Aktiviteti fizik dhe hipertensioni

Shkruan dr. Tefik Bekteshi

Hipertensioni (shtypja e tepėrt e gjakut) ėshtė njėra nga sėmundjet mė tė pėrhapura nė shoqėrinė e sotme. Pėr shembull, mbi 50 milionė amerikanė kanė hipertension. Tė pėrkujtojmė se hipertensioni pėrkufizohet si vlerė mė e lartė se 140/90 mmHg e shtypjes arteriale, kurse vlera normale do tė ishte 120/80 mmHg dhe mė e ulėt.
Pasojat
Hipertensioni njihet si vrasės i qetė. Ėshtė fjala pėr karakteristikėn theme-lore tė hipertensionit; ai me vite nuk jep shenja dhe shpesh diagnostikohet kur tė shkaktojė dėmtim serioz tė shėndetit.
Shtypja e lartė e gjakut e ngarkon zem-rėn dhe atė e dobėson. Nė kėtė fazė shėrimi ėshtė i vėshtirė. Hipertensioni ėshtė faktor i fuqishėm rreziku pėr sėmundje koronare (infarkt, pika nė zemėr/angina pectoris), pėr pikėn nė tru, sėmundje tė veshkave, pėr sėmun-dje tė arterieve periferike.
Faktorėt e rrezikut pėr hipertension
Ka shumė faktorė qė janė pėrgjegjės pėr rritjen e shtypjes sė gjakut, siē janė majmėria e tepėrt, stresi (shqetėsimet shpirtėrore), marrja e tepėrt e kripės, aktiviteti i vogėl fizik, marrja e disa barnave. Shumica prej kėtyre fakto-rėve mund tė kontrollohen. Ka edhe faktorė tė cilėt nuk mund tė ndrysho-hen, siē janė mosha, trashėgimi, raca apo gjinia. E logjikshme ėshtė qė tė zvogėlohen tė gjithė ata faktorė ku kemi mundėsi.
Ēelėsi - aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik zgjeron arteriet nė trupin e njeriut. Kėtė nė mjekėsi e qua-jmė vazodilatim. Vazodilatimi zvogė-lon vlerat e shtypjes sė gjakut nė arte-rie. Fundja, kėshtu veprojnė edhe barn-at qė sot pėrdoren pėr mjekim tė hiper-tensionit.
Ka shumė mėnyra tė aktivitetit fizik qė sot kėshillohen. Aktiviteti fizik nė nat-yrė padyshim se ėshtė ideal. Ecja apo vrapimi i lehtė nė ambient tė gjelbėruar duhet tė jetė si mė i miri. Noti, grahja e biēikletės pa ngarkesė tė madhe janė aktivitete gjithashtu tė mira. Programe tė ndryshme aerobiku, aktiviteti nė sportet kolektive rekreative gjithashtu preferohen.
Gjatė ngarkesės fizike rritet shtypja sistolike (numri i parė shėnon shtypjen arteriale sistolike), por pas ngarkesės fizike shtypja zvogėlohet. Gjatė ngarke-save tė mėdha fizike, sidomos ngritjes sė peshave (ku pėr kohė tė gjatė ndalet frymėmarrja) shtypja mund tė arrijė vle-ra tė larta prandaj edhe nuk preferohen.
Aktiviteti fizik mund tė jetė edhe nė shtėpi apo zyrė. Ushtrime tė ndryshme relaksimi, vallėzimi apo vetėm ecja nėpėr qytet zvogėlon vlerat mesatare tė shtypjes sė gjakut. Sa u pėrket studimeve tė lidhur me ecje nė qytet, me siguri janė realizuar nė qytete tė qeta. Pra, ushtrimet janė tė nevojshme
Program i mirė i aktivitetit fizik me qėllim zvogėlimit tė shtypjes sė gjakut do tė fillonte me shėtitje 4-6 herė nė javė, dy javėt e para. Nė dy javėt e ardhshme duhet filluar edhe me usht-rime pėr grupe tė ndryshme tė muskujve pėr shembull tė shpinės, qafės. Pas muajit tė parė vlen tė provohen ushtri-met e reja. Sot kjo nuk ėshtė e vėshtirė. Pothuajse ēdo stacion televiziv ju ndihmon nė kėto aktivitete me progra-me speciale tė mėngjesit. Mund tė merrni edhe video-kaseta qė do t'ju ndihmojnė tė zgjidhni ushtrime tė pėrshtatshme pėr ju.
Mos harroni tė matni shtypjen para dhe mbas aktivitetit fizik vlerat ia tregoni mjekut tuaj.
Edhe njė herė, aktiviteti fizik parimisht zvogėlon vlerat e shtypjes arteriale, zvogėlon stresin psikik, pakėson peshėn e trupit, zvogėlon pėrdorimin e duhanit gjatė ditės tė duhanxhinjve.
Pra, ju preferoj aktivitet fizik. Nėse planifikoni sforcime mė tė mėdha fizike, ju sugjeroj qė tė konsultoni mjekun tuaj.

