Kumtesa e paraqitur nė: Seminarin XXIII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn,Letėrsinė  dhe Kulturėn Shqiptare, Prishtinė, 16-27 gusht 2004

SINODI I KISHĖS ARBĖRESHE DHE ĒĖSHTJA E GJUHĖS NĖ LITURGJI


Si dihet, arbėreshėt e Italisė nga pikėpamja kishtare janė pėrqendruar nė dy eparki ose dioqeza tė traditės lindore, kėshtu qė entiteti arbėresh pėrbėn pjesėn mė tė rėndėsishme nė sinodin e tė ashtuquajturės Kishė bizantine nė Itali.
Sivjet, nė tetor 2004, nė Manastirin e famshėm tė Grotaferratės, nė afėrsi tė Romės, do tė mbahet sinodi me qėllim qė tė krijohet njė njėsi kanonike midis dy eparkive dhe entitetit tjetėr qė do tė marrė pjesė nė kėtė sinod, do tė thotė vetė Manastiri i Grotaferratės, i cili po ashtu i pėrket traditės bizantine, por italo-greke, e rrėnjosur nė Itali mė parė se ajo italo-arbėreshe. Megjithėse, duhet nėnvizuar, vetė eprori (arkimandriti) i kėtij manastiri dhe shumica e murgjėve tė tij janė arbėre-shė. 
Prandaj dioqezat arbėreshe, ajo e Ungrės nė Kalabri dhe ajo e Horės sė Arbėreshėvet nė Sicili, duke ushtruar sė bashku me manas-tirin e pėrmendur tė njėjtėn traditė kishtare, po pėrgatiten me tė madhe pėr kėtė tubim.
Sinod, nga fjala greke dhe nga latinishtja e vonė, do tė thotė kuvend. Ėshtė ky sinodi i dytė me radhė pėr arbėreshėt. Sinodi i parė u mbajt po ashtu nė Grotaferrata mė 1940: nė tė mori pjesė, si vėzhgues, edhe kryepe-shkopi i atėhershėm i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Sinodi i ardhshėm, ndryshe nga i pari, ku nuk munguan synime tė politikės sė kohės, pėrmban tri porosi kryesore, qė tė tria me karakter rrėnjėsisht kishtar. Megjithatė, interesi me tė cilin po pritet tema qė trajto-jmė sot, dėfton edhe njė herė me sa vėmen-dje bota shqiptare ndjek ēdo ngjarje qė u pėrket arbėreshėve.
Porosia e pare e sinodit i pėrket doemos sferės pikėrisht fetare. Do tė thotė, trajtohen ēėshtjet e trashėgimisė sė krishterė nė epokėn e sotme, nga pikėpamjet teologjike, biblike, morale dhe tė inkulturimit ndaj tė rinjėve nė njė ambient etno-antropologjik me nuanca tė veēanta, si janė tradita lindore dhe kultura arbėreshe, qė tė dyja minoritare nė truallin italian. 
Porosia e dytė ėshtė kalimi i arbėreshėve nga niveli i “ritit” (tė ashtuquajtur grek ose bizantin) nė nivelin e njė “Kishe sui juris”, me njė shef tė rangut tė lartė, i cili do ta pėrfaqėsojė atė brenda dhe jashtė mjedisit tradicional arbėresh. Do tė mbulohet kėshtu njė zbrazėti dhe njė vonesė pėrballė sistemimit tė Kishave Lindore pėrbrenda Kishės Katolike. Vonesė e cila, nė tė vėrtetė, lejon qė edhe sot i ashtuquajturi rit grek i arbėreshėve tė trajtohet, mjerisht edhe nga vetė arbėreshėt, si ceremonial i thjeshtė dhe, herė-herė, si element folklo-ristik ose si reklamė pėr turistėt, duke i zvo-gėluar kėshtu vlerat qė ai i pėrmban brenda mjedisit kishtar, kulturor dhe kombėtar, ndonėse paguan pėr njė mėkat fillestar. 
