Fati i Gjon Buzukut*

Robert Elsie**

Mrekulli si mbijetoi edhe njė kopje e vetme e Mesharit nė gjuhėn shqipe  

I pari libėr i vėrtetė i shtypur nė shqipe, ose tė paktėn i pari pėr tė cilin kemi dijeni, ėshtė njė pėrkthim prej 188 faqesh i mesharit katolik, domethėnė i lutjeve dhe riteve tė pėrcaktuara qė prifti i lexon gjatė vitit nė meshė, si edhe shumė pjesė tė marra nga librat e lutjeve katolike, psalmet1 dhe litanitė2. Mbasi tė vetmes kopje tė librit qė disponojmė i mungon ballina dhe gjashtėmbėdhjetė faqet e para, pėr fat tė keq atij nuk i dimė as titullin e saktė dhe as vendin e botimit. Nė gjuhėn shqipe njihet pėrgjithėsisht si “Meshari”. Ajo qė dimė ėshtė se ėshtė shkruar nė vitin 1555 nga njė farė Gjon Buzuku, njė klerik katolik nga Shqipėria e Veriut.

Viranet nė Shestanin Posht sot

Meshari origjinal i Gjon Buzukut pėrbėhej prej 110 fletėsh ose 220 faqesh teksti tė shtypur, nga tė cilat kanė mbetur 94 fletė ose 188 faqe. Mbasi libri pėrmban tekste tė njohura liturgjike dhe pjesė nga Dhiata e Vjetėr dhe ajo Re, ai nuk ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u interpretuar, me gjithė ortografinė e ndėrlikuar, gjuhėn arkaike, gabimet e shumta tė shtypit e mungesat e fjalėve. Tė 188 faqet e tekstit pėrmbajnė 154 000 fjalė me njė tėrėsi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janė njė minierė ari e vėrtetė pėr leksikografėt dhe gjuhėtarėt historikė.
Shumė pak dihet pėr autorin e kėtij meshari tė vjetėr shqiptar. Ajo fije informacioni qė kemi pėr Gjon Buzukun vjen nga pasthėnia e Mesharit, qė Buzuku e ka shkruar me dorėn e vet nė gjuhėn shqipe, i ndėrgjegjshėm pėr pėrmasat historike tė ndėrmarrjes sė tij:
“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herrė se gluha jonė nukė kish gjā tė ėndigluom ėn sė shkruomit shenjėtė, ėn sė dashunit sė botėsė s’anė, desha me u fėdigunė, pėr sā mujta me ditunė, me zhdritunė pak mendetė e atyne qi tė ėndiglonjinė, pėr-se ata tė mundė mernė sā i naltė e i mujtunė e i pėr-mishėriershim anshtė Zot’ ynė atyne qi t’a duonė ėm gjithė zemėrė. U lus ėnbas sodi mā shpesh tė vini ėm klishė, pėr-se ju kini me gjegjunė ordhėninė e t’inė Zot; e ate nė ėnbarofshi, Zot’ ynė tė ketė mishėrier ėnbī jū, e ata qi u monduonė dierje tash, mā mos u mondonjėnė. E ju t’ini tė zgjiedhunitė e t’inė Zot, e pėr-herrė Zot’ ynė kā me klenė me jū, ju tue ėndiekunė tė dėrejtėnė e tue lanė tė shtrenbėnėnė. E kėta ju tue bām, Zot’ ynė ka(a) me shtuom ėndėr jū, se tė korėtė t’aj tė ėnglatetė dierje ėn sė vielash e tė vielėtė dierje ėn sė ėnbiellash. E u mā duo tė ėnbaronj vepėrėnė t’eme, t’inė Zot tue pėlqyem. Ėndė vietėt M.D.L.IV. njė-zet dit ėndė mars zuna ėnfill, e ėnbarova ėndė vietėt njė M.D.L.V., ėndė kallėnduor V. dit. E se pėr fat nė keshe kun ėnbė ėndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, ai qi tė jetė mā i ditėshim se u, ata faj e lus t’a trajtonjė ėnde e mirė; pėr-se nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė mā e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom ėnbė gluhėt t’anė. Pėr-se ata qi shtanponjinė kishnė tė madhe fėdigė, e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos banjinė, pėr-se pėr-herrė ėndaj ‘ta nukė mundė jeshe, u tue ėnbajtunė njė klishė, ėnbė tė dŷ anėt mė duhee me sherbyem. E tash u jam ėnfalė gjithėve, e lutėni t’enė Zonė ende pėr muo.”
Thuhet pėrgjithėsisht se Buzuku nuk ka jetuar brenda Shqipėrisė, por diku nė Adriatikun Verior, nė Republikėn e San Markos, ndoshta nė vetė rajonin e Venedikut, ku ishin vendosur familje refugjatėsh shqiptarė pas pushtimit turk tė Shkodrės mė 1479. Nė Venedik Buzuku duhet tė ketė pasur mė shumė mundėsi tė shkollohet dhe tė pėrgatitet si prift, se sa nė Shqipėri.

