Hysni Hoxha

 

KĖNGA PĖR PERSONALITETET E SHQUARA TĖ KOMBIT TONĖ

 

Nė pėrmbledhjen “Guri i ēarė” tė Ali Podrimjes, nė tė cilėn janė pėrfshirė krijimet poetike pėr Kosovėn, pėrveē preokupimeve tematike pėr tė cilat kemi shkruar (“Koha Ditore”, 19.04.2006), si frymėzim poetik kanė qenė edhe personalitetet e shquara tė historisė sonė kombėtare: Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, Bajram Curri, Isa Boletini dhe Abdul Frashėri.  Nė kėtė pėrmbledhje poetėt tanė mė tepėr i kanė kėnduar trimit guximtar, Bajram Currit.

Nė vjershėn “Bajram Currit”, Hil Mosi kėndon pėr trimėrinė e jashtėzakonshme tė kėtij kreshniku si pjesėmarrės nė Kryengritjen heroike tė vitit 1912.  Preokupimi themelor i kėsaj vjershe ėshtė ndjenja e respektit tė thellė ndaj kėtij trimi tė rrallė, i cili si shembėlltyrė e heroizmit shqiptar ngjalli shpresėn pėr njė tė ardhme “plot fatbardhėsi”.  Nė shėnimin e tij nė fund tė vjershės, Hil Mosi thekson: “Edhe sot, kur tė gjithė krenėt e tjerė tė Kosovės nuk ndihen, ky āsht i vetmi qė lufton me ēetėn e tij kundra shkjenisė”.

Pas rėnies heroike tė Bajram Currit, Fan Noli shkroi vjershėn “Shpell’ e Dragobisė” (1926).  Edhe pse mban nėntitullin Elegji pėr Bajram Currin, nė kėtė vjershė nuk artikulohet ndjenja e pikėllimit, qė ėshtė karakteristike pėr zhanrin e elegjisė, por pėrkundrazi ndjenja e admirimit dhe e krenarisė ndaj kėtij atdhetari tė devotshėm dhe   prijėsi tė rrallė tė luftės pėr ēlirimin e atdheut nga armiku.

Vjersha “Shpell’ e Dragobisė” ka karakteristikat e ditirambit, qė ėshtė njė lloj tjetėr i poezisė lirike, nė tė cilėn madhėrohen tiparet themelore tė ndonjė figure tė shquar.  Nė vjershėn e Fan Nolit, Bajram Curri merr pėrmasa legjendare.  Ai krahasohet me figurat mitologjike, qė i hasim nė folklorin tonė: dif, dragoj,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   pastaj me figurėn Ante, qė ėshtė vigan mitologjik, bir i Neptunit dhe i tokės.  Elegji e mirėfilltė ėshtė vjersha tjetėr e Fan Nolit, “Syrgjyn vdekur”, kushtuar Luigj Gurakuqit. Nė kėtė vjershė, nė ēdo strofė, hasim vargun deklamativ: “Nėno moj, mbaj zi pėr vėllanė,/ Nėno moj vajto, merr malin,… Nėpėrmjet njė artikulimi tė tillė shprehet pikėllimi i thellė ndaj intelektualit tė shquar dhe atdhetarit tonė tė madh, Luigj Gurakuqit.

Nė poezinė tonė gojore, po ashtu edhe nė poezinė e shkruar, si tė Hil Mosit, Gjergj Fishtės, Ismail Kadaresė dhe tė poetėve tė tjerė, fjala rrufe pėrdoret jo rrallė herė nė kuptimin figurativ nė trajtėn e metaforės dhe krahasimit, qė evokon shpejtėsinė, fuqinė, rrezikun.  Mirėpo, strukturimi i kėsaj figure nė kėtė mėnyrė sot duket i zvetnuar qė nuk ngjall asociacione poetike.  Ndėrkaq Fan Noli nė vjershėn “Shpell’ e Dragobisė” ka krijuar njė figurė burimore qė ėshtė edhe sot funksionale: rrufeshkab’ e Malėsisė.  Fan Noli, sipas mendimit tone, e ka fuqizuar kuptimin metaforik tė figurės rrufe, duke ia bashkangjitur metaforėn shkabė.  Si e tillė figura rrufeshkab’, evokon Bajram Currin me virtyte tė larta dhe karakteristika tė veēanta tė njė kreshniku legjendar tė Malėsisė, siē janė: trimėria, guximi, ndjenja e vetėflijimit pėr atdhe, si dhe fuqia dhe shkathtėsia burrėrore nė luftė pėrballė armikut.   

