhdonte tė jetonte me intensitet tė sforcuar edhe gjatė gjithė shekujve tė mesjetės.

Zgjodhi Hajro Ulqinaku

*Prof. Dr Jahja Dranēolli ėshtė drejtor i Institutit arkeologjik tė Kosovės dhe shef i Katedrės sė Historisė nė Universitetin e Prishtinės.