Duke u nisur nga tiparet e gegėrishtes veriperėndimore tė pėrdorur nė tekst, familja e Gjon Buzukut duhet tė rridhte nga ndonjė prej fshatrave nė bregun perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, diku rreth Shestanit, qė 1Psalm - kangė lutje nė kishė

 2Litanķ - lutje kishtare; kėndon prifti, e pėrsėrisin besimtarėt

tani gjendet nė Mal tė Zi. Nė tekst dalin edhe elemente tė dialekteve tė tjera, qė ndoshta do tė vėrtetonin hipotezėn se Buzuku u lind dhe u rrit jashtė Shqipėrisė, vetėm po qe se ėshtė pėrpjekur me qėllim tė pėrdorė njė gjuhė qė kuptohej mė gjerėsisht se sa dialekti i tij amtar. Gjuha e Buzukut jo vetėm qė nuk ka asnjė fije nga ai ndikim i fortė turk qė shfaqet nė shqipen e mėvonshme, por ajo pėrmban edhe shumė tipare ēuditėrisht arkaike, qė nuk gjenden gjetkė nė shkrimet nė kėtė gjuhė. Pėr shkak tė sistemit tė ndėrlikuar tė shkrimit qė ka pėrdorur, deri mė tani kėto tipare janė hulumtuar vetėm pjesėrisht.
Studiuesit pėrgjithėsisht pajtohen me mendimin se ky libėr i parė shqiptar u botua nė Venedik, ndonėse nuk mund tė pėrjashtohet edhe hipoteza e qendrave tė tjera botuese nė bregdetin dalmat apo nė Itali. Nė atė kohė nė Shqipėri dhe pėrqark saj nuk ka pasur shtypshkronja katolike, tė paktėn nuk ka tė dhėna pėr ndonjė tė tillė, ndonėse nė atė rajon Kisha Ortodokse kishte shtypur libra nė gjuhėn serbe, me alfabetin cirilik, nė shtypshkronja tė ndryshme tė importuara nga Venediku: nė Mal tė Zi (Obod mė 1483 dhe Cetinje mė 1494), nė Kosovė (Graēanicė mė 1539), madje edhe nė Shkodėr mė 1563.

Gėshtenja disa mijė vjeēare nė Ljare
e mbolli njė burrė ilir

Meshari nė shqip u botua nė alfabetin latin me stilin gjysmėgotik tė Italisė sė Veriut, ku pėrfshihen edhe pesė shkronja me prejardhje cirilike pėr tingujt qė nuk i kanė latinishtja dhe italishtja. Pra Buzuku dhe/ose punėtorėt e shtypshkronjės sė tij duhet tė kenė pasur kontakt me serbo-kroatishten, sidomos me sistemin e shkrimit bukvica qė pėrdorej nė Bosnjė. Lloji i shkronjave ėshtė i ngjashėm me atė qė pėrdorej nė Venedik mė 1523 dhe 1537, ku ishin botuar mesharė nė alfabetin cirilik pėr katolikėt e Bosnjės. Nė studimin e tij tė teksteve tė lashta shqiptare, dijetari francez Mario Rok (Mario Roques, 1875-1961) vėren se Buzuku kishte huajtur nga sllavėt katolikė tė Bosnjės, Dalmacisė dhe Serbisė jo vetėm shkronjat cirilike dhe tipografinė venedikase, por ndoshta edhe vetė idenė qė t’u jepte bashkėvendėsve njė meshar nė gjuhėn e tyre. Roku, gjithashtu, vė nė dukje paralelizmat nė pėrmbajtje me njė meshar boshnjak tė botuar mė 1512, dhe sidomos disa elemente franēeskane qė nė mėnyrė tė tėrthortė mund tė na tregojnė diēka mė shumė pėr autorin dhe veprėn e tij.

