Arbanasi – shestanasit nė Zadar  

Shkruan prof. Dr Jahja Dranēolli*           

             Arbėneshėt1 zunė vend nė Zarė2  (Zadar) tash 280-vjet

Zara (Jadera e hershme, qendėr e liburnėve ilirė, tė detarėve mė tė shquar tė Adriatikut dhe mė gjerė) ruajti vazhdimėsinė iliro-arbėnore-shqiptare edhe gjatė mesjetės sė hershme. Kėtej, kjo vazhdimėsi tradicionale nė Zarė, tėrhoqi vėmendjen e arbėrve (shqiptarėve) gjatė gjithė mesjetės dhe gjatė periudhės sė sundimit turk, njė ēėshtje qė provohet nga dokumente qė dalin  nga arkivi i Zarės. Nė kėto njoftime, si dhe nga dokumentet e mėvonshme theksohet se,  respekti pėr fenė dhe shtypja ekonomike janė shkaqe kryesore, tė cilat shkaktuan mėrgatėn e shestanasve (arbėreshėve, shqiptarėve) nė Zarė (kroatisht Zadar). Njė shkak tjetėr jo shpesh i pėrmendur nė historiografi ėshtė edhe Lufta Turko-Persiane e viteve 1722-1736, pėr tė cilėn Turqia kėrkonte shumė ushtarė pėr nevoja tė veta. Pėrveē kėsaj, po nė atė kohė kishte shpėrthyer murtaja nė shumė vende tė Ballkanit. Turqit nuk bėnin pėrpjekje ta parandalonin kėtė epidemi pasi qė ata mendonin se ėshtė dėnim i merituar pėr tė pafetė. Kėto shkaqe nxitėn shestanasit t’i lėshojnė trojet e tyre tė pushtuara nga turqit. Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjen kėtu ėshtė se, vala e parė e mėrgatės sė shestanasve dhe ngulitja e tyre nė Zarė e rrethe, sipas njoftimeve tė reja, ndėrlidhėt me shpėrnguljen e arbėrve tė Kosovės. Kėtej, sipas njė dokumenti tė 24 prilli tė vitit 1726, qė ruhet nė Arkivin Historik tė Zarės  shprehimisht thuhet: “Nga trevat e Kosovės, e cila gjendet nė kufi me Bosnjėn, kanė ikur mė se njė mijė e tetėqind familje katolike. Shumė prej tyre i kemi takuar dhe kemi komunikuar me ta. Tė gjithė janė nisur qė tė strehohen nė Hungari, nė Perandori”. Nė tė vėrtetė, njė muaj mė parė, pikėrisht mė 23 mars tė vitit 1726 , “Disa familje  katolike nga dioēeza e Tivarit  […] nė Kashtel-Llastva3 (nė rajonin e Pashtroviqit-J. D.) arritėn 56 frymė. Nuk kanė asgjė pėr ushqim dhe veshje, sepse kanė ikur gjatė natės, qė turqit mos t’u bijnė. Edhe 28 familje katolike kanė vendosur tė nisėn, por i pengoi dimri i ashpėr dhe terri i natės; kurse dritė tjetėr pėrveē hėnės sė dytė tė plotė, pra Javėn e madhe, nuk do tė kenė”. Nė kėtė kontekst, studiuesi i Arbanasit (arbėresh), Kruno Kėrstiqi nė mbėshtetje tė regjistrave qė ruhen nė kishėn famullitare Shėn Shtosia tė Zarės ka konstatuar se vala e parė e mėrgimtarėve nė Zarė ka arritur para 3 majit 1726. Pikėrisht, atė ditė nė Regjistrin e tė pagėzuarėve ėshtė bėrė pagėzimi i djalit tė Lekė Perės me prejardhje nga Brisku, tė lindur mė 1 maj 1726. Kumbar i kėtij fėmijė tė parė tė lindur nė Zarė ishte njė kolonel i quajtur Giuseppe Giusti. E pagėzoi ndėrkaq,  nė praninė e famullitarit tė shėn Shtosisė dhe tė tre pjestarėve tė familjeve bujare, kapelani i proveditorit gjeneral tė Zarės.

