Rexhep R. Ismani
arsimtar, drugdhendės e skulpto
r

Shkruan Frrok Kristaj, Prishtinė

Ky arsimtar i vyeshėm deri me tash ka ēelė dy ekspozita personale dhe ka marrė pjesė nė shumė tjera kolektive. Kėtė burrė me talent e preokupojnė motivet shpirtėrore tė etnisė shqiptare.

Rexhep R. Ismani ėshtė arsimtar nė njė shkollė fillore nė Ferizaj. Ai ka lindur nė fshatin Radushė tė Shkupit, mė 1950, kurse tash jeton nė shtėpinė e tij, nė Ferizaj (rruga e Pashtrikut). 
Ai, pėrveē qė dallohet nė procesin edukativ-arsimor, kontribuon shumė edhe nė aktivitetet e lira jashtė mėsimore. Ndonjė shkollė tė artit figurativ nuk ka kryer, megjithatė ėshtė anėtar i dalluar i shoqatės sė artistėve figurativė ”Zef Kolombo“ nė Ferizaj. Deri me tash ka ēelė dy ekspozita personale, si dhe ka marrė pjesė nė shumė tjera kolektive tė krijuesve figurativė tė Ferizajt. 
Rexhep Ismanin e preokupojnė tema dhe motive shpirtėrore tė etnisė shqiptare, por edhe figura universale botėrore. Krijimet e Rexhepit sot gjenden kudo nėpėr Kosovė e mė gjerė. Prej fondit tė punimeve tė tij, pėr kontribut dhe pėrkrahje dhėnė popullit shqiptar tė Kosovės, punimet e tij u janė dhuruar personaliteteve brenda dhe jashtė Kosovės, e nė veēanti presidentit tė SHBA-s, Bill Klintonit, si dhe Atit tė Shenjtė, Papa Gjon Palit tė Dytė.
Ndėr punimet mė tė suksesshme tė tij padyshim se janė ato qė, siē thotė Rexhep Ismani me ka inspirua figura poliedrike e Atit tė Shenjtė dhe figura e madhe e burrė shtetit tė quajtur Klinton, sikurse qė janė edhe ato punime qė i ka punuar sipas tekstit tė ipeshkvit tashmė tė ndjerė Nikė Prelės, si ”Shuatja shpirtėrore“ (gjendet nė Kishėn Katolike tė Engjellit tė Rojės nė Ferizaj). Po ashtu, dallohet edhe punimi ”Kosova-shtėpia shqiptare“, qė iu dhurua Atit tė Shenjtė, Papa Gjon Palit tė Dytė, mė 17 tetor 1995 nėpėrmjet tė imzot Nikė Prelės dhe Dr don Lush Gjergjit, pastaj dallohet punimi ”2000-vjetori i krishterimit ndėr shqiptarė“, ku nė shqiponjėn shqiptare gdhendet figura e Atit tė Shenjtė dhe ajo e shėn Nėnės Tereze, dallohet punimi ”Shqiponja dykrenore nė pėrkrenaren e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut“, nė brendi tė sė cilės shqiponjė ėshtė gdhendur figura e Atit tė Shenjtė dhe ajo e Gonxhe Bojaxhiut - Nėnės Tereze me rastin e shėnimit tė Jubileut tė Madh - 2000-vjetorit tė krishterimit ndėr shqiptarė, punimi mjaft simbolik i Nėnės Tereze nė Kryq tė Jezu Krishtit e kėshtu me radhė. (Marrė prej Bota Sot, X/3497, 6.4.2005:24)