Nė kėrkim tė qyteteve tė moēme shqiptare

Ulqini, qendėr e madhe iliro-arbėrore

Shkruan prof. Dr. Jahja Dranēolli*

Vendbanimi i Ulqinit daton nga shekulli XV-XII para erės sonė, kohė e cila veēohet me diferencime etnike dhe me paraqitjen e etnosit ilir nė histori. Kėtė qytet-lima e zėnė ngoje historianėt dhe gjeografėt e njohur tė antikitetit, Plini, Tit Livi, Ptolemeu dhe Tabela e Pojtingerit. Ndėrkaq nė Mesjetė historiani bizantin Kostadin Porfirogjeneti nė veprėn “De administrando imperio”.

Lashtėsia e qytetit
Gjurmėt e para tė lokalitetit tė Ulqinit vėrehen nė periudhėn ndėrmjet shek. XV-XII para Krishtit, pėrkatėsisht nga kjo kohė daton lokaliteti Shkėmbi i Kuq nė Zogaj, nė rrethin e Ulqinit tė sotėm. Ulqini nė periudhėn paraurbane dhe urbane paraqiste njė tip tė veēantė tė kėshtjellave ilire. Nga ndonjė studi-ues serioz, banorėt e vjetėr tė Ulqinit kanė qenė Taulantėt. Ndėrkaq, sipas Plinit, Labeatet ilirė ishin tė pranishėm nė Ulqin edhe gjatė sundimit romak. Me ardhjen e romakėve (163 para/Kr.), qyteti zuri tė quhet Olcinium. Ėshtė e njohur se romakėt shumė herėt kanė filluar tė themelojnė vendbanime pėr qytetarėt e vetė. Vendbanime tė tilla, ata i quanin konventa apo oppida. Nė vargun e tyre hynte edhe Olciniumi. Me kėtė emėr e ndeshim te Plini dhe Tit Livi. Plini, historian i antikitetit, thek-sonte se Olcinium (Ulqini i sotėm) mė parė ėshtė quajtur Colchinium, meqė e kanė themeluar Kolkasit (“Olcini, mė parė i quajtur Kolkin, sepse u themelua prej kolkasve”, C. Plini Secundi, Naturalis Historiae, lib. III, 22[26]). Lidhur me zhvillimin historik tė Ulqinit nė kohėn e antikitetit ruhen pak tė dhėna tė shkruara. Pėrjashtim bėjnė njoftimet e historianit mė tė madh tė antikitetit, Tit Livit, i cili Ulqinin e zė ngoje nė kontekst tė Luftės III iliro-romake (“... nė Iliri L. Anici siē kemi thėnė mė sipėr, nėnshtroi mbretin Gent, dhe pasi vendosi njė roje nė Shkodėr, qė ishte kryeqyteti, vuri nė krye tė saj Gabinin dhe nė qytetet e rėndėsishme Rizon dhe Ulcini, K. Licinin” (Titi Livi, Ab Urbe Condita, lib. XLV, 26, 3). Livi bėn fjalė edhe pėr qėndresėn e ulqinakėve kundėr roma-kėve nė luftėn e Gentit.
Njoftimet jo tė mjaftueshme tė burimeve tė shkruara nuk mund tė plotėsohen aq sa ėshtė e nevojshme me burime arkeologjike. Gėrmimet arkeo-logjike janė kryer vetėm nė pjesėn veri-pėrendimore tė murit rrethues tė kalasė sė vjetėr tė Ulqinit, ku janė zbuluar dy varre tė zbukuruara me afreska tė traditės paleokristiane. Aty afėr, janė nxjerrė disa fragmente pllakash tė parapetit nga shek VI, dhe katėr kapitele jonike. Njė impostkapitel i gjetur kėtu, ka tė gdhendur monogra-min e Krishtit. Nga kėto njoftime arke-ologjike themi se, Ulqini ishte pėrfsh-irė shumė herėt nė organizimin kishtar tė Prevalit. Pra, njohuritė tona qė ndėr-lidhėn me antikitetin e Ulqinit mbėsh-teten vetėm nė kėto gjetje, si dhe nė di-sa gjetje arkeologjike tė rastit apo nė vrojtime. Qyteti mė 444 pėson rėnd nga termeti. Vendbanimi i ri u ngritė nė shek. VI mbi njė shkėmb tė madh mbi det.