Shprehja tjetėr figurative: Bajrak i gjallė, qė shquhet nga artikulimi konvencional ėshtė imazhi metaforik pėrbėrė prej emrit metaforė dhe prej epitetit: i gjallė, i cili ėshtė pėrdorur me qėllim qė tė bėhet sa mė e fuqishme shprehja figurative, e cila evokon Bajram Currin si figurė heroike me pamje madhėshtore, qė si i tillė shquhet nga tė tjerėt.  Pas fillimit tė vargut nė trajtė deklamative: O Bajram, metafora vijuese bajrak, shqiptohet me njė intonacion tė lartė dhe bashkė me figura tė tjera stilistike: pėrsėritjen e fjalėve, antitezėn, aliteracionin, krijojnė njė strukture dinamike tė vjershės. 

Shpellė e Dragobisė, vend i errėt dhe i mbyllur, pėrgjakur me gjak heroi, e ndritur me zjarrin e shenjt, e ngritur nė qiell si kėshtjellė – nė kėngėn e Fan Nolit shndėrrohet nė njė imazh hiperbolistik vizual, qė magjeps lexuesin.         

Nė vjershėn e poetit Hamit Aliaj “Te Shpell’ e Dragobisė”, nė njė artikulim bashkėkohor, sugjerohet nė mėnyrė kontrastike e kaluara e errėt dhe e pėrgjakshme si dhe e tashmja: “Ulurijnė erėrat e stinėve/ dhe ēelin lule nė buzėt e kėsaj shpelle”.  Posaēėrisht tėrheq krahasimi burimor nė fund tė vjershės: “Fryjnė erėrat/ nė kėtė shpellė Dragobie/ si nė zgavėr gjigante ēiftelie.”  Vargu i fundit nė kontekstin e kėsaj vjershe evokon nė mėnyrė madhėshtore Shpellėn e Dragobisė, vendin me “pėrmasa heroizmi”.

Me idealin e lartė kombėtar, si prijės luftarak, me qėndrimin e tij tė guximshėm, qė u flijuan pėr atdhe, Bajram Curri u mishėrua me popullin dhe vendin e vet dhe si i tillė u bė simbol i njė realiteti, i cili mori edhe emrin e kėtij trimi, si njė Tropojė dhe vende tė tjera tė Shqipėrisė.  Pėr kėtė realitet tė ri kėndon poeti Anton Papleka nė vjershėn “Pjesė e bjeshkėve”: “Buis njė qytet i ri midis alpeve/ Njė qytet qė shtrihet pėrtej sė nesėrmes./ Ai quhet - / Qyteti Bajram Curri”.

Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, nė pėrmbledhjen “Guri i ēarė”, artikulohet si preokupim motivues nė poezinė e Zef Serembes, Hil Mosit dhe Ismail Kadaresė.  Nė poemėn “Zoti” tė Zef Serembes, Skėnderbeu ėshtė simbol i qėndresės dhe i heroizmit tė kombit tonė, ėshtė dritė e fuqishme e ngjarjeve vendimtare pėr kombin tonė, siē ėshtė Lidhja e Prizrenit, qė evokohet nė kėtė poemė.

Nė vjershėn “Kosova nė luftė” tė atdhetarit dhe poetit tonė, Hil Mosit, nė tė cilėn kėndohet pėr luftėn e pėrgjakshme dhe heroike tė popullit shqiptar mė 1910 kundėr hordhive nga Azia, poeti ynė i kthehet sė kaluarės sonė tė lavdishme, kryetrimit tė kombit tonė, Skėnderbeut: “Eja, eja! Merr flamurin!/ Prije prap nji her’ ushtrin:/ Merre prap tė rrebt’ ti turrin!/ Deh, liroje Shqyptarin’!

Busti i Skėnderbeut nė Ostros - Krajė

 

Ismail Kadareja nė vjershėn “Terrori nė Kosovė” shfaq preokupimet pėr masakrėn dhe dhunėn qė ushtroi regjimi policor i Serbisė kundėr demonstratave nė vitin 1981: “se pas Dushanit tė frikshėm/ Rrufeshėm Skėnderbeu arrin”.  Skėnderbeu simbolizon trimėrinė e kombit tonė, i cili nuk e duron regjimin barbar tė armikut, por lufton kundėr tij.

