Nė Bardhaj tė Hotit u pėrurua

Shtėpia muze e Dedė Gjo'Lulit 

Shkruan Rrok Dushaj

Nė praninė e njė numri tė madh qytetarėsh tė Malėsisė, diasporės, Ulqinit me rrethinė, pėrfaqėsuesve tė institucioneve shkencore nga Shqipėria dhe Kosova, mė 6 prill nė Bardhaj tė Hotit, pavarėsisht nga moti me shi, u pėrurua shtėpia muze e heroit kombėtar Dedė Gjo'Lulit, nė ē'mėnyrė u pėrkujtua 95 vjetori i Kryen-gritjes sė Malė-sisė dhe ngri-tjes sė flamurit nė Bratilė tė Deēiqit.Mbasardhėsit hotjan nė Amerikė i sig-uruan tė hollat, plotėsuan njė detyrė kultu-rore dhe njerė-zore, e cila nė tė ardhmen do tė jetė shtėpi mu-ze', tha nė fillim kryetari i Kėshillit pėr ndėrtim, Mark Dushaj, nė tė cilėn s'do tė ketė banorė, sepse anėtarėt e saj janė flijuar nė themelet e Shqipėrisė. Duke pėrkujtuar per-sonalitetin e Dedė Gjo'Lulit ai tha se "nga kjo shtėpi e vogėl doli njė burrė i madh, i cili mė 1911 u bė edhe udhėheqėsi i frymės shqiptare". Sot po porkujtojmė edhe 95 vjetorin e Kryengritjes sė Malėsisė dhe dėshmorėt, amazonet shqiptare dhe bijtė e flijuar nė tokėn dhe pėr tokėn e vet". Ai foli edhe pėr qėllimet e Kryengritjes, ku theksoi se "shqip-tarėt kurrė nuk kanė qenė dhunues dhe lirishkelės tė tjerėve". Gjitha-shtu Dushaj foli edhe pėr rėndėsinė e Kuvendit tė Greēės. 
Mysafiri nga Shkodra, prof.dr. Romeo Gurakuqi, nė fillim tha se sot, mė 6 prill 2006, Malėsia dhe Shqipėria kanė njė festė tė madhe gjitėkombėtare. Pėrkujtohet me respekt dhe krenari 95 vjetorin e ngritjes sė flamurit kombėtar nė Bratilė tė Deēiqit, pėr herė tė parė pas shekujsh robėrie. Ai tha se nė kėtė ditė tė shėnuar, tė gjithė shqip-tarėt nė veri dhe jug po plotėsojnė njė detyrim tė madh moral, po kuro-rėzojnė njė emėr tė ligjshėm, po mbushin njė amanet tė kahershėm tė gjyshėrve tanė, po pėrurojnė rindėr-timin e shtėpisė sė prijėsit legjendar tė Malėsisė, heroit tė popullit shqip-tar, Dedė Gjo'Lulit. Historiani shko-dran u shpreh se kjo shtėpi nuk ėshtė monument i zakonshėm. Kjo shtėpi pėrfaqėson njė piramidė tė lirisė, pėr birin e lirisė qė gjithė jetėn ia kushtoi atdheut, ēka tregon se Malėsisė dhe bijve tė saj kėtu nė trojet stėrgjyshore dhe nė diasporė i pėrket merita e jashtėzakonshme pėr pėrpjekjet qė tė realizohet kjo vepėr nderimi, ndaj birit tė shquar tė kėtij trualli, me tė cilin krenohen tė gjithė shqiptarėt. Kulla e Dedė Gjo'Lulit le t'na shėrbejė si njė sinjal dhe prem-tim i parė i mbaj-tur ndaj gjyshėr-ve tanė. Guraku-qi shtoi se Kulla e Dedės, e rindėrtuar, nuk ėshtė njė muze i zakonshėm historik, ajo ėshtė pėrmendore e nderimit dhe flamur shprese pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė shqiptarėve. Ajo ėshtė njė kujtesė se ne nuk jemi popull i braktisur, por njė popull qė shpreson pėr njė tė ardhme mė tė mirė, sė bashku me popujt e tjerė, tė lirė, tė Kontinentit tė vjetėr. Rindėrtimin e kullės sė Dedės, Gurakuqi e cilėsoi si njė realizim nė klimėn evropiani-zuese tė rajonit, ku jetojnė shqip-tarėt dhe vetė shteti i tyre amė, e cila sot u realizua nė njė Ballkan perėn-dimor krejt ndryshe nga tė paktėn 20 vjet mė parė. Njė Ballkan, ku ka filluar tė mendohet dhe tė veprohet me mendjen e qytetarit evropian, ēka tregon se ne kemi tė drejtė t'i nderojmė bijtė dhe bijat tona tė shquar, se pa ta nuk mund tė ndėrto-jmė tė ardhmen tonė. Pa ta nuk mundemi dot tė ndėrtojmė identi-tetin tonė shqiptar dhe evropian. Gurakuqi u ndal edhe nė figurėn e Dedė Gjo'Lulit, tė cilin ai e quajti "njė legjendė pa asnjė njollė. Njė legjendė qė nuk u tundua, as para parave, shumave tė mėdha qė iu ofruan nga pushtuesit". Ai theksoi se "jo rastėsisht varrin e tij, franēes-kanėt shqiptarė e vendosėn pranė varrit tė poetit kombėtar, Atė Gjegj Fishta, eshtrat e tė cilėve, jo rastėsisht, armiqtė e brendshėm tė kombit shqiptar i humbėn. Prof. Gurakuqi foli gjithashtu edhe pėr Kryengritjen e Malėsisė.

Nė vazhdim pasuan fjalėt pėrshėn-detėse tė pėrfaqėsuesve tė instituci-oneve tė shtetit shqiptar, pastaj tė mysafirėve nga Kosova, nga Malė-sia dhe diaspora. Muzeut i dhuruan: piktori i njohur Gjelosh Gjokaj njė pikturė tė vetėn, Vasel Ulaj njė fotografi dhe Nikollė Berishaj njė komplet librash (nga simpoziumi i organizuar vitin e kaluar me rastin e 80 vjetorit tė vrasjes sė Dedės). Nė fund tė kėtij solemniteti, shtėpinė muze e hapėn tė afėrmit i familjes sė Dedės, Kolė Marash Dedvukaj dhe Kastriot Bajraktari
Nė fund, SHKA"Rapsha" nga Dru-mja dhe "Dedė Gjo'Luli" nga Traboini si dhe kėngėtarėt e njohur Jonuz Delaj dhe Nikollė Nikprelaj i argėtuan tė pranishmit me recital, kėngė dhe valle.

 

Dedė Gjo'Luli, kryetrimim i Malėsisė sė Madhe, u lind nė Traboin tė Hotit mė 1840. Nė qershor tė vitit 1878, Deda pėrfaqėson Malėsinė e Mbishkodrės nė Kuvendin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mė vonė ai zgjidhet edhe komandant i luftėtarėve tė kėsaj Malėsie dhe nėnkomandant i forcave tė mbarė krahinės sė Shkodrės. Dedė gjon Luli qe ndėr tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr luftė nė Malėsinė e Mbishkodrės, pėr mbrojtjen e tokave shqiptare. Falė angazhimit tė drejtpėrdrejtė dhe sukseseve nė luftė dhe qėndrimit burrėror nė shėrbim tė interesave tė popullit shqiptar, Deda bėhet njė figurė e dashur popullore. Deri nė fund tė jetės sė tij ai mbeti "halė nė sy" pėr tė gjithė armiqtė e brendshėm dhe jashtėm tė popullit shqiptar. Nėn maskėn e bashkėbisedimit, Dedė Gjo'Luli, u ftua nga tradhėtarėt e vendit nė Orosh tė Mirditės, ku mė 24 shtator 1915 e vrasin ushtarėt serbė. 
Dedė Gjon Luli, deri nė fund tė jetės sė tij qėndroi besnik ndaj idealeve tė ēlirimit tė trojeve shqiptare dhe bashkimit tė tyre me Shqipėrinė.
Redaksia