Emri i qytetit
Nga fundi i shek. XIX, lėvizja mė e madhe bėhet nė pjesėn qendrore dhe tė dystė tė qytetit dhe nė kodrėn juglindore, por Ulqini i vjetėr i kohės romake gjendej nė veri tė kėtij qyteti tė dyfisht, nė njė vend me gėrmadha, i cili sot quhet Ulqini i vjetėr (nė harta gjeografike Dulcigno Vecchio), madje, po kėtė emėr e mbante edhe gjatė mesjetės (Dulcignum, Olsignum, Licinium, romanisht-Dolchin, sllavisht-Licin). Te gjeografi mė i madh i antikitetit Ptolemeu (shek. II pas/Kr.) e gjejmė si Olkinion. Vicinium, ndėrkaq, ishte emri i qytetit, qė paraqitet si stacion me rėndėsi nė shek. III, sipas itinerarit rrugor Tabula Peutingeriana. Po mė kėtė emėr e nde-shim edhe nė Kosmogarafinė (Cosmo-graphia) e Anonimit tė Ravenės (Ravennatis Anonymi).
Gjatė mesjetės sė hershme, Ulqini e ruan emrin e vjetėr. Mė vonė janė gjetur gėrmadha nė ishullin e vogėl afėr kepit, qė gjendet nė veriperėndim tė Ulqinit tė sotėm, nė gjirin tė Krruēit, e qė pėr herė tė parė e kanė ubikuar me Ulqinin e vjetėr (“In mari Dulcini veteris”). Ndėrkaq, nė shek. VIII dhe nė fillim tė shek. IX ėshtė bėrė kontinuiteti i jetės qytetare nė kėtė lokalitet. Nga kjo kohė daton edhe njė kishė e stilit pararoman. Themelet e kėsaj kishe janė gjetur me rastin e ndėrtimit tė njė kishe nė kohėn e Balshajve. Ajo qė tėrheqė mė tepėr vėmendjen kėtu ėshtė zbulimi i Tabernakullit (lat.-ciborium), qė ruhet edhe sot dhe fsheh kėto mbishkrime latine: Ulcinium, Dulcinium, Dulcig-num, Olchinium, Olsignum, Licinium, Lukindum dhe Lecina. Nga kėto mbishkrime mund tė konstatohet, se nė Ulqin ka ekzistuar vijimėsia e jetės qytetare prej kohės antike nė atė mejetare. K. Porfirogjenet (perandor dhe historian bizantin, shek. X) nė veprėn e tij monumentale “De Admini-strando Imerio”, theksonte se Lezha, Tivari dhe Ulqini kanė qenė tė lidhura administrativisht dhe nė apektin strategjik me Themėn e Durrėsit, dhe kėto i konsideronte pėr fortifikata (ta kastilia). Nė kohėn e fushatės sė Samu-ilit nė Dalmaci nė vitin 980, Ulqini me siguri ka qenė i fortifikuar, meqė Samuili, edhe pse e rrethoi gjatė nuk mundi ta pushtonte.
Qyteti, gjatė mesjetės sė zhvilluar, kishte njė portė nga ana e detit dhe njė nga ana e tokės. Shkėmbi ulet nga ana e detit. Kėtu ishte pika mė e dobėt e murit tė qytetit, e cila ishte forcuar me njė pirg shumė tė fortė (“la torre delle Madona”) dhe me bastionin e shėn Dominikut. Nė vitin 1370 Ulqini u bė qendėr konsullare venedikase. Qyteti e zgjeroi rrethin e vet nė kurriz tė Bashkisė sė qytetit tė Shasit (1406). Pas shumė riparimeve venedikase (1429) dhe pas termetit katastrofik (mė 1444), qė dėmtoi rėnd kėshtjellėn, muret e qytetit dhe pjesėn mė tė madhe tė shtėpive; kėto mure quhen ende antike (1553, aniche mura, caduchi e vecchie) dhe nuk kishin korridore me frengji nė vend qė ishin shumė tė pjerrėt (sopra alti grebani), kėshtu qė nuk ishte e mundur pėr tu kapur pėrqark mureve tė qytetit. 
Nė Ulqinin e sotėm gjejmė disa indikacione, tė cilat mund tė flasin nė favor tė identifikimit me Olcinium-in. Kėtej, studiuesit Prashniker dhe Shober (Praschniker-Schober) theksojnė se nė themelet e njė kishe tė stilit roman, kanė gjetur gurė tė gdhendur tė gelqerės nė pėrdorim sekundar. Gurė tė tillė studiuesit e pėrmendur kanė gjetur nė njė mur tė ndėrtuar pa llaē, i cili ėshtė gjetur afėr njė kishe, pėrkatėsisht nė perėndim tė qytetit tė sotėm. Nė murin perėndimor tė Ulqinit, para dyerve tė hyrjes, nė drejtim tė varrezave, muri i ri ėshtė ndėrtuar mbi tė vjetrin. Konstruksioni i murit tė vjetėr u shėmbėllen mureve ēiklopike, zbulim ky nė Shqipėri dhe Mal tė Zi.

