Autobiografia e njė tė marri* 

Nonda Bulka

Njė kokėkrisur mė tha: Nuk i kam fare tė kthjellėta nė mendje, orėt e para tė lindjes sime. Aty-kėtu, disa kujtime tė errėta, tė humbura nė thellėsitė e trurit.
Ishte ditė prilli.
Mėngjesi posa kishte filluar tė zbar-dhonte. Ora e lirisė tingėlloi. Nėntė muaj i burgosur nė barkun e mėmės. Dhe mė sė fundi dita agoi. Mamia (aso kohe kėtė zanat e kryenin disa shtriga) mė mori nė duar dhe bėrtiti:
Mashalla, sa i bukur qenka! Ky djalė do tė bėhet njeri i lartė! Duket si pėllumb.
Unė kisha pasqyrėn karshi. Kur e pashė veten nė pasqyrė, m'u duk shu-mė i shėmtuar. Nga inati vadita ēitja-net dhe duart e mamisė. Dritė! Nėntė muaj errėsirė. Mė sė fundi liri! Ē'liri e zezė! Mė lidhen kokė e kėmbė nė njė djep. Pyeta:
Pėrse mė lidhni? Ē'kam bėrė? Unė nuk jam as diplomat as kriminel. Pėrse mė lidhin? Kėto mendoja, por nuk i shprehja dot, se nuk dija shqip. Nė dy ditė nuk mund tė mėsojė njeri shqip, megjithėse ka njerėz qė tėrė jetėn e tyre shkruajnė e flasin shqip, dhe nuk e dinė kėtė tė shkretė gjuhė. Kėshtu i lidhur siē isha, vinin gjithė koleksioni i plakave tė fshatit dhe lėshonin mbi fytyrėn time tėrė jargėn e tyre. Kur shikoja ndonjė plakė sė po afrohet, blegėroja si kec. Qaja, pėlcitja nga inati. Nuk i harroj kurrė ato buzė tė palara, tė trasha, rrudha-rrudha, qė mė gėrvishtnin buzėt dhe faqet. Ē'lumturi pėr mua kur mė vinte e mė puthte ndonjė zonjushė!
Ah, thosha me vete, kur s'jam njėzet vjet mė i madh, qė ta merrja pėr grua kėtė ēupė tė bukur qė mė puth. 
Njė ditė (pa mė pyetur), mė morėn e mė qiten lakuriq. Mė erdhi kiamet, u turpėrova, u skuqa nga fytyre, se nė gjithė ata njerėz kishte gra dhe ēupa. Ata nuk u skuqen kur mė panė lakuriq. Njė burrė i gjatė, me mjekėr tė zezė, bėrtiti: ”Luan“. Dhe qė atėherė njerėzit me thėrrasin Luan, kurse emri s'kish lidhje me mbretin e pyjeve, se unė kam frikė edhe nga hija ime. Nejse, mos kėrko tė kuptosh se shkallon menē.
Nė kazanin mė vaj ngriva sė ftohti; njė shpirtmirė e vuri re (se unė i shkela syrin) dhe mė nxori. Shyqyr qė dola, thashė me vete, pa jo Luan, por edhe Ujk tė mė quanin, s'ka rėndėsi. 
Njė vit mė vonė u bėra burrė! Plakat vinin e iknin dhe nuk ngopeshin duke me puthur. Kushedi se ē'u kujtonin faqet e mia...
Njėra, ajo mė shtriga, mė e thata, mė surratzezja nga tė gjitha, ma bėri borxh. Tri herė ditėn ma lėshonte jargėn nė fytyrė. Unė ia bėra benė. Ditėn qė mbusha 365 ditė, erdhi pėrsėri. Kur mė pa, tha: Mashalla! Si Luan qė e ka emrin, ashtu e ka edhe fytyrėn! 
Nė tė vėrtetė, unė isha i dobėt si mace. Prandaj nuk m'u durua. Kur ajo me pėshtyu nė fytyrė, unė nga inati, por mos tė bija nė sy, e pėshtyva dy herė. Ajo hapi sytė, fshiu faqet dhe tha: Ky qenka budalla! Ky s'paska terbie! Dhe ma bėri benė qė atėherė.
Pas njėzet vjet e mbajti inatin, dhe mė bėri dhėndėr. Ajo u bė vjehrra ime. 
Njė ditė, kur festja mė vinte rrotull, se nuk dija si t'i pėrgjigjesha rrobaqepėsit pėr borxhet, ajo mė afrohet dhe mė thotė: E din pse tė bėra dhėndėr? Nuk e kam harruar edhe atė fyerjen qė mė bėre kėtu e njėzet vjet mė parė. Mban mend apo jo?
Po, po, e mbaj mend, ia preva i hutuar.
Shqiptari nuk e le hakun pa... dhe ajo po e merr dita-ditės! ...shtriga. Por bota ėshtė e rrumbullakėt. Nė u bėfsha edhe njėherė djalė, do tė di tė nusėroj.
Anthologji, Tiranė, 1940.
*Marrė prej Nonda Bulka, Thumba pa helm, Rilindja, Prishtinė 1985:164-6.


Hyjnesha e ilirėve, tė parėve tonė.

Hyjnesha nė fron 

Me fillimet e para tė industrializimit tė qytetit tė Prishtinės, pėrkatėsisht mė 1951, me rastin e hapjes sė themeleve pėr objektin e parė industrial, tjerrtoren e pambukut, u zbulua njė lokalitet i jashtėzakonshėm nga koha e neolitit, nga periudha prej vitit 3000 gjer nė vitin 2500 para erės sonė. Eksponatet e zbuluara, veēanėrisht figura nga studiuesit e quajtur Hyjnesha nė fron, hynė nė radhėn e ekzemplarėve mė tė rėndėsishėm tė epokės sė neolitit, sė bashku me disa ekzemplarė tė tjerė, kanė zėnė njė ndėr vendet mbizotėruese nė ekspozitėn nė Bruksel dhe nė Paris. Gjatė Luftės nė Kosovė (1998-1999), sė bashku me shumė eksponate tė tjera u plaēkitė nga Muzeu i Kosovės dhe u dėrgua nė Beograd. Pas pėrpjekjeve tė kryeadministratorit Shtajner u kthye nė vendin amė. Figura e hyjneshės dardane sot ruhet nė thesarin e Muzeut tė Kosovės.
Pėrgatiti prof. Dr Jahja Dranēolli, mė 4.4.2006.


Ptolemeu* pėr ilirėt**

Ilirėt janė tė lindur pėr tė drejtuar, fisnikė, armiq tė vartėsisė, dashurues tė lirisė, tė mirė, demokratė, legjislatorė tė lindur, artdashės me mish e me shpirt, kapacitete tė larta kulturore, janė tė shoqėrueshėm, mikpritės, dashurues tė drejtėsisė, ju pėlq-en letėrsia, janė oratorė tė mėdhenj, ju pėl-qejnė tė zbulojnė dhe tė kremtojnė misteret


*Klaud Ptolemeu (Klaudius Ptolemaeus, 90-160) ishte astronom, historian, gjeograf dhe matematikan i Aleksandrisė (Egjypt). Nė hartėn e tij tė botės qė njihej atėherė, ai pėrmend fisin ilir Albanoi dhe qytetin Albanopolis (nė tokėn e albanėve) diku nė shpinė tė Durrėsit. Janė shprehur mendime qė ky qytet ilir tė ketė qenė atje ku ndodhet sot fshati Zgėrdhesh (nė tė djathtė tė rrugės Fushė-Krujė - Krujė), ku shihen edhe sot rrėnoja muresh tė stėrlashta. Pėrveē tjerash, Ptolemeu pėrmend edhe Ulqinin (Ulkinion), Shkodrėn (Skodra), Durrėsin (Dyrrahion).
**Ilirėt - paraardhėsit, tė parėt e shqiptarėve

E pėrgatiten Alban Daci, E. Lafe dhe S. Dobreci