“Ardhja e Gjergjit nė Prishtinė” ėshtė vjersha e poetit Abdullah Konushevci, frymėzuar nga njė ngjarje e rėndėsishme: takimi i popullatės shqiptare me kryetrimin e kombit tonė, pėrmendorja e tė cilit u ngrit madhėrishėm nė qendėr tė Prishtinės.  Poeti nėpėrmjet vargut figurativ dhe konciz, sugjeron pamjen e madhėrishme tė Skėnderbeut, i cili krahasohet me Hyun, “qė mbron qiellin e Dardanisė nga hyjnitė e rreme”.  Si i tillė, me shikimin madhėshtor, Skėnderbeu ėshtė vėrejtje pėr “hyjnitė e rremė”, qė nuk veprojnė pėr interesin e kombit dhe atdheut, por pėr interesin e tyre personal.

Dritėro Agolli nė vjershėn “Tespihet e Idriz Seferit” nė trajtėn rrėfyese artikulon njė ngjarje imagjinative: tespihet e Idriz Seferit tė cilat plumbi i armikut i ka pėrhapur nė natyrė.  Nėpėrmjet tespiheve shfaqet preokupimi themelor i poetit: dhembja e thellė e Idriz Seferit, trimit tė madh dhe strategut tė shquar, ndaj luftėtarėve tė tij tė rėnė nė luftė kundėr armikut.  Ky trim i rrallė, nėpėmjet numėrimit tė tespiheve, numėronte dhimbshėm luftėtarėt e rėnė dhe kujtonte “lotėt qė nė gjoks i derdhte e ėma e tij, Kosova”.

Poeti Musa Ramadani nė vjershėn “Dialogu nga viti 1878 e tėhu” evokon atdhetarin e devotshėm, intelektualin e shquar, Abdul Frashėrin, i cili me vetėmohim luftoi pėr tė mbrojtur atdheun nga pushtuesit.  Procedimi themelor i vargut poetik ėshtė pyetja retorike me tė cilėn fillon kjo vjershė: “Abdul/ Nė cilėn gjuhė tė kontinentit tė vjetėr/ Vėrtisej mė mirė e tingėllonte/ Fjalimi yt i madh mbi shqiptarinė e vogėl”.  Nėpėrmjet njė procedimi tė tillė tė artikulimit poetik, autori i thur lavd gjuhės shqipe me tė cilėn Abdul Frashėri hapi Mbledhjen historike tė Lidhjes sė Prizrenit mė 1878 dhe foli pėr mrekulli duke thirrur burrat shqiptarė qė tė mbrojnė vendin nga armiku.  Me fuqinė shprehėse tė kėsaj gjuhe, nė Evropėn Juglindore, sipas poetit, mė bukur shprehet heroizmi i popullit tonė “tė pushkės e penės”.

 


PAK KRYPĖ

1.Jetėn e njeriut e kanė nė dorė dy sundimtarė tė fuqishėm  shpresa dhe friga (Lukiani,).

2.Si njeri qė ėshtė pėrpiqej tė fitonte lavdi, njė gjė shumė e ėmbėl, pėr hir tė sė cilės ēdonjėri prej nesh ka rrezikuar jetėn (Lukiani).

3.Kush e bėn padrejtėsinė ėshtė mė fatkeq se ai qė e pėson (Demokriti).

4.Rruga qė ēon poshtė, ēon edhe naltė (Herakliti, 535-475 para Krishtit).

5.Vrazhdėsia, tmerri dhe cinizmi sot po arrijnė pėrmasa qė nuk do tė merreshin me mend nė tė kaluaren (Manuel Skorsa)

6.Kurrė s'do tė kishte diktatura, sikur mos tė ishin njerėzit tė friksuar, qyqarė tė pėrulur (Oriana Falaēi). 

7.Idetė do tė udhėheqin botėn pėrgjithmonė e jetė.

8,Nė jetė duhet tė caktohemi: ose tė fitojmė para ose tė shpenzojmė; s'ka kohė pėr tė dyja (Burde).

9. Tė hollat na e lehtėsojnė barrėn e skamjes (Alfons Ale).

10.Sa mė shumė jep, aq mė shumė ke (Lao Ce

11.Ka njerėz qė s'u mbetet asgjė prej pasurisė sė tyre pos frikės se do ta humbin (Rivaroli).

12. Ata qė mendojnė se me para arrihet ēdo gjė, bėjnė me dije se pėr para japin ēdo gjė (Halifaksi).