Tanimė ėshtė e qartė se pas Koncilit tė Trentos (1545-1563), Kisha e Romės nisi tė pėrdorte termin riti grek pėr tė emėrtuar bashkėsitė kishtare greke (autoktone tė Italisė Jugore) dhe ato arbėreshe dhe greke tė sapongulitura nė Mbretėrinė e Napolit dhe tė Sicilisė. Kėto bashkėsi, ndonėse ndryshonin midis tyre pėr nga historia, prejardhja, gjuha dhe zakonet, u vėshtruan si njė njėsi e vetme, ngase tė gjitha pari-misht ishin jashtė kornizės kanonike tė dalė nga Koncili i Trentos. Dallimet e brend-shme midis tyre, tė cilat paraqitnin pengesė pėr formimin e njė njėsie, u kapėrcyen me tė vetmin element tė pėrbashkėt, do tė thotė liturgjisė bizantine dhe shprehjen gjuhėsore tė saj, greqishtes.
Kuria romake prandaj filloi t'i trajtonte kėta tė krishterė si ndjekės tė ritit grek ose thjesht si grekė. Kjo si antitezė e Kishės romake dhe tė besimtarėve latinė, tė vėsh-truar asokohe nga perėndimi si gurrė buri-more e kristianizmit.
Pra, termi riti grek, i pėrdorur pėr ta elimi-nuar definimin si kishė tė bashkėsive tė cilat duhej tė inkuadroheshin nė kornizėn unifikuese dhe antireformiste tė Koncilit trident, sot duhet tė shndėrrohet nė termin Kishė bizantine.. 
Qė nga mesjeta e hershme e deri vonė termi grek u perdor pėr tė caktuar tė krishterėt lindorė kundrejt latinėve. Sot, pas ēlirimit nga Porta e Lartė (e cila, si dihet, mohonte pėrkatėsitė kombėtare), dhe pas themelimit tė Kishave Ortodokse (secila me pėrkatėsi kombėtare), terminologjia duhet ndryshu-ar. Keshtu qė Bizanti vėshtrohet si gurrė pėr kishat lindore tė Ballkanit (Rumelisė), kurse Roma si gurrė per shumicėn e kishave perėndimore. Pėr sa i pėrket Arbėrit nėnvi-zojmė se, pėrbrenda kornizės bizantine multietnike, ai gėzonte isopolitin me grekėt, nga Durrėsi varej ushtarakisht Italia e Jugut dhe Sicilia para pushtimit arab, klerikėt e Arbėrit zunė vende tė lartė nė hierarkinė kishtare dhe i dhanė gjallėri sidomos muzikės bizantine. Arbėre-shėt e Italisė janė pasardhės tė kėsaj tradite.
Duhet pėrmendur se nga shekulli i 5-tė i epokės kristiane, nė hapėsirėn e selive tė themeluara nga apostujt, do tė thotė Jerusalemi, Aleksandria, Anti-okia, Roma dhe Kostandinopoja (Biz-anti), u formuan pesė Kisha tė mėdha ose Patriarkate, tė cilat vetėm pėr arsye komoditeti vazhdohet tė quhen rite, kurse do tė ishte mė mir tė quhen tradita. Me kėtė rast po pėrmendim se boshti i mesazhit kristian, nė thelb unitar, pati shkallė tė ndryshme nė selitė patriarkale, qė rrjedhin nga shkallėt e ndryshme tė akulturimit, tė lidhura me llojllojshmėrinė e popujve dhe tė qytetėrimeve me tė cilat kristianizmi ra nė kontakt. Kėshtu, trajta e parė dalluese e secilės Kishė ėshtė historia e hershme dhe situata aktuale e ēdo populli ose e grupeve tė popujve, kulturalisht tė ngjashėm ose gjeografikisht tė afėrt, tė cilėt e pranuan mesazhin apostolik dhe e shfaqėn me kategori kulturore dhe kultuale tė veēanta. Kėto kategori dalluese dalin nga formulimi teologjik nė praktikėn etike, nga mėnyra e zbatimit tė sakramenteve deri nė tė drejtėn kanonike, nga mėnyra e jetesės sė klerikėve nė hierarki, nga veēoritė e jetės sė murgjėve nė vlerat e seksualitetit dhe tė martesės, nga marrėdhėniet me pushtetin nė kalendarin e martirėve, nga kėnga nė notacionin muzikor, nga paraqitja e vizatimit nė kultin e ikonave, si dhe nga forma dhe gjuha e lutjes zyrtare. 