Zgjodhi Lule Dobreci


Porosi e dėrguar

Dibėr e Madhe

Dibėr*
(Dibėr e Madhe)

Dibėr, o fortesa e lirisė
Vend betejash madhėshtore,
Qė nė vrull tė historisė
Ti ke korrė qindra fitore.

Ti qysh vallė Dibėr kaq vjet
E durove tė barbarit robėrinė,
Drin o plak qė nuk vėrshove si njė det
Ta pėrmbysish botėn, gjithėsinė.

(refreni, dy herė)
Ēou se t'erdhi dita e lirisė
Dit'e shenjtė ditėn qė ke pritė,
Dibėr e Madhe, Dibėr e Shqipėrisė
Qė shkėlqen si yll e dritė.

Dibėr, tash mė merr fund tradhėtia
S'rrehet mė jo dot shqiptari
Kush tė sulet kah Shqipėria 
E pret para varr e zjarri.

Se gjithė besėn Dibėr kemi dhėnė
Ja tė lirė nėn t'shenjtin Flamur pėr mėmėdhenė
Ja tė vdesim trimėrisht pėr ty tė tanė
Si me mbretin tonė Skėnderbenė.

(refreni, dy herė)
Ēou se t'erdhi dita e lirisė
Dit'e shenjtė ditėn qė ke pritė,
Dibėr e Madhe, Dibėr e Shqipėrisė
Qė shkėlqen si yll e dritė


Shėnim: Kėnga si poezi ėshtė recituar nė njė-vjetorin e ēlirimit tė Dibrės sė Madhe (1942), nė mbrėmjen e maifestimit solemn.
Autori i poezisė ėshtė z. Beqir Haēi, inspektor i Prefekturės sė Dibrės sė Madhe, ndėrsa poezinė e recitoi bija e tij Diturie Haēi. Poezinė e kam shėnuar pa ndryshime, pasi kam patur fatin ta shoh nė original, gjatė takimit tė veteranėve tė arsimit qė kishin shėrbyer nė trevat shqiptare nė Maqedoni. 
Tė nesėrmen (11 Prill 1942) pasi vazhdonte manifestimi, z. Munir Shehu, deri sa nė klasė i vetėm me violinė e pėrshtatėte melodinė, nė njė klasė tjetėr ne me z. Remzi Pustinėn mėsuam tekstin e poezisė dhe brenda njė ore, nė oborrin e shkollės “Skėnderbeu”, kėnga buēiste. Ahere nėpėr rrugėt e qytetit filloi tė kėndohej kėnga disa herė, pasi melodia ishte pėrshtatur si kėngė korale. Tė tre z. e lartėpėrmendur ndjesė paēin, pasi na lėnė kujtime tė paharrueshme.
* Rikėndoi dhe tregoi z. Refik Qatipi, Dibėr e Madhe.
Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė.