Pranvera nė Anė tė Malit 2006

Shkruan Ismet Kallaba

Manifestimi tradicional "Pranvera nė Anė tė Malit"

u mbajt prej 12-14 maj 2006.

 

Manifestimi i sivjetshėm ishte nė vazhdėn e manifestimeve tė dy viteve tė mėparshme dhe shpalosi vlerat kulturo-artistike, historike, si dhe turistike tė trevės sė Anės sė Malit.

Nė organizim tė OJQ "Ora", sivjet pėr tė tretin vit me radhė u mbajt Manifestimi tradicional "Pranvera nė Anė tė Malit 2006".
Manifestimi filloi tė premten, me njė mbrėmje tė titulluar "Ana e Malit nė vite", e cila u mbajt nė mjediset e Shkollės fillore "Bedri Elezaga" nė Katėrkollė. Mbrėmja ishte e gėrshetuar si njė mozaik veprimtarish ku u fol pėr kėtė trevė, duke u nisur qė nga aspekti mitologjik, ai historik e gjeografik, pastaj folkloristik, pasuria kulturore e deri te problemet me tė cilat ballafaqohet sot kjo trevė, ku problemi demografik ėshtė pa dyshim njėri ndėr mė tė theksuarit.
Kėshtu Muhamet Nika foli pėr rolin e miteve dhe ndikimin e tyre te banorėt e kėsaj treve si dhe lidhjen e tyre me folklorin, Syme Kokaj foli pėr krijimtarinė gojore dhe artistike, e cila ėshtė krijuar ndėr vite dhe ėshtė ruajtur brez pas brezi te populli i kėsaj treve, kurse dr. Nail Draga foli pėr Anėn e Malit nė aspektin demografik, me theks tė veēantė nė regjistrimin e fundit tė popullsisė. Prezantimet u shoqėruan edhe me pamje dhe materiale filmike tė kėsaj treve, tė pėrgatitura nga Studio "Rozafa". Nė program morėn pjesė edhe aktori vendas Shefqet Luca, i cili recitoi poemėn "Pranvera nė Anė tė Malit", poeti Hajredin Kovaēi, qė lexoi pjesė nga krijimtaria e tij, si dhe nxėnėsit e Shkollės sė Ulėt tė Muzikės nė Ulqin, tė cilėt ekzekutuan disa pjesė nė violinė dhe kitarė.
Mysafir special i mbrėmjes ishte aktori i mirėnjohur, Ēun Lajēi, i cili recitoi pjesė nga "Lahuta e Malcisė", duke ngjallur emocione te pjesėmarrėsit e kėsaj mbrėmjeje.
Dita e dytė e manifestimit iu kushtua sportit, ku u mbajt gara e vrapimit nė relacionin Katėrkollė - stadiumi i Shasit.
Ndėrkaq, dita qendrore e Manifestimit u mbajt tė dielėn nė Kravar, ku morėn pjesė mbi dy mijė vetė. Me kėtė rast u shfaq njė program i larmishėm kulturo-artistik, i pėrbėrė nga kėngė, valle, humor dhe lojėra tradicionale. Pėrveē kėngėtarėve nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini, nė program morėn pjesė edhe mysafirėt specialė - humoristi Besart Kallaku - Gjini, vėllezėrit Pjetėr dhe Ndue Lleshi si dhe shoqata "Besa e Trieshit", tė cilėt ia shtuan publicitetin kėtij manifestimi.
Kurreshtjen e pjesėmarrėsve e zgjoi edhe kokteji me specialitete tradicionale vendore i pėrgatitur me kėtė rast.
Manifestimi i sivjetshėm ishte nė vazhdėn e manifestimeve tė dy viteve tė mėparshme dhe shpalosi vlerat kulturo-historike si dhe turistike tė trevės sė Anės sė Malit.