Nora Komneni - e shoqja e Ivan Cėrnojeviqit

Shkruan prof. Shyqri Nimani, Prishtinė

Nora, e bija fisnikut shqiptar Arianit Komnenit,

u bė grua e Ivan Cėrnojeviqit, themeluesit tė Cetinės   

Familja e Cėrnojeviqėve pėrmendet pėr herė tė parė nė shekullin XIV, anėtarėt mė tė rėndėsishėm tė cilės ishin Stefani (1426-1465), Ivani (1465-1490) dhe Gjergji (1490-1496). Me pushtimin e Cetinės, mė 1499, kryeqyteti i Zetės pėrfshihet nė sanxhakun e Shkodrės, kur edhe pėrfundon sundimi i Cėrnojeviqėve.

Familja e Cėrnojeviqėve njė kohė tė gjatė luftoi kundėr Balshajve, sunduesve tė fuqishėm shqiptarė. Balshajt, siē dihet, ishin familje e madhe feudale e Shqipėrisė sė Veriut, tė cilėt sunduan prej 1360-1421 nė Principatėn e Shkodrės, tė cilėt deri mė 1385 arritėn tė bashkojnė njė pjesė tė madhe tė trevave shqiptare. Pėrfaqėsuesit kryesorė tė tyre ishin Balsha I (deri mė 1362) dhe tre djemtė e tij Strazimiri (deri mė 1372), Gjergji I (deri mė 1379) dhe Balsha II (deri mė 1385), pastaj Gjergji II Strazimiri (1385-1403) dhe Balsha III (1403-1421). Balshajt, duke pėrdorur forcėn, aleancat dhe lidhjet martesore, sundonin Zetėn, Shkodrėn, Tivarin dhe Buduan.

Njė lidhje martesore bėhet edhe ndėrmjet familjes sė njohur fisnike shqiptare Komneni dhe asaj Cėrnojeviq. Ēift bashkėshortor do tė bėhen Ivan Cėrnojeviq dhe Nora Komneni, e bija e Arianit Komnenit, sunduesit tė Shqipėrisė Jugore.

Ivan Cėrnojeviqi zė vend tė rėndėsishėm nė historinė malazeze. Ai ishte themeluesi i Cetinės (1481), kryeqytetit tė Zetės (Zeta u themelua nė hapėsirėn qė nė lashtėsi quhej Dioklea, qendėr e fisit ilir Diokleatėve, pėr t’u shkatėrruar nga sllavėt nė shekullin VII, pastaj pėr t’u pėrfshirė nė shtetin serb tė Rashės nė shekullin XIII e deri nė vdekjen e Stefan Dushanit (1355) qė, sė fundi, nga pushtimi osman e kėtej tė pagėzohet me emėrtimin Mali i Zi).

Ivan Cėrnojeviqi ngriti njė manastir nė stilin renesansogotik, qė ėshtė kuriozitet, si dhe njė kishė tė vogėl. Supozohet se nė shtypshkronjėn e kėtij manastiri ėshtė botuar libri i parė i shtypur nė alfabetin cirilik ndėr sllavėt e jugut, Oktoih (1494).

Mė 1986, gjatė gėrmimeve arkeologjike, ekipi i Entit pėr Mbrojtjen e Pėrmendoreve tė Malit tė Zi zbuloi eshtrat e sunduesit tė Zetės (Malit tė Zi) dhe themeluesit tė Cetinės, Ivan Cėrnojeviqit, pesė shekuj pas vdekjes sė tij. Eshtrat u gjeten nė kishėn oborrtare tė Cetinės, nėn pllakėn e dyshemesė qė gjendet pranė ikonės sė Krishtit Shpetimtar nė altar. Ndėrkaq, asgjė nuk u kumtua pėr eshtrat e bashkėshortes sė tij, Norės.  Tė dhėnat flasin se Ivani ishte varrosur nė themelatėn e vet tė pėrshpirtshme sė bashku me tė shoqen. Kėtė e pohon edhe historiani malazias, Savo Vukmanoviq. Ai thotė: U istoj crkvi je sahranjena i Ivanova žena, po natodnoj pjesmi Nara, a po istoriji Gojislava, kćerka Arvanita Komnena, gosporara Južne Arbanije (Nė kishėn e njėjtė ėshtė varrosur edhe gruaja e Ivanit, sipas kėngės popullore Nara, ndėrsa sipas historisė Gojislava, e bija e Arvanit Komnenit, kryezotit tė Shqipėrisė Jugore). Kėshtu pohonte edhe poeti Jovan Sundeēiq; ai ndėr tė tjera thoshte: ...gde su bile sahranjene kosti Ivanbegove i Ivanbegovice (...ku kanė qenė tė varrosura eshtrat e Ivanbegut dhe tė Ivanbeges). Deri tash nuk kemi hasur nė tė dhėna tė tjera, as nė burimet shqiptare e as tė huaja, qė do tė ndriēonin sadopak figurėn e fisnikes shqiptare Nora Komnenit, zonjės sė parė tė Cetinės, kryeqytetit tė Zetės.        

Nga ana tjetėr, ende mbetet e paqartė, cili nga Arianitėt ishte ati i Norės, kur dihet se nga kjo familje e njohur feudale shqiptare nuk shfaqet vetėm njė personalitet me emrin Arianit Komneni. Vallė, mos ishte fjala pėr trimin Gjergj Arianit Komnenin, bashkėluftėtarin dhe mikun e Skėnderbeut; pėr kėtė K.Jeriēek thoshte se ai kishte edhe njė emėr e mbiemėr: Arnit Shpata, tė cilin grekėt e quanin Arijanit Komnen. Pa pėrgjigje mbeten edhe disa pyetje qė kanė tė bėjnė me njė letėr tė zbuluar para ca vjetėsh nė arkivin e njė manastiri tė Meteorės (Greqi), tė shkruar sllavisht nė kancelarinė e Arianit Komnenit; letra nuk ka datė, nuk shėnon emrin e personit qė i dėrgohet... por jep vetėm emrin e dėrguesit, Arianit Komnenit

Marrė prej Koha ditore, Prishtinė, 15 prill 2006

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė

 

Nė kohėn e Kralevķns Jugosllave, n’Ulqin jetonte nji shkodran. Aj pėr veti thonte qi isht Zezalķ. Kur e dvetshin se kush janė Zezalķtė, aj pėrgjigje qi janė ata t’cillėve malazezėt u thonė Cėrnojviqė (tregoi Gjoni Niks Kol’Niks Pjetėr Gjonit Gjergj Gjonaj-Dobreci 1899-1977; shėnoi SGjD nė Braticė, mė 1968, Ulqin).