Qendėr e princėrve Balshaj
Nė kohėn e sundimit tė Gjergj Strazimir Balshės (1385-1405), Ulqini shpallėt qendėr e princėrve Balshaj. Raguzanėt, Gjergj Strazimirin e konsideronin si “Princ tė Ulqinit”. Ky qytet, tėrhoqi vėmendjėn e pushtuesė-ve mė tė fuqishėm tė mesjetės, si tė nemanjidėve, mongolėve, venedika-sėve dhe turqėve. Pasi qė e kishin nėn-shtruar pjesėn mė tė madhe tė Arbėrisė, turqit pushtuan Ulqinin mė 1571. 
Meqė, Ulqini njė kohė ishte qendėr e Balshajve, kurse republika e Venedikut kishte aspirata tė mėdha pėr tė dhe pėr qytetet pėrqark, nė vitin 1405 qytetarėt e Ulqinit, pėr t'u ikur trazirave, e zgjodhėn Venedikun pėr mbrojtės tė tyre. Shtytje pėr kėtė ishte veēanėrisht vdekja e Gjergj Strazimirit dhe sundi-mi i dobėt i Balshės III. Mirėpo, nė vitin 1413 Balsha III bėnė kthesė duke e kthyer Ulqinin, tė cilin e mbajti deri nė vdekje (1421). 
Pozita e mirė e Ulqinit, sidomos lidhjet e mira me hinterlandin, i bėnė tė mundur tė bėhet qendėr mė rėndėsi detare-tregtare. Nė limanin e Ulqinit janė parė detarėt-tregtarėt e financierėt nga qytete tė ndryshme tė evropės, e veēanėrisht venedikasit dhe raguzanėt.

Kuvendi dhe zhvillimi kulturor i qytetit
Ulqini sikur edhe qytetet e pėrparuara bregdetare nė Mesjetė, zotėronte Kuvendin e Qytetit. Nė kėtė institucion tė lartė tuboheshin bujarėt dhe zejtarėt e kėtij qyteti. Pjesėmarrėsit e kėtij Kuvendi nė tubime tė veta kanė pasur tė drejta tė barabarta. Ulqini kishte edhe Statutin, i cili daton nga viti 1330. 
Ulqini, duke zotėruar tė gjitha tiparėt e qyteteve tė pėrparuara tė kohės, mes tjerash, u shqua edhe si qendėr e njohur kulturore. Nė kėtė qytet u zhvillua njė veprimtari e gjėrė artistike Kėtu kanė ardhur nė shprehje edhe format e arteve figurative aktuale pėr kohėn kur u zhvilluan. Kėtej, qyteti zotėronte me njė punėtori tė njohur skalitėsve. Punėt e tyre datojnė nga vitet 813-820. Nė puntorinė e Ulqinit janė skalitur vepra tė mėdha artistike, qė zihen ngoje nė tė dy anėt e Adriatikut, sidomos gjatė shek. XIV, ku u shquan skalitėsit, Mikeli, Gjergj dhe Gjoni. Arkitektura nė kėtė qytet duhet tė ketė pasur traditė tė moēme. Nga shtresa e Ulqinit mesjetar, ruhen disa gėrmadha tė godinave, qė kanė elemente tė stilit romanik dhe gotik. Nė vitin 1397, Gjergj Strazimiri bėri pėrpjekje tė mėdha pėr ndėrtimin e Ulqinit. Nė kėtė aspekt ai angazhoi njerėz edhe nga Raguza dhe Venediku. Kėto projekte tė nisura nga Gjergj Strazimiri i vazhdoi Balsha III. Duke qenė se Ulqiqni nė aspektin e organizimit kishtar ishte njė ipeshkvi e njohur, nė kohėn e Gjergj Strazimirit u ndėrtua edhe katedrala e qytetit. Nė ndėrtimin e saj morėn pjesė mjeshtarėt e njohur, qė kanė punuar, mes tjerash, edhe nė ndėrtimin e kishave nė Kosovė, sidomos nė Pejė dhe Deēan. Derisa burimet materiale na mundėsojnė tė flasim sadopak pėr arkitekturėn e vjetėr tė Ulqinit, sa i pėrket artit skulpturor (edhe pse janė gjetur rastėsisht eksponate tė gdhendu-ra nė gur) dhe pikturės, tė dhėnat janė mjaft modeste. Prej tė dhėnave tė sipėrme mund tė konkludojmė se Ulqini ishte njė qendėr me rėndėsi nė pjesėn jugore tė Detit Adriatik dhe se roli i tij vėrehet qė nga ditėt mė tė hershme tė qytetėrimit, duke mos u ndėrprerė deri nė ditėt e sotme. 
*Prof. Dr. Jahja Dranēolli ėshtė drejtor i Insti-tutit Arkeologjik tė Kosovės dhe shef i Katedrės sė Historisė tė Universitetit nė Prishtinė.