Prandaj sinodi i ardhshėm i eparkive arbėreshe dhe i Manastirit tė Grotaferratės synon qė tė ngrejė, nga kėto tri njėsi, njė Kishė tė traditės bizantine nė Itali. Megjithatė, nė qoftė se dy eparkitė duan ta vėnė nė dukje veēorinė e tyre pėrbrenda termit tė pėrgjithshėm bizantin, kėtė punė mund ta bėjnė duke pėrdorur termin arbėresh nė vend tė termit grek, nė ē'mėnyrė cilėsohet etnia pėrkatėse, punė kjo plotėsisht e natyrshme meqė pėrdoret nė tė gjitha Kishat e traditės lindore. Kėshtu, duke e lėnė pas dore pėrdorimin e termit rit nė tė mirė tė termit kishė, duhet tė zėvendėsohet cilėsori grek, meqė bėhet fjalė pėr arbėreshė dhe pėr albanofonė. Kėshtu pra, duhet tė hiqet nga pėrdorimi edhe termi riti greko-ortodoks qė nuk ekziston si kategori pėrcaktimi, ngase ngatėrron pėrkatėsinė e traditės kishtare me pėrkatėsinė konfesionale (krahaso tabelėn pėrkatėse tė bashkangjitur), dhe qė nuk u pėrket assesi arbėreshėve! Duke vazhduar pėrdorimin e termit bizantino-grek ose greko-bizantin, pėrveē se kemi tė bėjmė me tautologji, ky term del vetėm me vlerė dokumentare dhe retrospektive. Prandaj, ėshtė mė me vend qė dy eparkitė arbėreshe tė quhen Kishė arbėreshe, pa shtesa tjera, ashtu si pėrkrahet nga frazeologjia nė pėrdorim e sipėr: thom, dėgjoj, shoh meshėn arbėrisht/litisht; vete, shkoj te kisha arbėreshe/litire. 
Pėrdorimi i kėtij termi, pėrndryshe i kodifikuar nga studiuesit mė tė mirė tė traditės kanonike tė Kishave lindore (italo-albanesi) dhe nga Annuario Pontificio 2004 (Chiesa italo-albanese), ėshtė njė kartėvizitė qė i shmang ngatėrrimet pėrbrenda numrit shumė tė llojllojshėm tė traditave kishtare.
Porosia e tretė e sinodit ėshtė zgjidhja e ēėshtjes sė gjuhės qė do tė pėrdoret nė shėrbimin hyjnor, pra nė liturgji. Si dihet, arbėrishtja dhe shqipja deri vonė nuk e kanė gėzuar statusin e gjuhėve tė ashtuquajtura liturgjike. Nė Ilirikum janė pėrdorur si tė tilla greqishtja, latinishtja dhe sllavishtja e vjetėr. Arbėri, nėn ndikimin e Kostandinopojės, nga njėra anė, dhe tė Romės, nga ana tjetėr, ka pėrdorur greqishten dhe latinishten si gjuhė liturgjike, varėsisht nga tradita tė cilėn e ndiqte. Arbėreshėt, duke e ndjekur traditėn lindore, greqishten e kanė pasur gjuhė tė tyre liturgjike 
Katalogu Kodikėt e Shqipėrisė, i botuar mė 2003 nė Tiranė nga Drejtoria e Pėrgji-thshme e Arkivave tė Shqipėrisė, me ndih-mėn financiare tė Uneskos, na zbulon njė hapėsirė tė re mbi rrėnjosjen e kristianizmit tė hershėm ndėr shqiptarėt. Kėta kodikė, ashtu si edhe ata tė ruajtur nga arbėreshėt, duke qenė sipas tė gjitha gjasave ujė i tė njėjtit krua, u shkruan nė greqishte, pėrveē ndonjėrit sish tė shkruar nė latinishte. Kjo dėfton qė Iliriku ka qenė truall i hapur, udhėkryq kulturash tė ndryshme, ku pėrdoreshin rrjedhimisht gjuhėt perando-rake, ku protokristianizmi pati mundėsi tė shtrihej jo vetėm te shtresat e ulėta tė banorėve, por edhe nė qarqet kultu-rore, ushtarake dhe politike.
Gjuha e folur nuk pushoi tė jetonte dhe tė zhvillohej derisa, nė kushte pasigurie, depėrtoi edhe nė fushėn kishtare (Formula e pagėzimit, Himni dhe Ungjilli i Pashkėve, Meshari i Buzukut, etj).