Misteri i Mesharit tė Buzukut ndėrlikohet edhe mė tej nga fakti qė vetėm njė kopje e tij ka mbijetuar nė shekuj. Ai u zbulua rastėsisht nė vitin 1743 nė bibliotekėn e kolegjit Propaganda Fide, nga kleriku jezuit Gjon Nikollė Kazazi (1702-1752) nga Gjakova, kur ky po vizitonte Romėn nė cilėsinė e Kryepeshkopit tė Shkupit. Ai e pėrshkroi zbulimin e tij si “njė meshar i vjetėr shqip i bėrė copė nga koha.” Kazazi bėri njė kopje tė pjesėve tė tekstit qė ia dėrgoi Gjergj Guxetės (Giorgio Guzzetta, 1682-1756), themelues i seminarit shqiptar nė Palermo. Ka tė dhėna se nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė, libri bėnte pjesė nė koleksionin mbresėlėnės tė Kardinalit Stefan Borxhia, i cili mė vonė pėrfundoi nė Bibliotekėn e Vatikanit. Pas shumė vitesh harrese, Mesharin e nxori pėrsėri nė dritė Monsinjor Pal Skiroi (Paolo Schirņ, 1866-1941), njė peshkop dhe dijetar arbėresh nga Sicilia, i cili e fotokopjoi tekstin nė vitin 1909-1910 dhe pėrgatiti njė transliterim dhe transkriptim tė tij. Pėr fat tė keq, hulumtimet e gjera tė Skiroit pėr Mesharin janė botuar vetėm pjesėrisht. Nė vitin 1929, u bėnė edhe tri fotokopje tė tjera nga studiuesi franēeskan Justin Rrota (1889-1964), i cili botoi pjesė tė Mesharit njė vit mė vonė nė Shtypshkrojėn Franēeskane nė Shkodėr. Botimi i parė i plotė i tekstit u krye nė vitin 1958 nga Namik Ressuli (1908-1985), botim qė pėrfshin edhe njė fotokopje dhe njė transkriptim. Dhjetė vjet mė vonė, gjuhėtari Eqrem Ēabej (1908-1980) nxori nė Tiranė njė botim tjetėr kritik nė dy vėllime. Vėllimi i parė i Mesharit tė Ēabejt pėrmban njė studim hyrės me njė transliterim tė tė gjithė tekstit; vėllimi i dytė pėrmban njė faksimile tė origjinalit dhe njė transkriptim fonetik qė ėshtė mjaft i dobishėm, po tė kemi parasysh ortografinė shpesh tė parregullt tė Buzukut.
Shumė vėzhgues kanė vrarė mendjen se pse ėshtė kaq i rrallė Meshari nė shqipe i Gjon Buzukut si dhe pėr mungesėn e librave shqip nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė nė pėrgjithėsi. Arsyeja gjendet nė historinė e Kishės. Politikat e kishės katolike pėr botimet, sidomos pėr botimet nė gjuhėt vendase, pėsuan luhatje tė mėdha gjatė viteve tė Kėshillit tė Trentit (1545-1563) dhe mė tej. Nėn frymėn e Reformės aq tė nevojshme, Kisha fillimisht lejoi disa pėrkthime tė teksteve kishtare nė gjuhėt vendase, por shumė shpejt kjo politikė ndryshoi. Me riafirmimin e mėsimeve tradicionale katolike tė Kundėr-Reformės, qė shėnoi fundin e Rilindjes nė Itali, dhe nė atmosferėn e pėrgjithshme tė frikės dhe kėrcėnimit qė sundonte gjatė Inkuizicionit, ajo shumė shpejt i futi tė njėjtėt libra nė Indeks dhe i ndaloi.