Rrugėt e mėrgatės mė 1726

Masėn mė tė madhe tė shpėrngulurve nė Zarė e pėrbėnin fshatarėt e Shestanit. Pasi qė kishin vendosur tė marin rrugėn e mėrgatės, mė parė kishin shkuar nė Pepaj (Pepiq), iu shmangur kėshtu rojeve tė kufirit turk nė  Kavuē mbi fshatin Limnjani, pėr skaj fshatit Klisiē, vazhduan drejt malit Sozina, pjesė e vendeve malore tė Pashtroviqit venedikas mbi det drejtė Krusheviqit. Grupi i refugjatėve nga Brisku, Ljarja dhe fshatrave pėrreth shkonin me siguri nė Shestan dhe e ndjeknin rrugėn e njėjtė tė refugjatėve tė Shestanit. Kur nuk ishin tė lejuar qė tė shkonin nė Shestan, ata mund tė ngjiteshin nė “M’é Shkall’s”, prej nga ata vazhdonin pėrgjatė rrugėve malore, nėpėr malin Kunorė, nga ku banorėt e Shestanit shkonin nė kėmbė deri nė vendet bregdetare. Nga kėtu ata mund tė dilnin nė rrugėn e lartpėrmendur tė Sutormanit dhe Sozinės nė Krushevicė, nga kėndej rruga ishte e papenguar deri nė Kashtel-Lastva dhe mė pastaj pėr Hercegnovi.     Tė ardhunit nė vitin 1726 numėronin 18 familje me 147 frymė. Nga ky numėr, 63 ishin fėmijė, 71 gra, 2 pleq dhe 53 meshkuj tė aftė pėr tė mbajtur armė, njė ēėshtje qė tėrhoqi vėmendjen e pushtetit venedikas. Kjo mėrgatė dhe disa tė tjera mė tė vogla gjatė viteve 1726-1733, besohet qė tė kenė qenė tė udhėhequra kryesisht nga argjipeshkvi i Zarės, Vinko Zmajeviq, i cili ishte nga Perasti i Bokės sė Kotorrit. Po nė kėtė kohė, nė qytetin e Zarės kishte nevojė nė atė kohė si pėr krah pune ashtu edhe pėr njerėz tė shkathėt pėr armė. Ky ishte njė sekret i politikės sė kolonizimit tė Republikės sė Venedikut, e cila kur gjente vendoste nė tokėn e vetė fuqi punėtore dhe ushtarake. Ndėrkaq, princi i Zarės, P. Giovanni Grisogono iu ofroi njė pronė qė kishte afėr qytetit prej 160 ara padovane 2 quarti dhe 49 tavole (ara padovane qė pėrdorej nė Dalmaci i korrespondonte 1016 pash katror vienez dhe ishte mė e vogėl se ajo qė pėrdorej nė Venedik), qė kishin si kufi: “nga jugpėrendimi zotėrimet e argjipeshkvit tė Zarės, nga veriu rrugėn kryesore, dhe pjesėn tjetėr nga terrenet e Gjon Bat. Stokut”. Nė Zarė kėta refugjatė sė pari u vendosėn rreth Zemunik-ut dhe disa mė vonė lėvizėn drejt Borgo Errizzo-s ( mė vonė e quajtur Arbėneshi, pra Arbanasi), njė kilometėr jashtė qytetit, nė periferi tė Zarės (Zadar) sė sotme. Nė tė vėrtetė ėshtė njė fshat i gjatė 0,5 km i gjėrė pėrmbi njė rryp toke ndėrmjet kanalit tė Zarės e luginės sė Borgos. Zemuniku ishte rreth 14 km nė lindje tė Zarės. Nė ndėrkohė tė ardhunit kohė pas kohe u ngulitėn nė Ploēe, Cėrn dhe Draēevacin e Zarės. Nė fillim ishte menduar qė mėrgimtarėt e ngulitur t’i organizojnė ushtarakisht, por tė arratisurit nuk pranuan. Fshati Ploēe shtrihet 5 km nė lindje tė Zarės. Nė Ploēe janė dy grupe shtėpish. Njė grup shtrihet nė kodra, 4 kilometra larg dhe nė anėn e majtė nga rruga kryesore. Nė fillim tė rrugės qė shpie nė fshatin Draēevac (Malpaga), shtrihet grupi tjetėr. Kėtu jetojnė arbėreshėt (arbanasit) e mirėfilltė, tė cilėt pas vendosjes ngadalė kishin filluar marrjen e tokave aty nė afėrsi. Nė fshat, shtėpitė morėn emra sipas familjarėve. Kėtu mund tė pėrmenden familjet Buliq, Cucula, Ēurkoviq,Dadiq,  Deshpali, Duka, Gjergja, Jelenkoviq, Joviq,  Kalmeta, Karuc, Kotlar, Krstiq,  Marshan,  Marushiq,  Mateshiq, Mazija, Moroviq, Musap, Muzhanoviq, Nikpali, Peroviq, Petani, Ratkoviq,  Relja-Vladoviq,  Smolēiq, Stipēeviq, Tomas, Vladoviq dhe Vukiq.   

Shtegtimet e vogla 1726-1733

Qysh nė qėrshorė tė vitit 1726 erdhi lajmi nga Kostandinopoja se pėr shkak tė mosbindjės sė urdhrave tė Sulltanit pėr tė mbledhur ushtarė pėr tė marshuar kundėr Persisė (nė Luftėn Turke-Persiane 1722-1736), lufta nuk i shkoi mire anės turke. Pėrveē kėsaj, njė veprim tjetėr i ndėrmarrė nga  Arsllan Pasha ka bėrė qė Sulltani tė dėrgojė Hasan Pashėn nga Anadolli qė t’i jep Arsllanit njė ultimatum tė fundit pėr tė shkuar nė Persi. Arsllani refuzoi pėrsėri dhe u rrethua nė oborrin e tij nė Bushat pėr tri ditė dhe mė nė fund ėshtė dorėzuar. Atij i ishte prerė koka dhe dėrguar nė Kostandinopojė.  Hasani vdiq nga njė helmim pas mė pak se njė muaji nė pozitėn e pashait tė Pashallėkut tė Shkodrės.  Kolonel Ivan Napadiē tregoi pėr helmimin e pashait nė njė letėr shkruar guvernatorit mė 29 gusht 1726. Pas kėsaj muslimanėt e Shkodrės dhe Tivarit vazhduan tė detyrohen tė paguanin taksa pėr kokė jo vetėm pėr shkak tė luftės me Persinė por edhe pėr pėrfitime tė tyre. Kontrolli e kufirit turk u forcua dhe Venediku dėshironte tė mbante marrėdhėnie tė mira me Portėn.

Ndėrmjet kėsaj kohe dhe mėrgatės sė dytė tė madhe tė vitit 1733, rreth 10 pasha kishin sunduar Pashallėkun e Shkodrės. Kjo tregon se sa ishte rajoni jostabil nė atė kohė. Madje disa grupe tė vogla refugjatėsh ende shkonin nė Pashtroviq. Ndonjėherė disa familje apo disa persona shkonin vetėm, nė tokat e Republikės Venedikase. Marco Deluchi4 mė 19 tetor 1726, tregonte prej Kastel Llastvės, se, “ barbarėt i kishin detyruar dy familje katolike tė iknin nė Pashtroviq, pėr tė ruajtur fenė e tyre”. Katėr muaj mė vonė kapiteni nga Budua, Giovanni Battista Balbi shkroi pėr dy familje tė tjera nga Shqipėria. Nuk ėshtė e qartė nėse kėto dy letra i referohen familjeve tė njėjta. Ruhet njė lajm nga 14 shtatori 1727, dėrguar kapitenit tė  Zarės, sipas tė cilit, “Do tė vie njė familje arbėneshe me kryefamiljarin Prenē Nikolla”. Letra tjetėr shtatė ditė mė vonė dėrguar kapitenit tė Zarės njoftonte se, “Po i dėrgoj nė Split disa familje arbėneshe qė tė dėrgohen fshehurazi [nė Zarė]. Numri i pėrgjithshėm ėshtė 17-tė”. Gashtė muaj mė vonė, proveditori Pietro Vendrami, i shkroi Alfir-it (gjykatės Carlo Molari), “Me pajtimin t’im t’i do tė shkosh nė Zamunik dhe t’i vendosėsh ato shtatė familje me gjithėsej 71 anėtarė”. Proveditori urdhėroi Molarin qė tė projektojė edhe njė plan pėr tokėn, i cila u pėrpilua mė 24-28 prill 1728. nė prani tė P. Rapan-it, M. Vukatoviēit dhe P. Reshiēit, gjykatės. Dhurimi i tokave nė Zemunik pėr shtatė familjet e lartpėrmendura u shpall mė 12 maj 1728. Kontrolluesi ishte Camozzini. Mė 1731 familja e Luke (Vuka) Senzia-s, i ardhur nė rajonin e Zarės si refugjatė. Kjo besohet tė ketė qenė nė gjysmėn e dytė tė gushtit 1731. Njė mėrgatė tjetėr qė ja vlen tė pėrmendet ėshtė ajo qė ka ndodhur nė mes tė viteve 1726 dhe 1733 nga Shiroka afėr Shkodrės, “Antoni, bir i Nikollė Angjelkut dhe Jak Guga”.

Jeta nė mėrgatė 

Tė ardhurit nė Zarė, para se tė vendoseshin kėtu nga pjesa jugore e Liqenit tė Shkodrės, kryesisht janė marrė me bujqėsi dhe blegtori. Para se tė arrinin nė Zarė, aty nuk kishte fusha misri. Tė ardhurit ishin tė parėt qė i mbillnin ato. Ata nė vendlindjen e tyre kishin qenė kultivues tė vreshtave sikurse janė edhe sot. Ata rritnin gjithashtu pemė dhe perime. Lidhur me zejtarinė dhe tregtinė vlen tė pėrmendėn disa arbėneshė (arbanasė), tė cilėt ishin bakėrpunues dhe farkėtarė. Disa familje madje edhe para ardhjes sė tyre nė Zarė merreshin me biznes, si, p.sh. familjet, Kampsi, Vladani dhe Angjeloviq, tė cilėt shquheshin si tregtarė. Disa bėnė emėr edhe si ndėrtues dhe gurskalitės. Arbėneshėt nuk e ndėrruan shumė mėnyrėn e jetesės edhe pas ardhjes sė tyre nė Zarė. Ata morėn toka nga distriktet e afėrat dhe punuan aty kryesisht si bujq. Edhe pse erdhėn tė shpronėsuar sė shpejti arritėn t’i plotėsonin nevojat e tyre tė jetesės. Nė fillim ata huazuan bagėti nga bujaria e Zarės dhe fshatarėt fqinjė pėr kultivimin e tokave, leshit, djathit, qumėshtit dhe gjalpės.

Familjet e ngulitura arbėneshe zhvillonin njė jetė patriarkale, por gruaja gėzonte respekt tė konsiderueshėm. Ato ishin bujare dhe tė guximshme madje shumė shpesh i pėrfaqėsonin burrat e tyre edhe nė gjyq. Gjatė dhjetėvjetėshit tė parė, ritualėt kishtare i kryenin nė kishėn e Shėn Gjonit dhe Shėn Donatit nė Zarė. Kisha lokale, Zoja e Madhe e Loreto-s kishte nisur tė ndėrtohet me donacione tė ipeshkvit, Vinko Zmajeviqit mė 1734 dhe punėt rreth saj kishin marrė fund mė 1737.

1Arbėneshė ose arbėreshė e kanė quajtur veten shqiptarėt nė atė kohė, kurse sllavėt i kanė thirrur Arbanasi

2Zara quhet kroatisht Zadar, ėshtė qytet bregdetar nė Dalmaci, Kroaci.  .

3Kashtel Llastva, sot Petrovac na Moru  nė bregdetin malazez (vėrejtja e redaktorit).

4Marco Deluchi (Mark De-Luka, Mark Luka), ishte arqipeshkėv i Tivarit prej 1745-1748; selinė e kishte nė vendlindjen e tij, nė Lukiq, Shestani Nalt, rrethi i Tivarit.

Intervenimet redaktoriale u bėnė pėr shkak tė natyrės sė revistės.

 

*Prof. Dr. Jahja Dranēolli ėshtė drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės dhe shef i Katedrės sė Historisė tė Universitetit nė Prishtinė.

 

 


PAK KRYPĖ

 

1. Punėn e tė tjerėve mund ta ēmojmė sipas asaj se sa punojmė vetė (Ruso).

2. Tė jesh njeri do tė thotė jo vetėm tė kesh dituri, por edhe tė bėsh pėr brezat e ardhshėm atė qė kanė bėrė tė parėt tonė pėr ne (G.Lihtenberg).

3. S'ka njeri qė tė vdesė urie, kur di tė punojė. Uria i mban kėmbėt pėrpara portės sė njeriut punėtor dhe nuk guxon tė hyjė (B.Franklin).

4. Punėt pėrcaktohen sipas qėllimeve: quhet e madhe ajo punė, e cila e ka edhe qėllimi e madh (A.Ēehov).

5.Grueja e burri s'mund tė piqen po s“e kryen mirė detyrėn e prindit (H.Spanser).