Sot, falė Papa Kristo Negovanit, Fan Nolit si edhe tė tjerėve, gjuha shqipe zuri vendin i cili i pėrket nė shėrbesėn fetare tė Kishės Ortodo-kse Autoqefale tė Shqipėrisė, si edhe, falė Koncilit tė dytė tė Vatikanit, nė famullitė katoliko-latine nė Shqipėri, Kosovė e Mal tė Zi (nuk di si qėndron puna nė Maqedoni). 
Edhe tek arbėreshėt janė bėrė pėrpjekje pėr pėrdorimin e gjuhės amtare nė kishė, por arritja mė e madhe ėshtė inaugurimi i pėrkthi-mit tė Meshės sė shėn Jan Gojartit me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut mu nė Kishėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan. Si mė parė ashtu edhe mė vonė zunė tė rreshtoheshin pėrkthimet e tjera, por ato pėrkthi-me ngelėn larg njėri-tjetrit (Kalabri e Sicili) dhe qė tė dyja larg gjuhės shqipe standarde.
Nė sinodin e sivjetmė pritet tė merren masa pėr pėrdorimin e gjuhės amtare nė tėrė shėrbesėn fetare tė Arbėrisė, qė pėrkthimet tė bėhen nga njė komision i pėrbashkėt, duke mbajtur parasysh arritjet gjuhėsore dhe ato tė Kishave nė Shqipėri e Kosovė. Nė kėtė mėnyrė, prestigji autoritativ dhe historik i Kishės Arbėreshe do tė saldohet me ligjin e Republikės Italiane mbi mbro-jtjen e gjuhėve pakicė nė dobi sinergjike tė Arbėrisė.
Pėr kėtė arsye priten nga sinodi vendime pėr arsimimin sa mė tė mirė teologjik, por edhe historik dhe gjuhėsor tė klerikėve arbėreshė. Nga priftėrinjtė arbėreshė kėrkohet qė, sipas zakonit shumėshekullor, ta ēmojnė drejt dhe ta promovojnė gjuhėn e vet nė mėnyrė moderne, pa fosilizime me lokalizma shterpe, pra, tė jenė tė prirur ndaj realitetit tė tokės dhe tė Kishave tė tė parėve. 

Kisha e krishterė sipas gjeografisė dhe traditave kulturore dhe kultuale gjuhė-sore (ritet)
1.Tradita lindore: e Jerusalemit (arme-ne), e Aleksandrisė (kopte, etiopiane), e Antiokisė (sire, maronite, malankareze), e Kostandinopojės/bizantine (greke brenda dhe jashtė Greqisė, melkite), italo-greke (sot vetėm Manastiri i Grotafe-rratės), iliro-arbėreshe, gjeorgjiane, bullgare, serbe, ruse, rutene (ukrainase), rumune, shqiptare.
2.Tradita perėndimore (latine): Romane (nė mbarė botėn pėrmes konferencave ipeshkvnore kombėtare), Ambroziane (nė Milano dhe nė mbarė dioqezėn e saj), Moxarabike (nė njė kapelė tė katedrales sė Toledos dhe aty-kėtu nė tė njėjtėn dioqezė), Lioneze (nė Lion, Francė)

KISHA E KRISHTERĖ SIPAS PĖRKATĖSISĖ KONFESIONALE: Monofizite (armene, kopte, etiopiane), Nestoriane (haldee, malabareze), Katolike (tė gjitha kishat e traditės perėndimore, plus Manastiri i Grotafe-rratės (italo-grek), tė gjithė maronitėt, tė gjithė arbėreshėt dhe grupe nga tė gjitha kishat e traditės lindore duke filluar nga rutenėt (Brest-Litovsk, 1592), Vetero-katolike (njė pjesė e vogėl e katolikėve qė nuk e pranuan koncilin e Vatikanit tė parė), Ortodokse (tė gjitha kishat e traditės sė Kostandinopojės (bizantine), pėrveē manastirit tė Grotaferratės dhe arbėre-shėve), Vetero-besimtare/ raskolniki (njė pjesė e kishės ortodokse ruse qė nuk i pranoi risitė e kohės sė Pjetrit tė Madh), Reformate/Protestante/Valdeze (kishat e lindura nga reforma e Martin Luterit), Anglikane (kisha Kombėtare Angleze, e pėrhapur edhe jashtė Anglisė). (pėrgatitur nga autori nė mėnyrė informale)