Veēanėrisht tė rreptė ishin Indekset e viteve 1554-1555, pra pikėrisht viti kur Buzuku pėrfundoi Mesharin e tij, si dhe Indeksi i vitit 1559 nėn papėn Pali IV (1555 1559). “Versioni venedikas i indeksit tė ri ndaloi opera omnia rreth 290 autorė, rreth katėr herė mė shumė se paraardhėsi i vet, si dhe shumė tituj tė tjerė tė veēantė... Me tėrheqjen e indeksit tė viteve 1554-1555, Zyra e Shenjtė e Venedikut filloi tė nxirrte dekrete tė veēantė... Pesėdhjetė e shtatė njerėz tė librave u thirrėn tė paraqiteshin tek Zyra e Shenjtė mė 22 gusht 1558, ku u njoftuan se ndalohej botimi i Biblės nė gjuhėt vendase... Indeksi i ri u shtyp dhe u shpėrnda nė Romė nė janar mė 1559. Indeksi i Palit IV ndalonte opera omnia rreth 550 autorė, gati dyfishi i numrit tė autorėve tė pėrfshirė nė indeksin e viteve 1554-1555, si edhe shumė tituj tė tjerė... Indeksi i Palit IV futi nė Itali njė tipar tė indekseve tė mėparshme tė Evropės Veriore; ai dėnonte posaēėrisht rreth gjashtėdhjetė variante tė shtypura dhe tė botuara tė Biblės. Ai ndaloi gjithashtu edhe shtypjen dhe zotėrimin e Biblave nė ēfarėdo gjuhe vendėse, pėrveē rasteve kur kjo bėhej me lejen e Inkuizicionit... Nė Romėn e Palit IV, ku edhe kardinalėt e mbanin gojėn mbyllur nga frika e Inkuizicionit, indeksi i ri krijoi paralizimin e tmerrim dhe ēoi nė asgjėsimin e njė numri tė madh librash” (P. F. Grendler: The Roman Inquisition and the Venetian Press, 1540-1605. Princeton 1977, f. 95, 115 117).
Meshari i Gjon Buzukut, i shkruar nė njė gjuhė qė nuk mund ta kuptonte askush nė rrethet e larta kishtare, jo vetėm qė mund tė jetė konsideruar si njė kėrcėnim heretik, por atij edhe i iku koha shumė shpejt mbasi u shkrua. Nė vitin 1563, Kėshilli i Trentit, nė njė prej dekreteve tė tij tė fundit, kėrkoi rishikimin e dy prej manualeve mė tė rėndėsishėm liturgjikė tė pėrdorur nga kisha: pėrmbledhjen e lutjeve dhe psalmeve, dhe mesharin. Versionet e reformuara tė kėtyre manualeve dolėn nė vitin 1566, bashkė me njė katekizėm tė ri. “Secila vepėr u paraqit me anė tė njė dekreti tė Papatit, qė shprehte lumturimin e madh pėr botimin e saj, tregonte se duhet tė pėrdorej nė tė gjithė krishterimin katolik dhe ndaloi shumicėn e versioneve mė tė vjetra” (Grendler: op. cit. f. 169).

Ndaj, edhe sikur Meshari i Buzukut, kundėr tė gjitha gjasave, t’i kishte shpėtuar vėmendjes sė Inkuizicionit, atij shumė shpejt do t’i kalonte koha dhe do tė bėhej i papėrdorshėm. Shumė vepra liturgjike dhe fetare u ndaluan ose hoqėn nga qarkullimi nė periudhėn tridhjetėvjeēare nė vijim, nga 1568 deri mė 1598. Po tė kemi parasysh ndikimin e Kėshillit tė Trentit dhe tė Inkuizicionit, qė nė kohėn e shkrimit tė Mesharit ishte nė kulmin e vet, ėshtė vėrtet njė mrekulli qė ka mbijetuar qoftė edhe kjo kopje e vetme e Mesharit nė gjuhėn shqipe. Pėr fatin e autorit nuk dihet.

*Marrė prej gazetės ‘Shekulli’, 14/06/2006.
 **Robert Elsie ėshtė albanolog kanadez (prej Vankuverit), qėndroi nė Londėr, tash nė Gjermani; merret me studime dhe pėrkthime. Sapo e botoi Lahutėn e Fishtės tė pėrkthyer anglisht.